Ahmetaj në Hungari: Jemi të interesuar për privatizimin e Albpetrol

July 17, 2014 16:08

Ahmetaj në Hungari: Jemi të interesuar për privatizimin e Albpetrol

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë, Arben Ahmetaj, ka nisur një vizitë në Hungari.

Gjate takimit në Agjensine Hungareze të Investimeve, Ahmetaj u takua me përfaqësues të bizneseve të rëndësishme hungareze si, grupi energjitik MVM Ovit National Poëer Line Company Ltd, me të cilët u diskutua për sektorin hidrokarbur dhe mundësitë e investimit që ofron Shqipëria në këtë sektor.

Kompania Albpetrol është një nga asetet më të rëndësishme shtetërore, të cilen po mendojmë ta japim me koncension, ose privatizim. Është një sektor i rëndësishëm dhe me hapësira të mëdha, sidomos me ardhjen e TAP në Shqipëri, në kuadër të të cilit ka filluar edhe procesi i shpronësimeve”, tha Ahmetaj gjatë këtij takimi.

Ai theksoi se Shqipëria është një vend tërheqës dhe me klimë biznesi shumë favorizuese për investitorët e huaj , duke bërë të mundur edhe interesin për investim dhe zhvillimin e industrisë në Shqipëri.

Përfaqësuesit e MOL theksuan se e shohin me interes bashkepunimin me Shqiperine dhe fakti qe jane prezent ne vende te tjera te rajonit si Mali i Zi , Serbia, Maqedonia, do ishte shume favorizuese qe investimi i tyre te shtrihej edhe ne Shqiperi.

Ahmetaj u prit në një takim edhe nga Zv. ministri i Jashtem dhe i Tregtise, Peter Szijjarto.

Ministri e falenderoi ne emer te qeverise per ndihmen qe Hungaria dha ne marrjen e statusit te vendit kandidat per Shqiperine.

Biseda u fokusua ne disa ceshtje te rendesishme si infrastruktura dhe energia, per te cilat ministri u shpreh se kompanite hungareze duhet te vijne te investojne, jo thjesht te interesohen per rastet e tenderave.

Rasti i ndertimit te linjes elektrike Oher – Elbasan; hidrokarburet; mundesite qe ofrohen ne vendin tone lidhur me zonat ekonomike etj, ishin disa nga fushat me interes dypalesh per investime.

July 17, 2014 16:08
Komento

3 Komente

  1. Raimond Vlonjati July 18, 05:21

    Po perse duhet ta privatizosh mor palaco ?

    Ti nuk je Parti e djathte , je parti e majte, dhe ne programet ekonomike te partive te majta pasurite strategjike te vendit qendrojne shteterore –Kjo eshte edhe vetia themelore qe i dallon te partite e majta nga te djathtat.

    Ja mer gjithe vendet qe kane ekonomi socoaliste si Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka, Belgjika,Franca , Anglia …keto pasuri i mbajne shteterore , dhe ndaj edhe jeta e njeriut te thjehste atje eshte e shkelqyer………

    Une nuk e kuptoj si ka mundesi e udheheqin te majten ca capacule si EDI RAMA me shoke qe nuk e kane haberin fare c’eshte e majta europiane dhe drejtojne me metoda te te djathtes ekstreme ….?
    Kjo eshte skandal——–Keta jane tamam qelbesira –Populli ju jep voten per te zbatuar nje program te majte ekonomik,
    keta vazhdojne avazin e Sales …dhe ketej pastaj hiqen sikur jane kunder reformave ekonomike te Sales
    —Keta jane njerez tamam qesharake,se nuk kuptojne ke krah politik perfaqsojne…

    Si i lejoni keta budallenj tu drejtojne PS-ne , se nuk kane haber as per gjerat me elementare ?

