Ahmetaj: Zero Tvsh për Kooperativat

April 15, 2018 19:52

Ahmetaj: Zero Tvsh për Kooperativat

 

Qeveria do të përjashtojë nga tatimi mbi vlerën e shtuar makineritë dhe pajisjet në fushën e prodhimit të energjisë së rinovueshme përmes diellit dhe shoqëritë e bashkuara bujqësore.

Deri më sot investimet në këtë sektor ishin pjesë e zinxhirit të tvsh-së, ndërsa pas miratimit të propozimeve kostot për të ndërtuar panele diellorë do të jenë më të lira. Po ashtu edhe shoqëritë bujqësore tashmë do të kenë të njëjtin status si fermerët e thjeshtë sa i përket trajtimit të TVSH-së.

Lajmin e dha ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë një bashkëbisedimi me biznese në Shkodër.

“Vetëm javës që vjen do bëhen dhe dy vlerësime të rëndësishme fiskale, një për industrinë elektroenergjitike për fotovoltaiket, ku TVSH për makineritë dhe pajisjet bëhet zero, dhe një tjetër për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, ku nëpërmjet instrumentit fiskal dhe procedurial do të trajtohet një ndërmarrje bujqësore si një fermer, pa ngarkesë TVSH-je”.

Ahmetaj sqaroi edhe skemën e futjes në TVSH për biznesin me xhiro mbi 2 milion lekë dhe siguroi që nuk do të ketë as rritje të çmimeve dhe as të kostove për sipërmarrësit e vegjël.

“Nuk ka kosto administrative, nuk ka rritje çmimesh, dhe ne do të vazhdojmë t’i mbajmë taksat e ulura dhe 0 për biznesin e vogël. Ditën e parë, ky inventar, pra skanimi i këtij inventari e ndihmon të deklarojë dhe madje të dalë me TVSH të kreditueshme dhe më vonë, edhe të pagueshme, sepse do të ketë mundësi që të deklarojë dhe shpenzime të bëra për drita, për ujë, për qira, apo edhe për punëtorët”.

Për Ministrin e Financave përfshirja në skemën e TVSH-së për biznesin e vogël bëhet për të gjurmuar transaksionet e të madhit. 99.2% TVSH-së vjen nga biznesi me xhiro mbi 5 milion lekë, dhe 0.2% e tyre nga ata me të ardhura vjetore nga 2 në 5 milionë.

l.h/ dita

April 15, 2018 19:52
Komento

3 Komente

  1. Arben April 15, 20:34

    pirdh o pirdh

    Reply to this comment
  2. Monkey April 15, 20:53

    O më të lumtë Samir Mane, edhe ti nuk do paguash taksa njësoj si fshatari thjeshtë. Pasi na ndalove blerjet online, na vodhe kromin e 1/4 e bregdetit e na helmove e sëmure me supermarketet e tua tani do edhe bujqësinë ? Vazhdo se mban ky popull akoma. Një pyetje për ministrin : Ju thoni se pas heqjes së TVSH-së do të ketë më pak kosto në ndërtimin e paneleve diellore, ndërsa po ashtu thoni se futja në TVSH të biznesit të vogël nuk do të sjell rritje cmimesh. Dmth : kur hiqet TVSH cmimet janë më të lira, kur vendoset TVSH cmimet nuk ndryshojnë. Me shumë mundësi jam unë injorant por ka ndonjë ekonomistë të m’a shpjegoj pak si funksionon ?

    Reply to this comment
  3. rama tejkalon nivelin e BE April 16, 01:53

    bravo Ahmetaj, kompetent, i zoti, inteligjent, komunikues, rezultativ. Ky dhe Bushati perfaqesojn dy nga me te miret e qeverise se vogel Rama.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*