Ahmeti flet për “kapërcim” të rritjes ekonomike në 2016

January 26, 2016 15:47

Ahmeti flet për “kapërcim” të rritjes ekonomike në 2016

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Arben Ahmetaj, priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Giorgos Tsipras.

Në takimin mes palëve, Ministri Ahmetaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve. Shifrat ekonomike tregojnë për një rritje të investimeve dhe volumit tregtar mes dy vendeve. Nga ana tjetër, bizneset greke kane një traditë në Shqipëri të lidhur me sektorin bankar, telekomunikacionin dhe sektorin e ndërtimit, ndërsa shtoi se numri i tyre po rritet në tregun vendas.

Ahmetaj bëri një prezantim të përgjithshëm të performancës ekonomike dhe nismave të ndërmarra në kuadër të konsolidimit të rritjes. “Në vitin 2014 rritja ekonomike u dyfishua krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2015, ajo është në nivelin e 2.7% ndërsa për vitin 2016 presim një kapercim në 3.4-3.5% – u shpreh Ministri. Ai përmendi disa nga ndryshimet e bëra në kuadër të përmirësimit të klimës së biznesit dhe investimeve në vend, me qëllim krijimi e një terreni ekonomik të shëndetshëm dhe atraktiv për investitorët.

“Kemi bërë ndryshime tejet cilësore sa i takon kuadrit ligjor. Kemi miratuar një paketë me katër ligje të rëndësishëm që impaktojnë klimën e biznesit. Ligji i ri për turizmin synon të krijoje kushtet e duhura për zhvillimin e sektorit dhe rritjen e peshës së tij në ekonominë e vendit. Për ne turizmi është një sektor prioritar që ka vëmendjen dhe angazhimin tonë maksimal, por edhe potencial të lartë për tu rritur.

Ligji për Partneritetin Publik Privat ka shkurtuar ndjeshëm procedurat dhe afatet kohore të aplikimit dhe, nga ana tjetër, garanton cilësinë e projekteve duke vënë si kusht pranimin vetëm të projekteve që kanë studime fizibiliteti të avancuar”.

Po kështu, Ministri përmendi se qeveria ka ndërmarrë një sërë reformash të thella strukturore në sektorët kyçë të ekonomisë në kuadër të modelit të ri ekonomik.

“Reforma në energji ishte një reformë madhore. E vështirë patjetër, por e domosdoshme. Ndërmarrja shtetërore, nga një kompani me 50% humbje, është kthyer në një kompani rentabël që nuk kërkon më mbështetje nga buxheti i shtetit. Po kështu, reforma kundër informalitetit në ekonomi ishte dhe vazhdon të jetë një nga betejat tona më të mëdha. Ka sjellë rezultatet e veta pozitive. Nga 1 janari, bizneset e vegjël në vend nuk i paguajnë më taksa shtetit.

Nga ana e tij, z. Tsipras u shpreh se Greqia ka kaluar një periudhë të vështirë, por pritshmëritë e qeverisë këtë vit janë për një përmirësim nga -3% në -0.5%. “Kemi ndërmarrë shumë reforma, kryesisht për menaxhimin e borxhit dhe kontrollin e financave publike. Kemi përmirësuar kapacitetet e pagimit të borxhit dhe po punojmë për rimëkëmbjen e ekonomisë”, u shpreh ai.

January 26, 2016 15:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim