Ahmetaj në Lushnje: Nga ulja e taksave, 500 mijë familje kanë përfituar

April 21, 2018 19:59

Ahmetaj në Lushnje: Nga ulja e taksave, 500 mijë familje kanë përfituar

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka diskutuar në Lushnje për taksën e vendosur ndaj biznesit të vogël.

Ai tha se filozofia e qeverisë në të dyja mandatet e fituara ka qenë dhe ngelet përpjekja e vazhdueshme për të lehtësuar biznesin, si dhe solli si shembull uljen e taksës së biznesit të vogël nga 10% i dikurshëm bashkë me 1.5% e qarkullimit, në 5%.

Ahmetaj theksoi se nuk po flitet për një taksë të re, sepse historiku i kësaj takse, sipas tij, daton që nga viti 1996. Ajo që është e re, sipas ministrit të Financave, është se nuk do ketë më fokusim te ambjenti i biznesit të vogël, por do të ketë fokusim tek biznesi i madh.

“Fokusi jonë është zinxhiri i transaksionit tek biznesi i madh, për ta detyruar biznesin e madh dhe për ta skanuar transaksionin e tij nga A tek ZH, pra deri tek konsumatori”, ka thënë Ahmetaj.

Sipas tij, biznesi i vogël do të ketë një deklarim shumë të thjeshtëzuar, pra nuk do të bëjë atë deklarim që bën biznesi i madh.

“Do të jenë 4 deri në 6 kuti në deklarimin e tij dhe do të bëhet një herë në 3 muaj. Ashtu siç bëni deklarimin për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të thjeshtëzuar njëherë në 3 muaj, ashtu do të bëjë biznesi i vogël dhe deklarimin e thjeshtësuar në atë deklaratë të TVSH-së, dhe ajo që dua të them është që tashmë biznesit të vogël do t’i jepet mundësia të kreditojë”, ka thënë Ahmetaj.

Krahas kësaj, Ahmetaj tha se administrata tatimore do prekë çdo sipërmarrje të vogël, teksa ka prekur 80% të sipërmarrjes.

“Janë 9975 biznese të vogla që preken. Ulja e taksave që ka bërë qeveria “Rama 1” ka prekur 80% të sipërmarrjes, 80% të sipërmarrjes që janë mbi 500 mijë familje. Vetëm 19% e sipërmarrjes, iu rrit taksa nga 10% në 15% të tatim-fitimit, por kjo ishte dhe logjika që ne kishim ama shërbimet, nëqoftëse merrnin një njësi shërbimesh dhe pikepyetje të madhe do t’i vija, sot shërbimet që merr biznesi i madh, nuk rri në rradhë mbi të gjitha, por i merr online.

Në Shkodër nga 464 do preken 464. Në Tiranë 4000 janë 4000 do preken. Pra do preket çdo sipërmarrje dhe kur them do preket pra do takohet me sipërmarrjen, do të informohet, do ndihmohet, do t’i tregohet se si mbushet deklarata dhe është dhënë një urdhër që nuk do të ketë asnjë gjobë për deklarim të gabuar deri në 31 dhjetor të 2018. Nuk është fokus biznesi i vogël, është fokusi te biznesi i madh”, ka thënë ministri i Financave.

Ai e përmbylli fjalën e tij duke thënë se nuk ka patur dhe nuk do të ketë asnjë iniciativë nga ana e qeverisë për konçension të TVSH-së, dhe se përgjatë gjithë periudhës së vizitës që do t’i bëhet bizneseve të vogla nuk do të ketë asnjë gjobë.

 

s.a/dita

 

 

April 21, 2018 19:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*