Ahmetaj: Reformat konsoliduan rritjen, krizën e kemi lënë pas

June 23, 2016 12:06

Ahmetaj: Reformat konsoliduan rritjen, krizën e kemi lënë pas

Ministri i Financave Arben Ahmetaj mori pjese sot ne Konferencen e Katert Financiare organizuar nga Banka e Shqiperise me pjesemarrjen e partnereve financiare nderkombetare dhe perfaqesuesve te bankave te nivelit te dyte ne vend.

Ne fjalen e tij Ministri permendi disa nga masat kryesore te ndermarra nga qeveria ne tre vitet e fundit me qellim garantimin e rritjes ekonomike te qendrueshme duke permiresuar ne te njejten kohe produktivitetin dhe konkurrueshmerine e vendit.

“Per me teper, kete vit projektojme nje suficit primar prej +0,5% duke i qendruar nga ana tjeter angazhimit tone per te ulur‎ borxhin publik ne raport me PBB nga 72% ne 2015, ne poshte niveli te 60%. Permes implementimit te reformave strukturore kemi mundesuar nje progres te rendesishem ne drejtim te menaxhimit te financave publike. Ne presim nje permiresim te metejshem te Balances primare, ne funksion te uljes se borxhit dhe kostove te tij”  – tha Ahmetaj.

Ministri permendi disa nga risite kryesore te Ligjit te ri Organik te buxhetit, i cili sikurse theksoi Ministri, sjell nje filozofi te re, duke e bere kete qeverine e pare ne 25 vite qe disiplinon me ligj vetveten ne menaxhimin e financave publike, permes kufizimit te shpenzimit te deficitit ne nje vit elektoral dhe dtyrimit per te mos krijuar borxh te ri.

“Me kete ligj, permes rregullit te pergjegjshmerise fiskale, kemi thyer nje tradite te keqe te 25 viteve kur qeverite kane perdorur financat publike ne funksion te qellimeve dhe egove politike ne vitet elektorale” – tha Ahmetaj‎.

Sot kemi provuar se i qendrojme fjales se dhene dhe jemi serioze ne perpjekjet tona per realizimin e reformave te rendesishme dhe te veshtira, per te cilat qytetaret shqiptare kane sakrfikuar ne tre vitet e fundit, me qellim qe ekonomia shqiptare me ne fund ta linte krizen mbrapa dhe te niste nje kapitull te ri te konsolidimit dhe rritjes se qendrueshme ekonomike – tha Ministri.

Ai permendi reformat ne sektorin makroekonomik e financiar, shlyerjen e dteyrimeve te prapambetura qe kishin arritur ne nivelin 5% te PBB, reformen ne pensione per te cilen Ahmetaj tha se me ne fund po behet e mundur lidhja e kontributeve me perfitimin, reformen e rendesishme ne sektorin energjetik, refor‎men administrative territoriale dhe se shpejti, sic tha Ministri, shpresojme te kalojme reformen ne drejtesi e cila eshte thelbesore per sektorin financiar.

Sa i takon risqeve ne sektorin financiar, Ahmetaj tha se se bashku me Banken e Shqiperise, Banken Boterore dhe FMN, jane ndermarre nje sere nismash te rendesishme me qellim krijimin e nje sektori financiar te shendetshem dhe mire funksional.

“Ministri dhe Ministria e Financave eshte koordinatore e strategjise se qeverise per uljen e nivelit te kredive te keqija ne ekonomi. NPL eshte permiresuar nga 22,9% ne 19,2% me synimin per te arritur 15% ne fund te 2017” – tha Ministri, i cili u fokusua gjithahstu tek miratimi i ligjit te ri per Agjensine e Sigurimit te Depozitave. Mbulimi i depozitave te garantuara eshte zgjeruar dhe te tjera fonde te rendesisihme jane vene ne dispozicion te Agjensise. Ndersa ligji i ri per Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare ka adresuar nje sere problematikash te se kaluares, duke rritur pavaresine dhe permiresuar efektivitetin dhe metodologjine.

Duke u ndalur tek ekonomia reale Ahmetaj tha se padyshim ajo eshte shume me mire sesa perceptimi i publikut dhe sipermarrjes.

“Dikur ekonomia shqiptare rritej me 5% ndersa niveli i kreditimit ishte tejet i larte. Imagjinoni sot, me kreditim pothuajse te munguar, ekonomia shqiptare rritet ne nivelet afer 3%‎ dhe ky eshte reflektimi i te gjithe asaj perpjekje te bere ne tre vitet e fundit” – tha Ahmetaj, i cili u ndal edhe ne nismat e fundit ne funksion te permiresimit te klimes se biznesit.

Ne kemi thene qe nuk do te kete me rritje taksash. Paketa e re eshte fokusuar ne thjeshtimin e procedurave ne favor te sipermarrjes. Kemi marre mbi 350 propozime te reflektuara ne mbi 50 procedura, draft te cilin shume shpejt do ta prezantojme ne qeveri. Ndersa me fazen e dyte te aksionit kunder informalitetit jemi perqendruar ne platformen e riskut dhe instrumentet inteligjente te profilizimit te sipermarrjeve, komunikimin intenisv dhe pergjithesisht ndryshimin e qasjes se administrates tatimore e doganore ndaj klimes se biznesit.

‎Se fundi, Ministri adresoi nje nga ceshtjet kryesore qe lidhen me kreditimin ne ekomoni.

“Me hapat qe kemi ndermarre ne sistemin financiar, kemi mitiguar shume nga problemet qe pengonin aktivitetin kreditues ne sektorin bankar. Ne jemi te vetedijshem per veshtiresite me te cilat ju perballeni ne situaten aktuale kur ka nje sasi te madhe likuiditeti ne treg dhe kerkese nen potencial, por ne te gjithe e dime se procesi i konvergjences mes te dyjave, do te thote norma me te larta te rritjes ekonomike ne vend. Reformat qe ne po bejme, po bejne te mundur qe rritja te jete e qendrueshme, ndaj ka mjaftueshem hapesire per ju qe te zhvilloni biznesin tuaj.

Jemi pyetur shume here ne cilat fusha duhet te fokusohet kreditimi nga ana e bankave. Bankat qe operojne ne vendin tone jane institucione me staf te kualifikuar, mire trajnuar dhe mire shperblyer dhe jam i bindur qe me pak me shume fokus mbi kete ceshtje, do te gjejne hapesiren e duhur per te kredituar. Perspektiva jone jane sektoret qe garantojne avantazhe konkurruese per ekonomine shqiptare.‎ Ne jemi tejet te fokusuar ne sektoret e bujqesise, energjise dhe mineraleve, turizmit apo manifaktures” – tha Ahmetaj duke nenvizuar se ekonomia shqiptare ka ende potencial shume te madh per tu zhvilluar dhe ne kete zhvillim, sektori privat financiar luan nje rol thelbesor.

June 23, 2016 12:06
Komento

2 Komente

  1. Socialisti i Ndershem June 23, 13:28

    Po mire more z. Minister, kur Krizen e paskemi lene pas, PERSE ne dollap une kam me pak buke , perse nuk i nderroj dot veshmbathjet e mia, perse e lashe pa shkolle femijen tim, perse nuk me shkon mendja te bej nje jave pushime, perse edhe kafen po e pi nje here ne dy dite ?
    Nese e ke fjalen per kalimin e krizes TENDE personale dhe te kolegeve te tu , e besoj qe ke shume te drejte.

    Reply to this comment
  2. elio June 24, 21:30

    Ka dy vite qe shqiperia eshte ne krize buke…Ky hajduti I telekomit qe e kemi bere minister ekonomi se bashku me camin qe e beme Drejtor te BSH, genjejne ne menyre te paskrupullt…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*