“E vërteta mund të mos na bëjë zengjinë, por do të na bëjë të lirë”

Alqi Koçiko September 30, 2018 15:00

“E vërteta mund të mos na bëjë zengjinë, por do të na bëjë të lirë”

Atij, pas vitit 1945 nuk i dhanë as punë shtetërore, as pension. I hoqën triskën e Frontit, triskën e ushqimeve, por ia doli të mbijetonte disi duke u marrë privatisht me përkthime. Vdiq më 1953 në spital, kur ishte i shtruar për kurim nga hiper tensioni. Nëse çdo hap i jetës së tij interesante por edhe të trazuar, mund të lihet në errësirë, ajo e cila vlen të theksohet sot si një vlerë e vyer e mendimit shkencor ekonomik është“promemorja”, të cilën më 22 dhjetor 1945, e dërgon “të rezervuar vetëm për ministrat”.

Kjo promemorje, një dokument që për herë të parë është komentuar në mënyrë dinjitoze nga autorët Fatos Arapi dhe Trim Gjata në vitin 1992, është një ese shkencore që zbulon fare mirë se çfarë lloj komunisti ishte ai dhe si e shihte të ardhmen e atdheut të vet. Fjala është për Kostandin Boshnjakun – shkruan DITA.

1

K. Boshnjaku

Kostë Boshnjaku lindi në vitin 1888, në Lunxhëri të Gjirokastrës. Studimet i kreu në Institutin Tregtar të Pireut në Greqi. Për disa vjet punoi në banka ndërkombëtare në Odesë dhe Pjetërburg të Rusisë. Kur më 1914 u formua qeveria e princ Vidit, ai u emërua drejtor i Thesarit dhe Borxhit Shtetëror. Gjatë revolucionit të Tetorit ndodhej në Rusi dhe ndoshta është i vetmi intelektual shqiptar që i ka përjetuar nga afër ngjarjet tronditëse të Rusisë sovjetike. U kthye në atdhe dhe u bë dëshmitar aktiv i epokës së turbullt e njëherësh shpresëdhënëse të fillim-viteve ‘20, por pas dështimit të qeverisjes noliste të 1924-ës, u shtrëngua të emigrojë (në Austri, Zvicër, Gjermani, Francë, Bullgari, Rumani). Gjatë kësaj kohe ka patur miqësi me intelektualët demokratë e republikanë, si Noli,Ymer Dishnica, N. Ivanaj, H. Xhelo, S. Malëshova, Asdreni, Faik Konica etj. Ky i fundit në vitin 1922, i pat sugjeruar Nolit në një letër, se Boshnjaku ishte personaliteti më i volitshëm për t’u emëruar ambasador në Greqi. Ahmet Zogu më 1927, e dënoi me vdekje në mungesë, si i akuzuar për pjesëmarrje në organizimin e atentatit kundër tij në kryeqytetin austriak. Kur policia e Vjenës e arrestoi më 1929, për lirimin e tij ndërhynë personalitete botërore si Ajnshtajn, Anri Barbys, etj.

Ndalemi pak këtu, sepse dokumenti origjinal i 5 qershorit 1929, me anë të të cilit konsulli i Shqipërisë në Vjenë, Çatin Saraçi, lajmëron ministrin e vet të Jashtëm Reuf Fico mbi arrestimin e Boshnjakut, flet shumë. Ja dy ekstrakte: “…J’u konfiskue Boshnjakut krejt korrespondenca. J’u gjetnë shumë letra të Fan Nolit nga Berlini, të Lazër Fundos nga Moska, të Kollumbit nga Stambolli.. ”, ose “Ky me dhelpninë e tij ka pasë dijeni mbi përmbledhjen e aktit res.Nr. 170-II qi j’u dërgue kësaj zyre…ndoshta në qark të nëpunsavet t’onë të Qandrës nuk kuptohet edhe fjala “sekret zyrje”… asht e ditun se ay asht aq i squet, e nuk përmend kurr’ emna në letra të tija”. E në fakt, vetë ministri Fico ishte mik i ngushtë i Boshnjakut, siç dëshmon dhe fotoja.

