“Ai motor na ndiqte prej ditësh”, dëshmitë në Prokurori të djalit të bankierit Santo dhe shoferit

January 20, 2021 08:52

“Ai motor na ndiqte prej ditësh”, dëshmitë në Prokurori të djalit të bankierit Santo dhe shoferit

Pas veturës me targa AA 111 AX vihet një motor me dy persona të veshur me xhupa të errët, me skafandra që u mbulonin mirë fytyrën. Ishin të njëjtët njerëz, i njëjti motor që e ndiqte prej ditësh.

Imazhet e errta të tyre binin shumë në sy. Madje, i kishin bërë përshtypje më herët djalit të bankierit, Egit, siç zbulohet në dëshminë e tij në prokurori, të transmetuar në media pas shpërndarjes së lajmeve mbi një rihapje të hetimevs për vrasjen e bujshme të bankierit të njohur.

Dy apo tre ditë para shoferi më ka marrë me makinën e bankës nga shtëpia për të më cuar në punë. Në rrugicat e lagjes parakaloi një motor i madh, me ngjyrë të zezë mbi të cilin udhëtonin dy persona të veshur me rroba të errta dhe kokore të zeza” – thotë Egi Santo, djali i të ndjerit Artan Santo.

Edhe shoferi Fatmir Balla konfirmon se e kishte parë më herët motorin por nuk i kishte kushtuar rëndësi. Ai konfirmon se ishte i njëjti me atë të ditës së krimit. Itinerari i tyre ishte i njëjtë. Mëngjesin e 26 qershorit, vrasësit nuk i ndahen mjetit gjatë gjithë rrugëtimit siç bënin prej ditësh.

Kurse gazetari i kronikës Artan Hoxha i njohur për teoritë e tij mbi lidhjet e bandave dhe krimit të rrugës jep indicie për një prej personve të dyshuar si ekzekutor.

“Personi që ka bërë qitjen me informacionin që kam unë, më pas është rrëmbyer dhe është zhdukur, është personazh që rezulton i përfshirë në seri ngjarjesh të rëndësishme në Shqipëri. Ka një variant që ky para se të ekzekutohej e zhdukej është filmuar me kamer, është torturuar për të treguar e pastaj është ekzkeutuar e zhdukur kufoma, gjatë torturave ka treguar lidhur me 31 ngjarje” u shpreh gazetari Artan Hoxha.

Personi për të cilin është folur disa herë është Enver Stafuka nga Fushë Kruja. Ai është person i dyshuar për disa vepra penale. Ky person është rrëmbyer në 8 Shkurt të vitit 2015 në qendër të Fushë Krujës nga disa persona të maskuar si policë.

Trupi i Stafukës nuk u gjet kurrë. Ai ka pasur një cështje penale që lidhej me procesin për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Stafuka, kishte grabitur makinën e përdorur në krim nga biznesmeni Arben Frroku.

Në dëshmitë e dhëna në prokurori, ata kanë deklaruar se Enverin e zhdukën pasi kishte informacion për dhjetëra krime.

Vetë familjarët e Stafukës kanë akuzuar hapur për zhdukjen e Enverit shokun e tij Durim Bami. Bami njihet si një prej krerëve të bandës së Niklës. Ai, është i njëjti person i cili disa vite më parë rrëfente se ishte porositur për të kryer një atentat ndaj deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Kur prokuroria nisi veprimet, ai tha se gjthçka ishte inskenim. Në këtë konkluzion arriti edhe organi i akuzës.

Bami kishte dëshmuar për këtë plan edhe para ministrit të brendshëm të kohës Saimir Tahiri. Saimir Tahiri pati deklaruar aso kohe në prokurori se inskenimi ishte bërë pikërisht për të larguar vëmendjen nga vrasja e Artan Santos.

Saimir Tahiri: Kjo bëhej ose se Toma do të jetë në qendër së vëmendjes së Kryeministrit ose për të mbuluar një ngjarje tjetër kriminale që sipas meje ishte diçka që kishte të bënte me Santon ose me vëllanë e deputeti Mark Frroku. Kjo sepse ne kishim problem me dëshmitarin e drejtësisë për çështjen e vëllait të Frrokut, për çështjen e vrasjes së Dritan Lamajt.

Banda e Niklës ka qenë një prej grupeve të dyshuara për eliminimin e bankierit. Siç konstatohet në dosjen hetimore, dy prej pjestarëve të këtij grupi janë mbajtur nën vëzhgim. Bëhet fjalë për Valter Bamin, vëllain e Durimit dhe Mariglen Hakën.

Ky i fundit, i shpëtoi një atentati në Shtator të vitit 2019 në hyrje të banesës në Nikël ku u plagos rëndë. Në ngjarje u vra halla e tij Shpresa Basha. Sipas të dhënave të prokurorisë që kanë rrjedhur dje në media, pas vrasjes së Santos, Haka dhe Bami i janë nënshtruar përgjimeve telefonike dhe atyre ambjentale por “nuk janë siguruar të dhëna me interes për hetimin”.

Mes të dyshuarve, policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje shtetasin Gjergj Tushaj, i njohur edhe me emrin Gjokë Tushaj. Tushaj njihet si mik i biznesmenit Rezart Taçi, me të cilin kishte raporte të afërta. Në periudhën e lulëzimit të Taçi Oil, Tushaj shërbente si menaxher në Veri të vendit.

Ky është një prej personave kyç që lidhet me të ashtuquajturën pista azere e ARMO-s. Dyshimet e implikimit të tij në transaksionin ku u përfshi Credins do ti tregojmë pak më poshtë. ‘Në Shqiëpri, fakti që u bë te dera ishte me mesazh të qartë, e para që ne të heqim se kemi problem askënd e së dyti kushdo që na kundërvihet do ketë fatin e personazhit që ekzekutuan” u shpreh gazetari Artan Hoxha.

Në vitin 2008, shoqëria shtetërore e naftës ARMO u ble nga “Amra Oil” e cila u prezantua si kompani amerikane. Në fakt, pas konsorciumit qëndronte biznesmeni shqiptar Rezart Taçi. Ai kishte përdorur për mbulim një shoqëri aksionere me bazë në Teksas. Taçi bleu për 128 milionë euro ARMO-n edhe pse nuk kishte para’ të paguante. Ai mori një kredi prej 75 milionë eurosh nga Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit me pronësi mbi 50 % shtetërore. Rezart Taçi, është marrë në pyetje pas vrasjes së Santos nën cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Referuar dëshmisë që publikohet për herë të parë nga Top Story, ai thotë se shuma prej 75 milionë eurosh ka ardhur si depozitë në Credins fillimisht…Më pas, paratë janë derdhur në llogarinë e kompanisë “Amra Oil” për kreditimin e blerjes së ARMO-s. Një vit më vonë, azerët kërkuan kthimin pas të parave.

“Në atë kohë mbaj mend që, sepse e kam pyetur të djerin Santo, dhe thotë e kam zgjidhur operacionin duke i shpëtuar jetën edhe shqipraëve që ishin përfshirë në histori. Pra, jo vetëm zgjidhëm konfliktin dhe u mundësuam azërëve të dilnin ga problem, por edhe bzinesmeni shqiptar i përfshirë ka dalë me 30 milion dollar” u shpreh gazetari Artan Hoxha

“Kur filluan të dali problemet në marrdhëniet mes tyre e kam pyetur, dhe ishte shumë i prerë e shumë i besueshëm për mua. Tha degjo: cfarë tonë është problemi atyre, problemet e bankës janë që i kemi gjithë dokumentacionit të rregullt e të them në këtë moment që pyet që i kemi mbyllur problemet me firmën azere…” u shpreh Eduard Mazi, mik i Artan Santos.

Taçi thotë se me Santon ka pasur raporte miqësore. Në bankën Credins ai ka marë disa kredi me vlerë mbi 10 milionë euro. Madje, ai ka blerë edhe 4.6 % të aksioneve të Credins, të cilat i ka shitur më pas. Janë disa ngjarje kriminale të tjera të cilat kanë fije të përbashkëta mes ekzekutimit të Santos dhe kredisë prej 75 milionë euro të azerëve.

Në vitin 2012, në Stamboll ekzkeutohet biznesmeni turk Omer Satin. Në Shqipëri, ai ishte bashkëpronar i kompanisë “BT International Engineering Services Limited & Arun Construction Joint Stock Company SHA”. Ai posedonte 40 % të aksioneve. Ortaku i dytë po me 40 % rezulton RezartTaçi. 20 % posedoheshin nga dy shtetas të tjerë turq.

Mediat turke raportuan në atë kohë se një prej pistave të hetimit ishin konfliktet me aksionerët në Shqipëri. Për krimin u arrestuan 4 persona me kombësi turke. Ata pranuan autorësinë dhe dëshmuan se ngjarja lidhej me një borxh të pakthyer nga viktima Satin.

Askush nuk u thellua në faktin se biznesmeni turk është ndërmjetësi mes azerëve, Rezart Taçit dhe bankës Credins për marrjen e kredisë 75 milionë euro. Për herë të parë, Top Story zbardh dëshminë e Taçit për rolin e shtetasit turk.

Në momentin e lëvrimit të kredisë nuk ka pasur asnjë lloj kontrate midis shoqërisë “AMRA” dhe “bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit’ dhe personi që ka ndikuar për lëvrimin e kësaj shume ka qenë shtetasi turk Omer Satin” u shpreh Rezart Taçi, biznesmen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qartazi Taçi ka pranuar se për kredinë është ndjekur një rrugë e pazakontë. Është thuajse e pamundur të operohet pa nënshkruar kontratë nga bankat para lëvrimit të kredisë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për shuma dhjetra miliona euro si në rastin konkret.

“U vra në këtë periudhë, edhe ai nuk jeton më, ra ndërmjetësi që mundësoi ardhjen e azerëve”u shpreh gazetari Artan Hoxha.

January 20, 2021 08:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim