Ahmetaj: Nga 1 janari, epokë e re sociale. Ç’ndodhë me punonjësit e basteve

October 25, 2018 12:44

Ahmetaj: Nga 1 janari, epokë e re sociale. Ç’ndodhë me punonjësit e basteve

Ministri i Financave Arben Ahmetaj komentoi sërish sot në parlament, ligjin e qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve sportive nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Në fjalën e tij Ahmetaj tha se nuk ka asnjë dilemë publike për vendosmërinë e kësaj mazhorance për të mbyllur një herë e mirë debatin mbi  lojërat e fatit.

“Është shumë i qartë qëndrimi i qeverisë për mbylljen e kazinove, bastet, lojërat online, më 31 dhjetor. Gjithë ai debat, bolori politike, sot mbyllet pa kthim. Çdo qytetar është i qartë që nga 1 janari do të jetë pa kazino pa salla bastes, pa online. Nuk ka kthim mbrapa. Ka një periudhë për tu përgatitur deri në 31 dhjetor dhe qeveria ka nxjerr udhëzimin për ristrukturimin e AMF, ky autoritet do të merret vetëm me antiinformalitetin, përgatitjen e mbylljes së dosjeve për njësitë që do mbylle, pezullimin e kërkesave për leje.” -tha Ahmetaj ndërsa sqaroi edhe dy pikat e shtuara në këtë pr/ligj.

“Dua të sqaroj është shtuar dhe pika 2.2 për të sqaruar opinionin pas 31 dhjetorit asnjë shoqëri nuk mund të vendosë apo të ofrojë lojëra fati sipas konceptit VLT veç rasteve për kazinotë me 5 yje, që do e kenë akoma më të skanuar procesin. Mbyllen të gjitha mundësitë, ku asnjë kompani asnjë i interesuar të futet nga dera e prapme. Imagjinoni sikur të lejonim Lotarinë kombëtare me stilin VLT. Dikush me tha po si do bëni do humbisni 5.4 mld në buxhet. Në buxhet i kemi vendosur sfidë vetes dhe administratës që do duhet të përmirësoje administrimin e bazës së tatueshme.” -tha në vijim Ahmetaj ndersa shtoi se “Përgjegjësia e shtetit, për organizim e ndërmjetësim. Në preambul të cdo ligji prevalon përgjegjësia e shtetit. Dhe e dyta reklamat, kanë qenë të ndaluar por e sqaruam që dikush të dalë e të thotë po ky është emision sportiv. Tashmë nuk ka asnjë ekuivok, 1 janari është epokë e re sociale.”

Ministri i Financave u ndal edhe në personat e punësuar në këtë industri të cilët nga 1 janari i viti të ardhshëm do të mbeten të papunë.

“Ka tre element ku dua të ndalem. Jemi duke përgatitur me shërbimin e punësimit një platformë trajnimi për 63 mijë punëkërkues të regjistruar. Programi tjetër i trajnimit, ai profesional, do të trajnojmë 20 mijë punë kërkues dhe brenda këtij grupi ka qytetarë që kanë mundësi të punësohen qoftë në industri apo sektorë që kanë lidhje me shërbimet apo grafik dizajn. Dua të theksoj se do jetë një çlirim i madh social. Asnjë qytetari nuk do mungojë ato pika që janë kthyer në gangrenë familjarë. – tha më tej Ahmetaj, ndërsa theksoi se nga 1 janari paratë e shpenzuara në këtë sektor do shkojnë në konsum dhe do konsumohen për arsim apo trajnim, argëtim etj.

“Pra,argumenti ekonomik nuk qëndron. Vendimi i kryeministrit për të mbyllur këto kategori është e maturuar me një emërues të përbashkët. Dikush mund të thotë pse tani. Gjithë vëmendja u fokusua te shqetësimi i qytetarëve. Lojërat e fatit u kthyen në gangrenë dhe në këtë reflektim kjo mazhorancë mori këtë vendim të maturuar. Nuk ka kthim pas, në 1 janar këto kategori nuk do të ekzistojnë më.” -përfundoi Ahmetaj.

l.h/ dita

October 25, 2018 12:44
Komento

5 Komente

  1. intelektuali October 25, 14:15

    Nga 1 janari pa baste dhe bixhoz Kapitalist, pa kurva dhe kurvare, pa prostituta dhe bythshpuar , pa shpifje dhe shpifarake si vese dhe shfaqje te huaja Imperialiste

    DREJT MAJAVE TE LARTA TE KOMUNIZMIT!

    njashtu:

    SI NE KORENE E VERIUT TE KIMIT!

