Ai, ajo dhe “Të dua”!

June 11, 2019 09:48

Ai, ajo dhe “Të dua”!

Si ta dish kur është koha e duhur për të thënë për herë të parë “Të dua” në një marrëdhënie? Edhe nëse vendos, cili duhet ta thotë në fillim?

“Sex and The City”, bibla e preferuar e jetës reale, ka një episod interesante kur i dashuri i Miranda-s, doktori Robert Leeds, i bën asaj një surprizë me biskota në të cilat shkruhej “Të dua”. Ndoshta nuk ishte në gjendje t’i thoshte këto dy fjalë me zë, ndaj edhe gjeti një mënyrë vërtet të ëmbël për të shprehur atë që ndiente.

Por nuk është gjithҫka kaq argëtuese sa në filma. Ka edhe disa analiza shkencore përpara dilemës “Kush duhet të thotë i pari të dua”?

Marissa Harrison profesoreshë psikologjie në Universitetin e Pensilvanisë, jep një përgjigje shkencore për këtë pjesë.

Në pamje të parë, femrat janë më të prirura të thonë “Të dua” për herë të parë, sepse duan të testojnë se më cilin kanë të bëjnë. E para, nëse nuk thuhet e njëjta gjë edhe nga ana tjetër, nuk do të jetë e thjeshtë për t’u përsëritur. Femrat janë edhe më skeptike se meshkujt dhe, nisur nga kjo, ato mendojnë se meshkujt, si fillim duan seks – kur thonë “të dua” të parët.

Por ka një të vërtetë shokuese: një studim i vitit 2011, i kryer nga Marisa Harrison raportoi se femrat dinë t’i kontrollojnë emocionet: “Femrat janë të predispozuara t’i mposhtin emocionet… Është një mekanizëm mbrojtës shumë i natyrshëm që u jep atyre kohë për të vlerësuar me saktësi vlerën e partnerit”, – tha Harrison.

e.t./dita

June 11, 2019 09:48
Komento

1 Koment

  1. Te Dua ! July 14, 10:29

    Kjo shprehje perdoret ne shtratin e Hotelit ne Plazh ,

    mbasi o ngop shpirti me sex e orgazmat kan ran m’qetsi

    tu e shoqru menji t’puthme te omel .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*