Ishte epoka e ideve radikale, qoftë majtas apo djathtas. Të cilat edhe më ashpërsisht nga sa propagandoheshin, u vunë në jetë me komunizmin dhe fashizmin. Por është interesant fakti se Boshnjaku, që gjatë gjithë periudhës 1924-39 ka jetuar jashtë atdheut si emigrant politik, bënte pjesë në atë klasë intelektualësh idealistë që komunizmin e lidhnin me mirëqenien dhe jo me vrazhdësinë staliniane. Ja një shembull: Diku para vitit 1922, kur e pyetën në Hollandë për rreth idealeve të revolucionit të Tetorit, ai iu përgjigj atyre se: “Komunizmi është një iluzion për shoqërinë njerëzore”.

2

Me shoqen e jetës, austriaken Margaret Shmid

Kostë Boshnjaku kishte një kulturë të gjerë në lëmin e ekonomisë, në veçanti të asaj bankare. Zotëronte një kompetencë shkencore. Ishte poliglot: Dinte greqishten e vjetër dhe të re, turqishten, frëngjishten, rusishten, gjermanishten, anglishten, që i fliste rrjedhshëm, sepse kishte banuar në këto vende. Kishte një penë të mprehtë prej publiçisti serioz. Ishte plot dinjitet, i matur e fjalëpak, dëgjohej dhe iu imponohej për respekt të tjerëve. Mendimi i tij politik bazohet në direktivat e para të Kominternit, të cilat më pas u keqinterpetuan (edhe) nga regjimi shqiptar, por ndërkaq çdo shenjë e tij në shtypin e kohës bie era progres. Nga ana tjetër, për ta kuptuar më saktë mendimin politik, ekonomik dhe shkencor të Kostandin Boshnjakut, duhet t’i referohemi kushteve historike të gjithë aktivitetit të tij.

Boshnjaku përfshihet në ajkën e intelektualëve për tërë mozaikun e komunistëve të ardhur nga Franca, Italia, Gjermania, apo Austria në Shqipëri, që në plan të parë vunë çështjen shqiptare. Fjala është për atë brez “proto-komunistësh” që më pas u zhgënjye, hoqi dorë, u ndrydh në guackën e vet apo edhe u eliminua fizikisht, pasi pa se çfarë ishte komunizmi i përkthyer në terrenin shqiptar, siç janë Sejfulla Malëshova, Tajar Zavalani, Koço Tashko, Dhimitër Fallo, Llazar Fundo, Niko Xoxe etj.

Në vitin 1924, ai shkruan me shumë respekt dhe vlerësim për presidentin amerikan Uillson, për atë ç’ka bëri në konferencën e Paqes më 1920 për Shqipërinë; por edhe për Leninin, mbi qëndrimin që ai mbajti në denoncimin e traktatit të Londrës më 1915, për çështjen shqiptare. Dhe Boshnjaku thekson se: “Nuk na intereson zaten, sa vepra ka shkruar Lenini, por vetëm çfarë ka bërë ai për Shqipërinë”.

Sa i përket jetës së tij private, në ato pak raste kur është përmendur pas vitit 1990, Boshnjaku është anatemuar si aventurier (sepse nuk martohej?!). Në fakt, çertifikata e martesës mban numrin 125, të datës 21 korrik 1940, të zyrës së gjendjes civile në komunën e Prezës. Ai që nga viti 1925 ka bashkëjetuar me të vetmen grua, austriaken Margarete Sehmid. Pikërisht në banesën e saj në Vjenë, e arrestuan në vitin 1929. Sipas të afërmve të tij, Kostandin Boshnjaku nuk donte fëmijë për mungesë baze ekonomike, por edhe për faktin se ai lëvizte nëpër botë, duke punuar për Shqipërinë. Është mjaft domethënës një shkrim i tij në gazetën “Shqipëria e re” në mars 1934, faqe 4, ku kritikon parlamentin shqiptar që kishte nxjerrë ligjin “Për ndalimin e martesave me vajza të huaja”. Po në këtë vit, nga Varna e Bullgarisë, dërgon një letër të hapur për të gjithë kolonitë shqiptare me pseudonimin, I.G. Coni. Në këtë material prej dy faqesh, del në sipërfaqe jo vetëm niveli, mendimi i lartë social i autorit, por mbi të gjitha vlerësimi bashkëkohor dhe aspak bolshevik i zgjidhjes së çështjes shqiptare.

