Ahmetaj: Rishikim autorizimeve dhe lejeve e licensave

July 1, 2015 17:07

Ahmetaj: Rishikim autorizimeve dhe lejeve e licensave

Nën drejtimin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj u zhvillua sot mbledhja e parë e Këshillit të Investimeve.

Këshilli funksionin si një organ konsultues për sugjerimin, diskutimin dhe inicimin e nismave dhe reformave në kuadër të përmirësimit të klimës së investimeve dhe biznesit në vend.

Në fjalën e tij, Ministri Ahmetaj  tha se Këshilli i Investimeve është një vlerë e shtuar në të gjithë atë platformë që ka ngritur qeveria në dialogun me sipërmarrjen në nivele të ndryshme, qoftë në nivele politikash, diskutimi teknik apo çështjesh specifike.

“Jam i bindur se ky angazhim vjen në momentin dhe kohën e duhur, për shkak të reformave të rëndësishme strukturore të ndërmarra nga qeveria, të cilat kanë bërë që ekonomia shqiptare të jetë në një fazë të thellë transformimi, por njëkohësisht dhe oportunitetesh të mëdha”  – tha Ahmetaj.

Në vijim Ministri prezantoi draftin e qeverisë shqiptare në kuadër tëreformës sëderegulimit, i cili pas konsultimit me palët do të dërgohet për diskutim dhe vendimmarrje pranë Këshillit të Ministrave.

Pjesë e reformës do të jetë rishikimi i autorizimeve dhe lejeve e licencave. Sikurse u shpreh Ministri Ahmetaj, ka mbi 136 autorizime që jepen sot, një pjesë e mirë e të cilave do të rishikohen në funksion të lehtësimit së të bërit biznes, kryesisht ato autorizime të cilat përbëjnëmbi rregullim të sektorëve apo që derivojnë nga ligji sektorial si dhe atyre që nuk trajtohen nëmbështetje të akteve nënligjore.

Faza e dytë e kësaj reforme do të trajtojë  lejet dhe licencat mëqëllim shfuqizimin  atyre që do tëkonsiderohen të panevojshme.

Ministri Ahmetaj theksoi se në funksion të kësaj reforme është edhe projekti i ofrimit të një dritare unike për regjistrimin dhe licencimin e bizneseve përmes bashkimit të QKR dhe QKL.

“Ne po bëjmë një analizë të thellë për  inventarizimin e të gjitha shërbimeve publike që ofrohen sot nga administrata dhe shumë shpejt do të realizojmë edhe dixhitalizimin e këtij inventari. Qëllimi final është reduktimi i kohës, afateve, procedurave dhe kostove për biznesin, krijimin e një klime sa më të favorshme dhe mbështetëse për sipërmarrjen dhe investitorët” – përfundoi Ministri.

July 1, 2015 17:07
Komento

1 Koment

  1. Arben July 1, 21:29

    PO KALOJ NGA DORA JOTE DO TE THOTE GJOBE MOR KRIMINEL.

    E KE VENDIN NE BURG DHE SEKUESTRIM PASURISE SE VJEDHUR SHQIPETAREVE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*