Ahmetaj: Prioritet, punësimi dhe investimet e huaja

October 10, 2017 11:57

Ahmetaj: Prioritet, punësimi dhe investimet e huaja

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka zhvilluar paraditen e së martës një bashkëbisedim me gazetarët, ku ka bërë një ekspoze të të dhënave ekonomike.

Në fjalën e tij, Ahmetaj ka deklaruar se prioritet i mandatit të dytë qeverisës do të jetë zbritja e shifrës së papunësisë nëpërmjet rritjes ekonomike.

Ndër të tjera, Ahmetaj ka bërë me dije se, Shqipëria tërheq 25 për qind të investimeve të huaja që bëhen në rajon dhe në këtë drejtim, sfidën kryesore e ka me Serbinë.

“Është koha të fokusohemi tek investimet për shërbimet prodhuese, për turizmin, etj”, ka vijuar Ahmetaj.

Një tjetër pikë ku është ndaluar ministri ka qenë kreditë e këqija, për të cilat tha se në korrik 2017 është regjistruar niveli më i ulët i tyre, 10 për qind më pak se koha kur PS mori pushtetin.

Gjithashtu, “kemi rritje të eksporteve me 12.9 për qind. Interesante janë eksportet që rriten në mënyrë konstante, pa përfshirë mineralet dhe energjinë. Sfida jonë tani është zgjerimi i gamës së eksporteve”, ka thënë Ahmetaj.

Sa për borxhin publik, Ahmetaj ka theksuar se, ky është viti i dytë që qeveria do ta mbyllë me bilanc pozitiv.

October 10, 2017 11:57
Komento

6 Komente

  1. Arben October 10, 14:04

    O BENO, DIL NJEHERE SOT ANDEJ

    NGA TAJVANI, ME DUKET JE ME FAT

    DO TE BESH KUQ E ZI RRADHE.

    MOS U LODH, HE VELLA, FATI VONON

    POR NUK HARRON.

    Reply to this comment
  2. Kujtim October 10, 17:48

    Investimet e huaja jane nder kryesoret ne ekonomine e vendit. Jo vetem qe shtojne ekonomine por ulin ndjeshem papunesine dhe rrisin mirqenien. Ju pergezoj zoti Ahmetaj

    Reply to this comment
  3. Irda October 10, 17:48

    Prodhimi vendas duhet te jete nje nga burimet kryesore te te ardhurave per ekonomine e vendit. Fshataret duhet te kthehen dhe te punojne tokat e tyre duke mos u rregjistruar ne zyrat e punes por duke shfrytezuar ate qe zoti u ka dhene-Token. Bravo ministries qe po perpiqet ta sjelle ne vemendje kete gje.

    Reply to this comment
  4. Vanesa October 10, 17:49

    Kam nje vleresim shume te madh ndaj jush Beni. Jeni nje zotri plot vullnet per te punuar dhe per ta cuar perpara kete vend.

    Reply to this comment
  5. klea October 10, 17:49

    Ekonomia e vendit do te rritet shume duke e vene fokusin ne turizem. Suksese.

    Reply to this comment
  6. Sirius October 10, 23:43

    Si gjithmone nuk mungojne komentet propagandistike te Ben Hamutit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*