Ahmetaj: Thjeshtojmë mbi 40 procedura. Bizneset mirëpresin paketën

June 8, 2016 19:39

Ahmetaj: Thjeshtojmë mbi 40 procedura. Bizneset mirëpresin paketën

Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se krahasuar me vitin 2012, ekonomia shqiptare është rritur deri në vitin 2015 dy herë e gjysmë më shumë.

Ministri tha se edhe performanca e të ardhurave 4 mujore të 2013-s me këtë katër mujor, ka një kërcim rreth 30 e pak %.

Ministri deklaroi se Kryeministri dhe Qeveria kanë marrë vendim për të mos rritur taksat.

“Nuk ka rritje taksash. Pra ky është një vit I mbarë ekonomik, e kemi lënë vërtet krizën prapa dhe kemi arritur në konkluzionin se ka nevojë vetëm për thjeshtësim procedurash, nuk ka nevojë më të preken taksat, pra nuk ka rritje taksash, në potencë do të ketë rishikim për ulje”, theksoi Ahmetaj.

Arritjet kryesore sipas Ministrit të Financave

Krahasuar me vitin 2012, në 2015 u shënua një rritje dy herë e gjysmë

Performanca e të ardhurave 4 mujori i 2013 me këtë katër mujor, ka një kërcim rreth 30 e pak %,

Rritja e eksporteve është 7%.

Nuk ka nevojë më të preken taksat, pra nuk ka rritje taksash, por në potencë do të ketë rishikim për ulje.

Dikur ka qenë kompensimi 6%, sot kompensimi i TVSH është 20%

Kemi bërë rimbursimin automatik për eksportuesit, përfitojnë 809 subjekte me volum 100% të eksportit

Kemi afruar dhe do ta intensifikojmë procedurën e zhdoganimit në doganë

Kemi hequr së fundmi çmimet e referencës për 83 produkte dhe do të vazhdojmë t’i heqim

Për herë të parë në ligjin e procedurave po vendosim parimin e precedentit.

Shkurtimi i procedurës e bën çregjistrimin ku ju kërkoni të çregjistroheni për 10 ditë.

Lëshimi i faturës tatimore kompjuterike.

Mundësia për vetëkorrigjim. I jepet biznesit, sipërmarrjes e drejta për t’u vetëkorrigjuar në 5 vitet që kanë kaluar, pa penalitet.

Tani nuk është më një apo dy auditues që do të firmosin, por do të jenë 4.

Kemi futur një drejtori të pavarur apeli në strukturën e Ministrisë së Financave.

Kemi riparë propocionalisht penalitetet ndaj biznesit

Krijimi i Tatimpaguesit dixhital

June 8, 2016 19:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*