3

Odesë, 1913, përvjetori i parë i flamurit, në rreth Boshnjaku

Në rrethet intelektuale të kohës, Kostandini vlerësohet lart, dhe kjo tregohet edhe nëpërmjet korrespondencave si dhe dedikimeve të shprehura në librat e dhuruara prej tyre, të cilat janë faksimile në arkivin familjar: nga Konica, Hasan Prishtina, Sejfulla Malëshova e deri tek Nako Spiru apo Koço Tashko. Bile ekziston një letër, ku imzot Bumçi, i shpreh falenderimet në emër të princeshes Sanije (motra e Zogut, persekutori dhe dënuesi i tij me vdekje), për kurën e dobishme të mjekësisë popullore që ai këshilloi për shërimin e saj.

Kostandin Boshnjaku u kthye në Shqipëri në vitin 1939. Mori pjesë aktive në Luftën Antifashiste, duke u zgjedhur një nga 16 anëtarët e kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Antifashist dhe deputet më 2 dhjetor 1945. Këtë fazë të jetës së tij, mund ta nisim me një nga letrat e pakta që Enver Hoxha i dërgoi, ajo e 17 prillit 1944, ku e lajmëron 55 vjeçarin për vendimin e këshillit mbi thirijen e kongresit antifashist: “I dashur Boshnjak, …e kuptoj fare mirë arsyen që të shtrëngon të rrish aty, pse të kam njohur në pyjet e Martaneshit të mbuluara me borë; ti qëndrove i patundur megjithë vuajtjet fizike….Mos u trëmb për çështjen e sëmundjes dhe shëndetit, pse tash është vera përpara dhe jemi në kondita më të mira”. Ironia e interesimit të diktatorit të ardhshëm për shëndetin e Boshnjakut, merr tone shumë therrëse, duke patur parasysh vazhdimin. Pas lufte ai u emërua drejtor i përgjithshëm i Bankës së Shtetit, por menjëherë pas promemorjes, u hoq nga posti dhe në fillim të vitit 1947, u arrestua nën akuzën se bënte pjesë si kryetar opozitar në “grupin e deputetëve”, duke u cilësuar agjent i anglo-amerikanëve. U dënua me pushkatim, pastaj dënimi ndërroi në 101 vjet burg.

Përfitoi nga amnistia në vitin 1949, ndërsa një teori thotë se u lirua me ndërhyrjen direkte të ambasadorit sovjetik Çuvahin. Nëse kjo do të ishte katërcipërisht e vërtetë, nuk do të mund të gjente shpjegim fakti që Boshnjaku mbeti i survejuar, i persekutuar moralisht dhe ekonomikisht deri në fund të jetës, bash në ato vite kur ndi-kimi sovjetik në Shqipëri ishte absolut.

4

Boshnjaku dekorohet si drejtor i Bankës nga Omer Nishani

Në veçanti pas 1944-ës, merita e Boshnjakut qëndron në kundërshtimin ndaj marrëveshjes së bërë midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, për njesimin e dinarit me lekun. Një fakt të tillë është përjetuar nga miku i tij i burgut Nexhmedin Ballka, i cili tregon: “Kur e bënë drejtor të përgjithshëm të bankës së shtetit, Kostandini më vjen në shtëpi e më thotë: Erdha sepse Jugosllavia ka kërkuar që Banka Shqiptare të varej nga banka e saj. Kjo do të thotë që të tëra përqindjet e fitimit t’i marrë Jugosllavia dhe ne do të humbasim miliona dollarë. Do të bëjmë një gjë: Të vësh në dijeni Nako Spirun. Kur ia thashë këto Nakos – thotë Ballka -, ai më këshilloi që të hesht, “sepse e pëson edhe ti edhe unë””. Në fakt kjo marrëveshje nuk u realizua në praktikë, por dihet që Nako Spiru dhe Boshnjaku e pësuan më vonë.

Kostandin Boshnjaku nuk i ka thirrur asnjëherë në emër Enver Hoxhës: Gjithmonë i drejtohej “djali i xha Halilit”, sepse ishte 20 vjet më i madh se ai, e me një kulturë që nuk kishte asnjë enë komunikuese me nivelin e Hoxhës. Mori pjesë në luftë, por nuk mund të pajtohej me udhëheqjen komuniste shqiptare. Boshnjaku i ka tërhequr vëmendjen Enver Hoxhës: “Vështroni si po veprohet në vendet fqinj, bëni një amnisti, bëni kujdes se ne luftën nuk e bëjmë për hakmarije. Mos bëni atentate…”. Këshilla sigurisht shkoi në vesh të shurdhër.

Jeta e Kostandin Boshnjakut reflekton tragjizëm edhe pas daljes së tij nga burgu. Së bashku me shoqen e mrekullueshme të jetës, ushqeheshin vetëm me përkthimet, që ai bënte dhe bashkëshortja i shtypte me makinë shkrimi. Ja një pejsazh zhgënjimi që e tregon sërish Nexhmedin Ballka: “Kostandin Boshnjaku në Durrës kishte një vëlla, ku ndenji pak kohë dhe në kushte shumë të vështira. Një ditë e takova dhe ai më çoi tek porti detar. Atje shoh Demir Godellin (ish komunist i kohrave të para) që nxirrte bukën si përkthyes…”. Enver Hoxha u kishte gjetur fundin njerëzve më me shkollë, më me kulturë, më atdhetarë, të cilët përqafuan komunizmin e viteve të hershme vetëm për ta parë Shqipërinë në një mirëqenie realisht demokratike. Mjaft të lexohet promemorja e Boshnjakut, për të kuptuar se çfarë Shqipërie donte ai.

Sepse thelbi i personalitetit të Kostandin Boshnjakut është respektimi i bindjeve të vetvetes nën moton: “E vërteta mund të mos na bëjë zengjinë,por do të na bëjë të lirë”.

a.k. / dita

5

Gjatë luftës me Enver Hoxhën dhe Spiro Moisiun

 

Alqi Koçiko September 30, 2018 15:00
Komento

35 Komente

  1. ZEUSI January 30, 16:05

    boshnjaku nje cifut i shqiperise

    Reply to this comment
  2. Pilo Lala January 30, 16:28

    Enveri e ka falur, sepse koci Xoxe e futi ne burg.
    Enveri i thoshte Baba xhaxhait, sepse keshtu ishin zakonet familjare ne Gjirokaster.
    Me duket si historite e Frederik Nocit per festivalet.

    Reply to this comment
  3. Nazim January 30, 16:30

    Sa keq qe njerez si Boshnjaku i mori vala absurde e pastrimit te intelektualeve! Si do te ishte Shqiperia sot, nqs njerez si Kostanding Boshnjaku nuk do te ishin persekutuar apo denuar?

    Reply to this comment
    • Shaqua January 30, 23:30

      aashqiperia do te ishte tekstualisht si sot, ku “intelektualet” elite e kombit e bejne prone private pasurine pasurine shteterore.

      Reply to this comment
  4. demo January 30, 18:15

    Intelektualet i donte si babe Myslymi,qe vrau te vellane Shyqyriun dhe birin me shpirt Mustafa Gjinishi per intrigat e bukuranit te Gjirokastres.

    Reply to this comment
    • Partizani January 30, 18:59

      O demo!
      Beji te fala sateme se Mustafa Gjinishi ishte spiun i jugosllaveve,si Koci Xoxe,Panajot Plaku,Tuk Jakova etj!
      Po te mos ishte zgjuarsia dhe trimeria e ENVER HOXHES sot shqiptaret do flisnin serbisht!

      Reply to this comment
  5. Gentle January 30, 18:48

    zoti Koçiko ..nderime

    Ke bere nje pune te mire ne kete material megjithese shumicen e tyre e kam lexuar dhe here te tjera.

    Personalisht kam qene nje lloj antienveristi por jo nga ato qe dilnin me “palle” nga ato qe ai i shtypte si krimba..

    Kam arritur te lexoj dosjen time ku shkruhej: NUK E DO SISTEMIN POR NUK ESHTE I RREZIKSHEM..

    Erdhen vitet 90-91 dhe pabesueshmerisht pashe qe ato qe ishin boleferkuesit me te medhenj te xhaxhit u kthyen ne kanibalet e tij ku do permendja berishin,kadarene,agollin..mehmet elezin,,e mijra te tille qe njoh

    Shikoni sot raportin e kastes drejtuese..99% jane ish enveriste & spiune dhe 1% pjesa tjeter

    ———————————————
    Pikerisht pas 1992 dhe deri ne ditet e sotme nuk ka ngele “jevgjit” pa ofenduar ,tallur ,i kane shkulur varrin me dinamit..i futem familjen ne burg dhe deri te shurrimi i varrit…dhe keto nga ish enveriste dhe spiune te tij..

    Edhe ky artikull eshte shkruar ne vazhden e kesaj paranoje kombetare ku nje popull i tere e vlersoi enverin nga profet para 1990 ne shqiptarongrenes pas 1992..

    Cfare bei keshtu te nderuar analiste:

    K.Boshnjaku ka drite hijet e tij por nuk besoj se paska qene kaq “cub” qe ta tallte Enverin dhe zoti Koçiko po na perdor kete titull si karrem per te peshkuar lexues dhe komente.

    Ju lutem analiste enverofagos:

    Kur do te mbaroni ti servirni njerezve supen pambarim te kockave te Enverit vdekur…ne nje kohe qe Monstra Berisha i ka nxjerre uje te zi atij vendi….

    Si nuk doli nje gazetar apo anal-ist te shikoje tema te llahtareshme te diteve te sotme..por cojne dylbine para 70-vjetsh..

    Si nuk doli nje gazetar apo anal-ist te shikoje se nipi enver hoxhes Ermali u kap vitin e kaluar si drejtuesi i droges boterore (kur kishte vetem nje pergjim telefoni).ne nje kohe qe djalli Berishales vrau me biznesin e armatimit ne gerdec dhe ka dokumente qe e implikojne me ddroge dhe vrasje..

    Pse na beni kete lavazh me Enverin kur Edi Rama me Donaldwet& helmutet e ambasadave lane vrasesin berishe te shurroje mbi te vraret dhe jetimet e 21 janarit ne kete 5-vjetor..qe eshte si feste zyrtare e PD se mbrojten k/m nga 4 kokpalare..
    Cna duhet Enveri i 1947 kur po ju shkerdhen shkelzeni i 2016..qe dhe Hollywoodi po i ben nje film si Heroi al-pacino qe do xhirohet se shpejti..

