Ahmetaj-biznesit të vogël: Mos ulni qepenat për egon e sëmurë të Bashës

April 10, 2018 10:36

Ahmetaj-biznesit të vogël: Mos ulni qepenat për egon e sëmurë të Bashës

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka sqaruar sot biznesin e vogël për vendosjen e TVSH, teksa këta të fundit kanë njoftuar po sot protestë, duke ulur qepenat.

Në një takim me gazetarët, ministri Ahmetaj deklaroi se qëllimi nuk është të preken bizneset e vogla, por vijon të mbetet biznesi i madh, duke sqaruar se 99% e të ardhurave do të mblidhen pikërisht nga biznesi i madh.

Sipas tij, fokusi është biznesi i madh, ndërsa biznesi i vogël do të japë një kontribut modest, duke shtuar se ndaj tij nuk do të ketë gjoba për deklarim të gabuar.

Akuzat e opozitës ministri i ka cilësuar si gënjeshtra, duke iu bërë thirrje biznesmenëve të kuptojnë të vërtetën dhe të mos bien pre e tyre.

Do tregojmë me gisht gënjeshtarët. Ata që dje gënjyen një grup biznesmenësh kanë qenë autorët e ndryshimit të pragut nga 8-5. Vendimi është bërë nga Sali Berisha dhe firmosur nga Ridvan Bode, pra nga ata që sot bëjnë sikur qajnë për biznesin e vogël. Janë 9900 sipërmarrje të vogla, që do të ftohen në bazë të vetëdeklarimit të deklarojnë TVSH, që ka qenë dhe është pjesë e çmimit final. Tatim-fitimi ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë zero. Iniciativa e kryeministrit për të bërë taksën e biznesit të vogël zero tashmë është konkrete dhe ka dhënë fryte. Nuk synohet që biznesi i vogël të jetë gjenerator i të ardhurave. Nga bizneset e vogla me TVSH arkëtohen rreth 1 mld lekë TVSH, 99% mblidhet nga biznesi i madh. Pra, fokusi është te biznesi i madh, mblidhet më shumë TVSH nga biznesi i madh, ky është qëllimi, dhe jo për të shkuar te biznesi i vogël, i cili do jetë me kontribut modest.

  Janë rreth 60 mijë sipërmarrje të vogla nën 2 mln lekë. Fokusi ynë nuk është dyqani 20 m apo kafja poshtë shtëpisë, por biznesi i madh, ato biznese që janë më të mëdha seç deklarohen. Opozita gënjen kur thotë se do të rriten kostot. Në çdo mall 20% i TVSH është, e ka paguar konsumatori çdo ditë. Gënjejnë kur thonë se do të rriten çmimet. Fakti sot i ka nxjerrë zbuluar, prilli i tregon gënjeshtarë. Nuk do të ketë gjoba për deklarim të gabuar deri më 31 dhjetor të 2018 për biznesin e vogël. Vazhdoni punën tuaj për familjen tuaj, mos i ulni qepenat as 5 minuta për të furnizuar një ego të sëmurë politike që s’ka lidhje me ju. Mos harroni se ju kanë gjobitur“, shprehet Ahmetaj.

o.j/dita

April 10, 2018 10:36
Komento

8 Komente

  1. Arben April 10, 12:37

    Si dole ne kumar

    Reply to this comment
  2. Spartaku April 10, 12:59

    Mire e ke mendimin zoti minister,por marin veshe kafshet e opozites? Ata mjergull kerkojne e te bejne rremuje duke çoroditur mendjet e njerzeve.Per mendimin tim qepenat le ti mbyllin dhe ti paguaj Basha me Berishen,se ata kane para te madhe,pasi kane vjedhur ketu e 25 vjete rreshte.Parat e tyre nuk mbarohen kurre,eshte si uji i detit.

    Reply to this comment
  3. Harilla April 10, 13:11

    Nuk kane faj keta,duan Berishen qe kishte nje shtet policore dhe jua leronte me dru kurrizit.Mire e ka Berisha,se druri ka dal nga xheneti.Policet e ardhur nga grronjat e tropojes,u bene police qe nuk kishin haberin e ligjit dhe te kultures,por vetem shkopin kokes.

    Reply to this comment
  4. Lili April 10, 13:54

    Edhe nje rast tjeter kur ministrija nuk paska ditur me komunikuar mire me publikun e vete apo jo?
    Po vetem keqkomunikimi paskit,kur jo keqqeverisje sipas jush zotni minister?
    Aman ku jetoni ju? Cfre te ardhura kujtoni ju qe kemi? Nuk jemi millionera si ju!

    Reply to this comment
  5. Adih April 10, 15:31

    Spataku @…………….. ,Mire keta te PD kane vjedhur ,por ta ha mendja ty, qe keta zyberet e PS nuk kane vjedhur . ?Ku jeton ti o Spatak djali?.Kur te perveshi mire menget Vettingu do me kujtosh . Jane qe te gjithe krahet te molepsur ,me keqeardhje por ky eshte realiteti i hidhur .

    Reply to this comment
  6. Xha Braho April 10, 16:51

    E vetmja rruge per te mbyllur “valulat e shkarkimit te evazionit” nga bizneset e medha eshte deklarimi deri te hallka e fundit e TVSH qe eshte biznesi i vogel. Rruge tjeter per te disiplinuar te panginjurit e bizneseve te medha nuk ka. Kush sdo ta kuptoje le te grije sallate e te beje politike me Aldo B, Nul Moken dhe Ed Paloqen.

    Reply to this comment
  7. info analitike April 10, 19:11

    Hahaha degjojeni kete mesuesin e anglishtes qe ben ekonomistin se tregon qyfyre qe te galasin. Ore si ishte ajo loja me “Hermesin” qe e beri milioner kete monstren se bashku me Zoton, ate monstren tjeter qe na doli si fanti spathi per inceneritoret. Nuk u mjafton qe po vjedhin e plackitin si te marre por duan te sjellin dhe plehrat e helmet e botes ne Shqiperi. Riciklojini keto plehra nese nuk doni t’ju shkurtojne jeten.

    Reply to this comment
  8. mirel April 10, 21:31

    O po ju lumte ketyre.
    Kur ju eci pazari me taksen e Rruges se Kombit, domosdo do jua fusin te gjitheve.
    Dale se nuk keni pare gje akoma.
    Vetem se Ahmetaj qe me biorxhin publik 74 % dhe i turrur me turi si derr drejt koncesioneve bashke me Ramutin, duhet ta dine se frymemarrja e shqiptareve jane emigrantet dhe droga.’
    Prijini keto te dyja dhe shikoni cfare kolapsi ka per te patur.
    Nje gje duhet te behet, te mos futet valute ne Shqieri per keta plera.
    Dhe po e mbyten dhe biznesin e vogel ku do katandisen njerezit pastaj.
    Evropa, Evropa thone, por Evropa po i perze shqiptaret si qente. Duket sa me optimizem e shikon Evropa shqiotarin si pjese te saj. larg e tutje thone.
    Gjithe fshataresia ose eshte ne emigracion ose merret me droge.
    Shumica e te rinjve qe kapen jashte me droge jane ata qe nuk kane nga ja mbajne.
    Nuk kane asnje alternative te sigurt perpara.
    Cfare ju ofron shteti, pervec krimit?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*