Ahmeti: Nëse çështja e emrit nuk zgjidhet, gjërat mund të shkojnë shumë keq

February 3, 2018 17:09

Ahmeti: Nëse çështja e emrit nuk zgjidhet, gjërat mund të shkojnë shumë keq

 

Në diskutimin për emrin e Maqedonisë ka ndërhyrë së fundmi edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili është në pushtet në koalicion me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, Ahmeti siguron palën greke se “vendi ynë nuk ndonjë pretendim territorial ndaj Greqisë”, me ç’rast sipas tij, Athina duhet të marrë një tjetër qëndrim.

“Nëse gjërat shkojnë keq për ne, atëherë është e qartë se do të ketë pasoja për Athinën dhe mundet që ambiciet e së shkuarës të qarqeve të caktuara të vjetra që kanë ide për ndarje dhe kufij të rinj në Ballkan të rindizen. Mendoj se kjo do të ishte shumë e rrezikshme për të gjithë ne”, është shprehur Ahmeti.

Duket se një ndër këta përfaqësues është edhe presidenti Ivanov, që sipas kreut të partisë shqiptare, “humbi një mundësi të shkëlqyer për të përmirësuar imazhin e tij mes shqiptarëve”.

Ahmeti ka shtuar se shpreson që Ivanov nuk do të ketë të njëjtën qasje edhe për çështje shumë serioze si ajo e emrit.

a.s/dita

February 3, 2018 17:09
Komento

1 Koment

  1. demo February 4, 11:41

    Mos u benu ju shqiptaret mashe e pretendimeve greke.
    Thirrni studiuesit e Historise per Experte! Lexojani ne ftyre grekut “Filipiket” e Demostenit,qe ta kene te qarte greket se nuk kane te bejne fare me Maqedonasit e Lashte.Aq sa jane Romake,.aq sa jane Epirote,aq jane greket Maqedonas.Presidenti i Maqedonise ka te drejte qe nuk u ben leshime grekeve per emrin.Ku i merrni keto mesime per tu bere leshime grekeve?Nga Sali Berisha,apo nga Edi Rama?Greket kane njemije arsye historike per ti kerkuar Sevastopolin Rusise,se sa te kerkojne te ndryshojne emrin e Maqedonise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*