Ahmetaj nxjerr pagat e klubeve: Lojtarë e trajnerë, evazion fiskal

October 11, 2018 11:29

Ahmetaj nxjerr pagat e klubeve: Lojtarë e trajnerë, evazion fiskal

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj po zhvillon një interpelancë në Kuvend, pas kërkesës së deputetit të PS, Erjon Brace lidhur me ligjshmërinë fiskale të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ministri u shpreh se problemi kryesor është tek klubet e futbollit, ndërsa formalizimi i ekipeve është një emergjencë. Ahmetaj ka publikuar edhe disa paga të deklaruara të futbollistëve që luajnë në klubet shqiptare.

“Problemi është me klubet. Ndalemi tek ekipi i Skënderbeut. Kristi Vagjeli paguhet 100 mijë lekë të reja në muaj, ndërsa ekonomistja e klubit merr 130 mijë lekë në muaj. Me këto listë pagesash këta futbollistë duket sikur nuk kanë pasur të hanë bukë dhe jo më të luajnë futboll. Desuara Martinez paska marrë 22 mijë lekë të reja në muaj. Kemi më pas ekipin e Tiranës. Tirana ndahet në periudhën e kreut të opozitës dhe këtë periudhë tani. Bujar Lubani, trajneri i madh merrte 36 mijë lekë në muaj. Gugash Magani punonte me zero lekë. Ky e bënte për pasion. Klodian Dervishi edhe ky me zero, nuk merrte pagë. Iljon Lika 90 mije lekë në muaj.

Klubet e futbollit janë shumë larg formalizimit. Ndërkohë edhe tek Vllaznia ka pasur probleme, por është më afër formazlimit. Tek Partizani kemi Fabio Dos Santos, futbollist që merr 130 mijë lekë në muaj. Alban Hoxha 100 mijë lekë në muaj. Futbollistët paguhen 22 mijë lekë të reja në muaj. Me kaq para, një futbollist nuk ka fuqi të japë spektakël në fushë. Formalizimi i ekipeve të futbollist është emergjencë. Jam i bindur se me ligjin e ri situata do avancojë pozitivisht.

FSHF është një nga institucionet më të rëndësishme në këtë vend që përfaqëson flamurin e kombit në botë. Duhet të respektonte ligjshmërinë fiskale. Që nga muaji shkurt jam shtrënguar të siguroj informacione, por me thënë të drejtën nuk marr një përgjigje për përputhshmerinë e FSHF për ligjshmërinë fiskale”- tha ministri Ahmetaj.

l.h/ dita

October 11, 2018 11:29
Komento

2 Komente

  1. Perkthyesi October 11, 12:06

    Evazioni i tmerrshme fiskal me pas perkthehet ne mos rritje pensionesh dhe pagash! Te na rrojne qeverite qe fatkeqesisht ende vazhdojme ti votojme…..

    Reply to this comment
    • korçari October 11, 12:18

      Duhet te shporet urgjentisht mafiozi Duka pasi ai eshte koka e gjarperit dhe duhet t’i verifikohet pasuria ndryshe FSHF do te jete gjithmone nje fole grenxash.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*