Ahmetaj reagon pas marrëveshjes, që prek edhe atë: Shihemi në fushatë

May 18, 2017 20:34

Ahmetaj reagon pas marrëveshjes, që prek edhe atë: Shihemi në fushatë

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, përmes një postimi në rrjetet, ka reaguar për marrëveshjen Rama-Basha, që prek drejtpërsëdrejti edhe atë.

Ai ka falenderuar pikësëpari, kryeministrin Rama për mbështjen gjatë gjithë këtyre viteve dhe ka paralajmëruar për nisjen e fushatës.

Jam shumë i nderuar që në tre vite e gjysëm shërbeva në Qeverinë Rama duke u bërë pjesë e një procesi historik transformues për Shqipërinë.
Një falenderim I veçantë për Kryeministrin Rama që më dha të gjithë besimin dhe mbështetjen e tij, pa të cilën asgjë nga sa bëmë në këto vite nuk do të kishte qenë e mundur. Asnjëherë në 25 vite nuk pati kaq shumë kurajo, vizion dhe përkushtim për të ndërtuar mbi shkatërrimin, për t’u ngritur mbi pluhurin që trashëguam nga paraardhësit tanë në qeveri, për ta shpëtuar vendin nga një faliment I dytë, gati I sigurt, në kurriz të qytetarëve.
Ka qenë një privilegj që shumëkush do kishte dashur ta kishte, shumëkush që e do Shqipërinë dhe ëndërron ta bëjë atë një vend më të mirë, më të zhvilluar, më të denjë, një vend ku duam dhe mund të rrisim fëmijët tanë, vendin që duam të trashëgojnë brezat e ardhshëm.
Një falenderim i posacëm dhe shumë mirënjohje për cdo bashkëpunëtor që pata gjatë kësaj rruge dhe cdo punonjës me të cilin ndamë sfidën dhe përgjegjësinë për ta rikthyer ekonominë dhe financat publike në kontroll.
Sot kemi një rritje pothuaj katër herë më shumë se ajo që gjetëm; kemi financa publike të shëndetshme dhe të konsoliduara; kemi një borxh publik që vazhdon trajektoren rënëse; kemi reforma që po shpërblejnë ditë për ditë qytetarët e zakonshëm të këtij vendi; kemi për herë të parë në 25 vite, një vit elektoral me suficit buxhetor, me të ardhura që rriten, me borxh në ulje, me ekonomi të stabilizuar.
Shumë arsye për t’u ndjerë sot krenar për gjithcka bëmë deri këtu dhe për të besuar më shumë se asnjëherë më parë tek nevoja për të mos u ndalur tani, për të vazhduar rrugën e nisur të reformave të thella transformuese për Shqipërinë që duam! Shihemi në fushatë, për Shqipërinë që duam!”

 

May 18, 2017 20:34
Komento

8 Komente

  1. Arber I May 18, 20:39

    Ne fushate do te fitoni, por ne votime do te fitoje Berisha-Basha.

    Reply to this comment
  2. arbeni May 18, 20:58

    krenar qe kemi patur nje minister si ty

    Reply to this comment
  3. ola May 18, 21:00

    vazhdoni akoma dhe me fort se mandatin e 2 e keni hallall me gjithe keto reforma te frytshme qe keni bere qe kur erdhet ne krye te ministrise se financave. bravo dhe faleminderit. rrespekte

    Reply to this comment
  4. Atdhetari May 18, 23:18

    Arber I, Mos e thuaj kete, i nderuar!
    Po erdhi ne pushtet 2b, “e mori ferra uraten” e te gjithe shqiptaret do te kerkojne te largohen nga ky vend i bukur, qe mund te behet si te gjithe vendet e enderruara deri me sot…

    Reply to this comment
  5. kris 1 May 18, 23:49

    ja rraset pushtetin Saliut dhe vet do te jeni te lire per fushaten.Rendesi ka qe nuk dorzuat kerpudhen

    Reply to this comment
  6. Ed droga May 19, 03:48

    Po mire more i “nderuar” Arben kur kishte kaq shume shkaterrim dhe u ngritet mbi pluhurin qe trasheguat nga paraardhesit tuaj ne Qeveri perse i Droguari Rama shefi yt e ndau me keta kriminele gjysmen e Qeverise, qytetaret votuan qe keta kriminele sot te ishin ne Burgun 313.
    Keto pallavra bullshit i thote vetem nje i hajdut i tejngopur si puna jote, tartabiqe dhe pusht qe duhesh shtypur se bashku me b* q* Rama.
    Mos u afroni me per vote se do t’u qi** ne bythe, bajga.

    Reply to this comment
  7. Enkelejda May 19, 10:20

    Zoti Minister i Financave . Punen e pageses se atimeve per bizneset e niset mire perse elate ne mes .
    A ma kthen dot nje pergjigje . Nje biznes me aktivitet prodhim buke e tj etj a muind te te jete i rregjistruar ne biznes te vogel deri ne 5 000 000 leke dhe nuk paguan asnje tatim . Nje i punesuar me page bruto 65 000 leke paguan gjate vitit vetem tatim page 54600 leke . a mund te ma beni dot krahasimin etj etj si keto .Kjo eshte puna jote si Minister i financave . Jam e majte votoj per Partine tuaj , por jo se keni punuar ashtu si ekerkon koha .

    Reply to this comment
  8. viktor May 19, 11:25

    Hajdut dhe kurvar esht ky katunari gjirokadtres me shkoll anglisht..nivel rruge

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*