    O sa mir me ken shqyptar!

    Reply to this comment
  2. mirel October 25, 16:16

    e bukur kjo, vjedh Arben Ahmetaj dhe Rama me koncesione dhe PPP, dhe ne fund e hane bastet

    Reply to this comment
  3. Lulzim Bytheci October 25, 16:29

    Dy kellirat e blogut mirel qelbesira dhe Intelektualoqja ne sulm histerik per te mbrojtur kumarin kete kancer qe prishi gjene me te shtrenjte per shqiptaret: FAMILJEN. Do vdisni te dy ne blog o mortje duke pshurur mbi fatin tuaj te shkerdhyer

    Reply to this comment
    • mirel October 25, 19:23

      po ti ke mbron o bytheci i Lulezimit?
      Shitjen e detit?
      Ate beri dhe lulezimi apo jo?
      po si qelbesire putane ramiste qe je harron qe e ke ne kurriz tradhetine dhe hidhesh te bastet, pusht shkerdhate e dules

      Reply to this comment
  4. Alban October 25, 16:42

    QENTE E VICIDOLIT LE TE LEHIN
    KARVANI I SHQIPERISE QE DUAM SHKON PERPARA !

    From: Alban Dega
    Date: October 13, 2018 at 2:15:46 PM EDT

    HALLALL GJIRI I NENES KRYEMINISTRI I SHQPERISE QE DUAM !

    – I gezofsh edhe dhjetera mijera urimet e bekimet e zemrave te dhjetra mijera nenave , bashkeshorteve, motrave, femijeve dhe viktimave te demokazinove te Salikracise dhe LSI- Tepsise…

    … edhe dhjetra mijera votat e tyre ne 2019 e 2021-in!

    – Yes You can !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje fakt i gjalle me ze e figure flet me shume se 1000 thase me pallavra, shpifje, sajime, intriga, komplote dhe komente babalesh si keta komentuesit e si komplotuesit babale te Partise Babale te Havalese se Shqiperise Sali Berisha i cili e ktheu Shqiperine ne nje ne nje kazino salikratike !
    Vendimi i qeverise Rama dhe miratimi i tij nga Kuvendi per mbylljen e basteve dhe lojerave te fatit dhe largimit i tyre nga qytetet dhe qendrat e banuara shenojne nje hap te rendesishem me vlera te medha shoqerore.
    Ky hap eshte nje veprim teper I larte moral, ekonomiko- financiar, humanitar , njerezor e familjar per mbylljen e qendrave te basteve sportive, kazinove qe mbushnin thaset e LSI- Tepsise dhe Salikracise me demokazinote qe kane rrenuar e do te rrenonin deri nen themel mijera jete e familje shqiptare !
    I gezofte edhe dhjetra mijera urimet e bekimet e zemrave te nenave , bashkeshorteve, motrave, femijeve dhe viktimave te demokazinove te Salikracise dhe LSI- Tepsise…
    Po sakrifikon rreth 50 milione euro ne xhepat e shtetit, por u shpeton de jure 150 milione por ne fakt rreth 400 milione euro ne vit xhepave te shpuara te shqiptareve !
    Ne demokraci xhepi i miletit, xhepi e popullit eshte xhepi e shtetit !
    Nuk eshte vetem paraja, por edhe koha, edhe familjet e rrenuara, edhe femijet pa buke … rrenimi i mbare shoqerise !
    Bashke ke fituar edhe dhjetra mijera votat e tyre ne 2019 e 2021-in!
    Keep going Mr. Premier !
    Yes ! You can !
    Faleminderit ty dhe Lali Erit kryetarit te Bashkise se Tiranes per aq vite sa e drejtove ti e pastaj ne vendin tend edhe per dy, jo me shume mándate si ketu ne SHBA !
    E duam Shqiperine si Amerika demokratike!
    E duam demokracine e jo Shqiperine demokazinove!
    Boll ua ka pru ne maje te hundes!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim