Ahmetaj: Nis komunikimi i ri i administratës tatimore me sipërmarrjen

April 25, 2016 18:13

Ahmetaj: Nis komunikimi i ri i administratës tatimore me sipërmarrjen

Ministria e Financave ka prezantuar një qasje të re në komunikimin e administratës tatimore me sipërmarrjen.

Në kuadër të fazës së dytë kundër informalitetit, administrata tatimore ka nisur komunikimin intensiv me mbi 150 mijë biznese përmes sistemit të tatimeve dhe me mbi 88 mijë të tjerë edhe përmes adresave elektronike, për t’i alertuar mbi riskun e evidentuar në sistem dhe këshilluar mbi hapat që duhet të ndërmarrin për vetëkorrigjim.

“Informaliteti është betejë e përbashkët e cila fitohet vetëm me sensibilizim dhe bashkëpunim. Ministria e Financave, Administrata Tatimore dhe ajo Doganore, janë në shërbim të sipërmarrjes në çdo kohë. Kemi hapur një kapitull të ri, të standardizuar, në komunikimin me biznesin dhe shumë shpejt do t’i japim një profil të ri shërbimit ndaj tatimpaguesve në të gjithë vendin”, shkruan Ahmetaj në profilin e tij në Facebook.

13082609_919202524866039_819645598315348053_n

April 25, 2016 18:13
Komento

5 Komente

  1. liqeni April 25, 19:32

    Z.Minister i Financave te Rep.Shqiperise,biznesi i ndershem ne shkoder po falimenton sepse taksat i duhen paguar shtetit,shpenzimet duhen perballuar,shitjet kane rene nderkohe qe kontrabanda nga Mali i Zi ben kerdine….Me makina te vogla,kontrabande nga Mali i Zi vjen cdo gje qe atje ka nje cmim me te ulet se ne shqiperi ; sheqeri,vaji,mielli,ketchup,majoneze,detergjente,kafe,cigare,vere,karburante,llampa elektrike dhe te gjitha artikujt e akcizes…..
    Bashkepunimi eshte i shkelqyer ne mes kontrabandisteve me doganieret,policine kufitare,policine e krimit ekonomik,hetimin tatimor dhe te gjithe organet e shtetit pa perjashtim .Kontrabandistet paguajne CASH cka eshte ne interes te te lartpermendurve nderkohe qe pasojat per biznesin e ndershem taksapagues krijojne veshtiresi te jashtezakoneshme…
    Ju lutemi,vini dore !

    Reply to this comment
  2. info analitike April 25, 21:35

    Deri tani nuk quhej. Rilindja fillon nga sot dhe zgjat deri javes qe vjen sa te vendosim nje rilindje te re.

    Reply to this comment
  3. Arben April 25, 22:21

    KOMUNIKIMI I GJOBES0

    Reply to this comment
  4. Anton April 26, 13:16

    Per sa kohe punonjesit e tatimeve mbajne llogarite ,deklarimet dhe bilancet e bizneseve nuk do te kete realizim te ardhurash,per sa kohe ne deklarime dhe gjithe dokumentat detyrues me tatimet nuk nenshkruhen me detyrim nga financieri apo ekonomisti i firmes qe duhet te mbajne pergjegjesi per deklarimet ,persa kohe nuk ndryshohen keta punonjes tatimore qe kane mbi 20 vite ne tatime te ardhurat e buxheti te shtetit shkojne ne xhepat e tyre.Kemi besim tek ministri per nje reforme te fuqishme ndaj ketyre vampireve te bizneseve dhe te buxhetit te shtetit.

    Reply to this comment
  5. Shullaziotet ne Pushtet April 26, 17:50

    O zoti Minister,
    Ti (se nuk e meriton JU, merr vesh ti nga Financa aq sa merr vesh gjyshja ime nga facebook (qe ka vdekur ne vinit 1970).
    Po me ke do besh hajer ti me Androkli Kokthin qe ka hapur zyre Kontabiliteti, apo me Bleten punetore!
    Informaliteti babuc do prapanica te fuqishme, e jo nje shtet qe gjunjezohet para Shulazit.
    Sa Turp!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin