FOTO – OPINION: Ai që do ta drejtojë këtë qytet, duhet ta dojë atë

Entela Resuli April 18, 2015 11:57

FOTO – OPINION: Ai që do ta drejtojë këtë qytet, duhet ta dojë atë

Pranvera ka ardhur; natyra ka shpërthyer.

Këtë të shtunë DITA udhëtoi në disa nga pikat më interesante të kryeqytetit, duke sjell pak nga jeta e një dite fundjave, me dëshirën e mirë për të treguar atë pjesën e pashme të tij.

E dimë që është një qytet me halle shumë, madje shpesh duket e habitshme se si e gjejnë forcën njerëzit për të qenë të lumtur e të qeshur (të paktën kështu duket).

Dhe më e habitshme duket kur i sheh të kalojnë orë të tëra në kafene, e sidomos, tani që ka diell…

Në këtë prag zgjedhjesh lokale, urojmë që, ai që do të marrë drejtimin e qytetit, ta dojë atë, se vetëm kur e do diçka mund të bësh mirë, në të kundërt s’ka shpresë për përmirësim.

Është shumë më e thjeshtë të fotografosh anën e shëmtuar të këtij qyteti, por këtë herë e vendosëm t’i besojmë shprehjes: “Çfarë ndjell, sjell”!

Ne nuk themi që Tirana është kaq e bukur, por në disa kënde duket e tillë :).

Eh sikur të ishte e gjitha kështu…

Entela Resuli / DITA

IMG_5450

IMG_5774 IMG_5786 IMG_5790 IMG_5472 IMG_5484 IMG_5490 IMG_5491 IMG_5685 IMG_5686 IMG_5758 IMG_5767 IMG_5770 IMG_5755 IMG_5807 IMG_5815 IMG_5754

Entela Resuli April 18, 2015 11:57
Komento

8 Komente

  1. Pellumb zaimi April 18, 14:25

    Entela je nje vajze inteligjente dhe kete e tregon cdo dite me shkrimet e bukura dhe fotot e bukura qe na jep. Respekte vajze

    Reply to this comment
  2. rudini April 18, 17:21

    Merr dhe nje pamje klasike nga lagjia ku une banoj,dhe do te shikosh sa ngjan me Kabulin,

    Reply to this comment
  3. Arben April 18, 19:42

    ERJON VELIAJ ESHTE DELFIN I ZIONISTIT SOROS DHE NUK DO ASGJE.

    AI VJEN ME NJE MISION PER TE KRYER, CFARE ESHTE ME E MIRE PER TIRANEN, NUK KA ASNJE RENDESI PER OJQ-ISTIN.

    Reply to this comment
  4. dyshues April 19, 06:32

    -Tirana do te behet me e bukur ,sigurisht,por neqoftese nuk do te kete njerez qe ecin te perhumbur…

    Reply to this comment
  5. intelektuali April 19, 07:43

    TIRANA GJITHMONE E ME SHUME PO NGJAN ME NJE PERBINDESH BETONI

    Lakmia e pushtetit mafioz vendor dhe qendror nuk ka te sosur dhe konfrontimi i tyre eshte agresiv eshte fallco per sy e faqe, sepse vetem po te shetitesh pak ne rrugicat e qendres se Tiranes matane rrugeve kryesore, apo te dalesh tek parku i Shen Prokopit mund te bindesh lehte se kulcedrat prej betoni si gratacielat e Nju Jorkut, por te ndertuara pa rruge, pa uje dhe pa kanal ku te dhjesin popullata, pra keto kulcedra te idiotesise urbanistike po vazhdojne te kollofisin hapesirat jetike te banoreve duke e renditur kryeqytetin tone si nje nga qytetet me te shemtuara te Botes.

    Ne kete sens sado te perpiqen gazetaret e DITES qe te fshehin e te zbusin kete te VERTETE te trishtuar te kryeqytetit tone me fotot e tyre te sajuara MBRETI lakuriq i politikes sone kombetare shikohet fare qarte qe ne pamje te pare dhe nuk ka nevoje qe te hypesh ne kullen e Vodafonit te Lad Kostes qe te bindesh per pamjen e shemtuar te Tiranes sone, sikur si nje LULE MALI.

    Reply to this comment
  6. koco April 19, 08:18

    Eshte per te shprehur mirnjohje edhe per keto foto te hedhura ne f. b te cilat jane deshmi e venjes dore te Edi Rames gjate kohes si Krye bashkiaku i Tiranes pas asaj Katrahure si e kish kethyer regjimi i Berishes Lanet dhe pjeset anesore te saja si dhe lulezimin e kioskave dhe eleminimin e parqeve te gjelberuar nga nje shpellar , shembelltyre e asaj mendesie mundet te verehet edhe ne doren shkateruese te Sheshit Skenderbe si sheshi unikal ne vend me shume fuksjone dhe kethimin e tij ne nje livadh te turpeshem pa fuksjon dhe estetike malokeri .

    Reply to this comment
  7. investigatori April 19, 09:15

    PURO propagande,ne tirane fotot jane te zgjedhura,pse nuk perfshini jeten ne tirane me njerezit ne foto pas rrugeve kryesore dhe te shikoni zhvillim .made in pakistan.shqiperia dhe qytetet e saj duken me shume islamokomuniste nuk ka asgje evropiane ne tirane.ndoshta duken evropiane per ata qe kane ardhur nga fshatrat dhe nuk kane shkelur ne asnje vend te zhvilluar.fatkeqesisht ne shqiperite ha balta,pluhuri,mbeturinat dhe njerezit qe jane te veshur shume keq dhe nuk e mbajne veten fare,pra duken me shume lindje se perendim.mos te harrojme dhe pazaret e ndyta qe shitet cdo gje pertoke dhe makinat qe i bien borise si ne kandahar pa pike arsyeje.socialistet nuk bejne asgje per tiranen,vetem per xhepin e tyre.shqiperia nuk ka akoma politikane per popullin.jane te gjithe hajduta dhe vrases mbetje ish komuniste,biles edhe me te keqinj se komunizmi vete.

    Reply to this comment
  8. Hëm... April 19, 13:28

    tiranen e prishen per fat te keq edhe ata qe u rriten atje. Zhduken parqet ‘komuniste’ ku te mundeshin psh. Tirana e Re kishte plot te tilla nga fusha e futbollit dhe parku ngjitur mes 11 Janarit dhe Emin Durakut, parku tek Ekspozita Shqiperia Sot etj etj per te mos thene qe mes pallateve gjithnje kishte lulishte… ai diktatori qelloi ekologjik. Por per fat na erdhi demokracia dhe na mbushi me pallate te shtrembera dhe sot mali i Dajtit nuk shihet me vec po te hipesh ne tarraca. Per vete keta miqte kapen troje ne periferira dhe bene oazet e tyre … te dhj…. mu ne demokraci se vetem e tille nuk eshte deri me sot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*