    keqardhje dhe ngushellime..zoti Alqi

    Reply to this comment
  6. Partizani January 30, 18:56

    Habitem me keta te ashtuquajtur gazetare qe per periudhen deri ne 1948 kur u shpall PRISHJA ME Jugosllavine,ligjin,TERRORIN ne Shqiperi ne bente krimineli Koci Xoxe,agjent i UDB-se!
    Kjo eshte aq e vertete sa edhe vete ENVER HOXHA e pranon hapur se edhe ai ishte i rrezikuar te shkarkohej nga detyra dhe mund te shkonte ne burg!
    Mos u merrni me Envertin per kete periudhe,ne se doni te dini te verteten!
    Lexoni veprat e Enver Hoxhes se cfare thote per Dushan Mugoshen,Vukmanovic Tempon,Velimir Stoinicin etj te gjithe agjente te Titos per te futur nen komande PKSH-ne!
    Shpifjet anti shqiptare se ENVER HOXHA ishte sherbetor i titisteve NUK KANE ASNJE BAZE!
    Urrejeni,por jepini HAKUN!
    AI TRIM ISHTE PER POPULLIN SHQIPTAR!

    Reply to this comment
  7. sander January 30, 18:57

    e ke shkru si komunist kete artikull o Alqi,pa kompromis fare, o me nesh o me kundra nesh. gjynaf se me kane pelqye shkrimet e tuja

    Reply to this comment
  8. doni me per Enverin January 30, 22:56

    Enver Hoxha dihet qe sa qe Koci Xoxe sekretar i pergjithshesh i Komitetit Qendror te PKSH, ai ishte nen tutelen e Kocit dhe te Jugosllaveve. Boshnjaku nuk ka dale me kerkesen e ambasadorit Rus, po u fal si gjithe te tjeret qe i kish burgosur Koci Xoxe. Edhe nese Enveri ka denuar, dhe ka denuar pasi cdo burre shteti behet diktator kur kerkon te beje shtet (Berisha dhe Edi Rama po vrasin e presin nepermjet varferise me mijera njerez), Enveri i beri per te bere shtet. Dhe e beri. Mga 800 mije qe e gjeti shqiperine e coi per 45 vjet ne 4 milione, ndersa sot kemo po aq 800 mije shqiptare dhe nuk ka shtet aspak, vetem nje anarshi absolute, ekonomi zero. Prandaj keta Alqet e greqise por qe punojne ne Tirane ne gazeta e administraten shteterore te mos mundohen te na genjejne. Le te bejne keta trimat e sotem te Saliut e te Edi Rames 1/1000 te Enverit dhe kemi per t’i nderuar. Pse kane shkuar 100 mie shqiptare ne Gjermani gjate vitit 2015 per te jetuar me mire e per siguri, apo se ketu nuk gjene pune dhe siguri? Mblidhni mor mend e u thoni ustallareve te Greqise e te serbise se nuk u shkojne keto pallavra, aq me shume kur keta 25 vjet edhe pse punone me tre turne shkaterruesit e hajnat e PD e te PS dhe ende nuk kane mundur te shlatterrojne Shqiperine.

    Reply to this comment
  9. Fatmir January 31, 00:16

    germo Alqi ,germo,se ……do ta gjesh,jam I bindur qe ,PO !

    Reply to this comment
  10. aleksander thana January 31, 06:54

    dakord me partizanin

    Reply to this comment
  11. intelektuali January 31, 13:55

    KOSTADIN BOSHNJAKU ISHTE THJESHTE NJE AGJENT, SPIUN I RUSISE BOLSHEVIKE

    Po japim me poshte dy pasazhe te kopjuara jo nga Wikipedia sic ben Alqi Kociko ne kete histori te trishtuar te intelektualeve shqyptare, por te huazuara nga Enciklopedia Britanike qe regjimi gjakatar i Enver Hoxhes e kishte mbyllur me 7 dryna ne CIFLIGUN e tij feudal qe quhej Shqypni:

    “Ende mbetet e paditur si Kostadin Boshnajku arriti të emërohet ministër i plotfuqishëm në Sofje, ku ai shkoi së bashku me një agjent te larte rus. Lëvizjet e tij, sidoqoftë, u ndoqën nga afër nga agjentët e Shërbimit Informativ Britanik dhe para se të kishte kohë për të paraqitur letrat kredenciale mbretit bullgar atij i u kërkua të kthehej në Shqipëri.”

