Ahmetaj jep shifrat: Ulje historike e nivelit të papunësisë

June 11, 2018 13:20

Ahmetaj jep shifrat: Ulje historike e nivelit të papunësisë

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj përmes një konference për shtyp deklaroi sot punësimi në Shqipëri vijon trendin rritës, ndërsa ka një ulje historike të nivelit të papunësisë.

Sot është publikuar raporti i INSTAT dhe është konfirmuar trendi rritës i punësimit. Lajmi shumë i mirë është ulja e papunësisë në nivelin më të ulët historik, 12.5 %. Shqipëria mbetet me normën më të ulët të papunësisë tek rinia. Në këtë vit janë shpallur mijëra vende të reja punë“, u shpreh ministri Arben Ahmetaj.

Niveli i papunësisë ka zbritur në 12.5% në fund të tremujorit të parë 2018, duke shënuar nivelin më të ulët historik që pas viteve ’90, sipas INSTAT.

Ndikimin kryesor e ka dhënë ulja e papunësisë te burrat që ka zbritur me 3 pikë përqindje, ndërsa ajo e grave ka mbetur thuajse e pandryshuar. Rritja e punësimit u nxit kryesisht nga sektori i industrisë dhe i shërbimeve.

o.j/dita

June 11, 2018 13:20
Komento

6 Komente

  1. Futja kot June 11, 13:59

    Prandaj duhet emigrantet ne kete vend, se ka pune, por nuk pa profesioniste …!!! Hajde gallate, hajde … Tamam TALLAVA’

    Reply to this comment
  2. intelektuali June 11, 15:36

    Po 300 mije vende te reja pune qe Edvin Karagjozi deklaroi qe do te hapte sapo te hypte ne karriken e pushtetit?

    sepse:

    Tani po ky Kryeminister Karagjoz deklaron se do te hape ne mandatin e dyte 250 mije vende te reja pune vetem ne fushen e turizmit, shtoji ketu mijra vende pune te hapura nga KAQOLI i Rilindjes, Ministri i Financave Ahmetaj me shkolle filoqyli dhe del numuri sagllam 600 mije vende te reja pune TAMAM per talebanet e ISIS-it qe Edi Rama i ka qepur ne mareveshje ne terrin e nates per te mbajtur me cdo kusht pushtetin e tij mafioz dhe lakmitar duke e shitur Vatanin per dy aspra

    Reply to this comment
  3. Arben June 11, 19:35

    Normale

    Vetem ne epoken qirindase

    Kane lene vendin 300,000

    Persona te cilet Jane punesuar

    Ne tregun e punes (te huaj kuptohet)

    E pastaj thone qe I gjati nuk mban

    Premtimet.

    Reply to this comment
  4. fredi June 11, 23:13

    pixh pixh

    Reply to this comment
  5. info analitike June 12, 08:50

    hahahaha na kenaqen keta estradaxhinjte rilindjote. Ore po ku i ka gjetur gjithe keta gomere bashke kriepsikoja . Hahahahaha nga i merr keto shifra ky more aman! Hap CNBC-ne dhe shikon mbarevajtjen e kompanive te suksesshme dhe hopa kopjon ndonje shifer. Perpara shoke per fitorje te reja!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*