Ahmetaj në Uashington

Redaksia Online October 12, 2013 10:27

Ahmetaj në Uashington

Gjatë qëndrimit të tij në Washington DC për takimet e përvitshme të Bankës Botërore dhe FMN, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka patur një takim në Departamentin e Shtetit me Zv/Ndihmës Sekretarin për Ekonominë dhe Biznesin, Krishna Urs.

Gjatë këtij takimi Zoti.Urs ka uruar Ministrin Ahmetaj për detyrën dhe ka komentuar mbi zgjedhjet pozitive të 23 qershorit.Gjithashtu Zoti.Urs theksoi se është e rëndësishme për Shqipërinë që qeveria e re të vihet menjëherë në punë për të kaluar momentin e vështirë ekonomik që po kalon vendi.

Nga ana e tij Ministri Ahmetaj paraqiti gjendjen ekonomike dhe buxhetore në vështirësi, si edhe disa nga nismat kryesore të qeverisë për të adresuar këtë situatë. Duke u ndalur tek marrëdhënia e mire mes dy vendeve dhe ndihmën që SHBA ka dhënë dhe po vazhdon të jape për zhvillimin dhe rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare, Ministri Ahmetaj nënvizoi mundësitë e bashkëpunimit në këtë moment, i cili pavarësisht se i vështirë, ofron në të njëjtën kohë shumë mundësi për zhvillim dhe investime.

Zv/ Ndihmës Sekretari Urs përshëndeti nismën e qeverisë Rama për të krijuar Këshillin Ekonomik Kombëtar, një nismë që sipas tij do të mund të forcojë lidhjen mes qeverisë dhe biznesit e në të njëjtën kohë mund të ndihmojë në zgjidhjen e shpejtë të problemeve të biznesit, duke përmirësuar klimën e biznesit dhe mundësitë që Shqipëria ofron. Zoti.Urs dhe Ministri Ahmetaj folën më pas edhe për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian si edhe për mundësitë logjistike e ekonomike të Shqipërisë në rajon, për të qenë jo vetëm një vend tranziti ekonomik, por edhe një portë ekonomike për Ballkanin Perëndimor.

 

Redaksia Online October 12, 2013 10:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*