    Pse ta privatizosh Albetrolin ?…Qe ti nxjeresh njerezit nga puna dhe fitimet e medha te Albpetrolit ti mari i huaji..? Kjo eshte vet-vrasje

    Albetrolin ta drejtoje shteti –Ne kemi me qidnra mijera inxhinjere e teknolloge nafte dhe ata mund ta drejtojne shkelqyer ate sektor se kane nje eprvoje mbi 40 vjecare ne ate fushe –Dhe duke e drejtuar njerezit tane Albpetrolin edhe punesojme me shume punetore –dhe fitimet i marim vete
    Ne te njejten kohe , kur kerkohet qe te blihet ndonje teknologji moderne , atehere shteti ben nje investim te vogel monetar per blerjen e paisjeve dhe ato para shlyen nga shitja e pordhimit

    Ne kemi ne ekto kohe edhe shembullin e Kines e cila po behet superfuqi sepse kombinon tregun privat me ate shteteror , dhe sidmos keto lloj ndermarje i mban shteti dhe i ndihmon sa here keto pesojne ndonje krize ….

    Njese mo,ne kot sa flasim se ai qe ka ne krye PS-ja nuk degjon koleget e tij e jo me te lexoj keto qe themi ne ketu
    Porse ne shqiptaret jemi shume popull fatkeq se vendosim ne krye njerez qe kane vetem 2 cilesi :
    Budallekun
    Ligesine ……Ndaj edhe po vuajme kaq shume dhe po ua falim pasurite e vendit tone te huajve per nje cope buke….nderkaq ne vete marim ruget e botes, ….

    Reply to this comment
  2. csxf July 18, 08:39

    Zakonisht qeveritaret tane kur i pyesin pse duan te privatizojne pergjigjen e kane ne maje te gjuhes:” Privati e menaxhon me mire”. Nje shtet qe nuk menaxhon burimet e veta nuk eshte shtet por mbeturine. Si mund te menaxhosh privatin kur nuk e menaxhon kur e ke vete. Shumica e shteteve ne bote qe kane nafte e kane shtetezuar kete sektor.

    Reply to this comment
  3. Raimond Vlonjati July 18, 18:52

    Sala ne fakt justifikohej se Privatizimi i ndermarjeve shteterore zvogelon korupsionin , kur ne fakt korupsioni ne Shqiperi eshte me i larti ne Europe dhe nderkaq kemi privatizuar pothuaj totalisht ekonomine, si asnje vend ne Europe ….

    Pra e gjithe kjo periudhe 24 vjecare e privatizmit tregoi se korusioni jone i larte nuk u ul aspak nga privatizimet ,
    vecse privatizmet shkateruan gjithe ekonomine tone dhe jeten tone , duke bere akumulimin e pasurise ne duart e 1% te popullsise …dhe kjo beri qe te ritet varferia ne menyre esktreme ne Shqiperi si ne asnje vend tjeter—Plus ky lloj privatizimi qe shkon jashte Shqiperise , eshte me keq AKOMA
    se te kthen ne qeraxhi brenda shtepise tende ….dhe gjithe fitimet ti mer i huaji

    Dhe kane edhe dicka keto privatizime qe ju jepen te huajve , se ne duke qene nje shtet shume i dobet ne cdo aspekt
    nuk i ndalojme dot te huajte te na shfrytezojne dhe te na vjedhin ………

    Edhe kur ne i vertetojme vjedhjet e tyre ata na hedhin ne gjyqe nderkombetar, ku ne gjithmone humbim, sepse jemi shtet koti, i vogel …..

    Kjo eshte edhe nje arsye me shume qe nuk duhet tu japim privatizimet tona te huajve,
    porse te huajte nqs duan te investojne me parate e tyre ok. Le te vijne per investime , ku te duan neper Shqiperi,
    por ne asnje menyre nuk duhet tu japim atyre pjese nga privatizimet tona , sepse i bejme gropen vetes sone…

    Natyrisht ne na udheheqin politikane qe jane si ato kafshet mitologjike qe ne rastin e ketyre taneve jane nje kombinim i Akrepit me Gomarin ——–Sepse keta qe kemi ne krye jane Budallenj skandaloze dhe me ligesi akrepi, qe nuk ju vjen keq aspak per njeriun e thjeshte ….

    Ndaj cdo oponence qe tu besh mendimit deficent te tyre eshte pa kuptim …….Por ama eshte gjynaf
    nga Zoti qe te kemi burime nafte dhe ne te kemi cmimin me te larte ne blerjen e saj
    sepse … na i vjedhin para syve dhe ne mes te dites te huajte ……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*