    “Në fillim të luftës së pranishme Kostadin Boshanjaku ishte shumë aktiv duke përhapur propagandën pro-gjermane përmes ligjëratave dhe bisedimeve në mes të njohurve të tij. Ai predikonte humbjen e Britanisë së Madhe dhe triumfin e ushtrive gjermane. Kur gjermanët sulmuan Rusinë, ai e ndryshoi tonin e tij menjëherë dhe u bë një pro-britanik i zjarrtë. Ai ka qenë disa herë në Moskë për të ripërtërirë lidhjet e tij me qarqet komuniste atje dhe për të marrë udhëzime të reja në lidhje me ndryshimet e politikës.”

    Sa per kasapin e shqyptareve dhe ANTIKRISHIN Enver Hoxha po kjo Enciplopedi Britanike flet qe ky sadist gjakatar, i cili falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin si kurre me pare ne histori kishte ardhur ne jete nga mekati i Anese me vellane e Halilit qe ishte burri i saj legjitim qe Enveri nuk e permendi asnjehere ne kujtimet e tij.

    Prandaj edhe enveristet ne DITA duhet te pranojne se idhulli i tyre ishte vetem nje KOPIL i lidhjes jashtemartesore te nenes se tij me xhaxhane shpirtkeq. Por historia boterore njeh shume KOPILA qe kane drejtuar shtete prandaj sot eshte koha qe politika jone kombetare te sqaroje hapur dhe me transparance te plote poziten e saj para BE-se dhe Botes demokratike:

    A ESHTE ENVER HOXHA NJE “HERO” SIC E MBAN AKOMA POLITIKA JONE KOMBETARE, APO ESHTE VETEM NJE “KOPIL” SADIST DHE GJAKATAR QE MBUSHI LUMENJ ME GJAK NJERIU NE VENDIN TONE DHE FALIMENTOI EKONOMINE E RENOI SHTETIN SI KURRE ME PARE NE HISTORI?

    Ky eshte nje obligim madhor i politikes sone si mesalla me dyfaqe, qe nga njera ane kerkon te antarsohet ne BE-ne antikomuniste dhe nga ana tjeter qan dhe vajton per “KOPILAT” komuniste qe mbollen MURTAJEN bolshevike ne vendin tone.

    Reply to this comment
    • cezari ballkanit January 31, 18:53

      o i palodhuri intelektual !

      shume vete te anatemojne se ke 20 vjet qe je bere nje nekrofagos apo hijene me enverin e vdekur..kurse une do thoja te kunderten..je nje margaritar i zi qe ndricon figuren e xhaxhit madherishem se ti je 0.00001 e shoqerise shqiptare dhe duhet te shpallesh monument dhe te mbahesh ne ruajtje nga UNESCO

      O NASTRADIN,
      CDO NJERI NORMAL MUND TA SHAJE ENVERHOXHEN UNLIMITED
      JUVE SERA E TRADHETARVE ZOG-TOPTANAS,E ISH BASHPUNTORVE TE FASHIZMIT DHE DIVERSANTET QE U STERVITEN NE BEOGRAD DHE ATHINE NUK KANE TE DREJTE T’JA ZENE EMRIN NE GOJE.

      NDIQNI PENTAGRAMIN E MEPOSHTEM QE TE BINDENI

      I
      FLUTUROI FLUTUROI ZOGU..
      Themelimi i Bankës Kombëtare Shqiptare në vitin 1925 nga Italia, jo vetëm që shënon fillimin e varësisë ekonomike të Shqipërisë ndaj Italisë, por po ashtu shënon njëherazi edhe përfshirjen direkte të politikës italiane në çështjet e brendshme ekonomike dhe politike të vendit. Nuk do të vononin edhe diktatet në fushën ushtarake, të cilat do të kurorëzoheshin me nënshkrimin e Traktatit I të Tiranës një vit pas themelimit të Bankës Kombëtare. Ajo që bie në sy edhe në prapaskenat e themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë në vitin 1925, është përsëritja e një skenari të njohur qindra vjeçar shqiptar, ku përfaqësues të elitës politike shqiptare, për nevoja të ngushta personale favorizonin interesat e huaja në Shqipëri, madje pa hezituar edhe ta shisnin atë.Pasi u hartua marrëveshja, i ngarkuari italian me punë, Marchese di Durazzo, i dorëzoi Ahmet Zogut marrëveshjen për nënshkrim. Zogu fillimisht hezitoi të nënshkruajë, pasi të besuarit e tij e kishin bindur atë se, kjo marrëveshje ishte një biznes privat i vëllezërve Libohova dhe nje nenshtrim. Për të detyruar Zogun të nënshkruante, italianët përdorën taktikën e «kërrbaçit dhe kulaçit». Nga njëra anë ata e kërcënuan Zogun për pasojat, nga ana tjetër «zbukuruan» me një shumë të konsiderueshme llogarinë e tij personale. Vetëm pas këtij veprimi, Ahmet Zogu u shpreh i gatshëm për të nënshkruar
      II

      o o perkthyes qenefi nastradin fenda transgjender & transeksual zogist
      paranoja juaj per enver hoxhen ka kaluar cdo limit psiqik.
      cfare do te kete bere enveri duke marre rastin me ekstrem ju ish klasa politike e 1930-1940 keni pergjegjsi kriminale per 4 gjera:
      1-u lidhet me pushtuesit dhe ne vitet 43-44 kur dihej qe gjermania po kapitullonte ju nuk u shmanget me inteligjence por i bete duart me gjak shqiptaresh
      2-ju lejuat qe inisiativen ne L2B ta merrte enver hoxha
      3-ju jo vetem qe nuk kuptuat qe ja u futi anglezi qe ne mukje (ne aparence ishte gjoja me ju) por ju u perdoret si mish per top pas 1945 dhe perseri u tradhetuat dhe enveri tallte bolet me ju
      4-U bete pas 1945 spiuna te Enverit ku egzemplari si kolegu juaj spiuni dhe disidenti Armik Kasaruho tregon se eshte e kote te flasesh me zvarranike te perjetshem si puna juaj
      e fundit nastradin gjytyrymi .KUJT DUHET TI KERKONI LLOGARI VEC VETES TUAJ TOPTANE TE FELLIQUR !!

      III
      PJESE NGA INCESTMENI DJALIT TE ZOGUT TE KURVES NASTRADIN TRANSLETER BYTHES
      Kujtimet e diplomatit dhe ish mikut te ngushte te Zogut, Catin Saraci. Per vite te tera ishte prane tij. E pershkruan si njeri brenda te cilit triumfoi perfundimisht e liga. Kurthet, intrigat, vrasjet, perfitimet e frikshme ne rryshfete te padegjuara dhe shitja e nje vendi
      “Une Catin Saraci, te akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar te atdheut tend, si vrases e hajdut. Shqiperia ka pare pushtues edhe me te fuqishem se keta te sotmit. Do te ikin edhe keta, por emri yt s’ka per te figuruar gjekundi. Synimi i kesaj letre eshte te te paralajmeroje per here te fundit te mos ngaterrohesh me me Shqiperine, ndryshe do te detyrohem t’u tregoj dicka me shume francezeve dhe anglezeve. Bankenotat false qe me dhe si dhe letrat e tua te fundit, po i ruaj si dokument i pandershmerise sate…Catin Paskal Saraci, London, 21 A.Stratford Rd.”
      IV
      Si pershkruan top-gazetari Italian Montaneli me prirje fashiste disa ane pozitive per Enver Hoxhen:
      -burri i shtetit më jetëgjatë përsa i përket ushtrimit të pushteti

      -e fitoi pushtetin si partizan
      – e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.
      -ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet
      -Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.
      -Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.
      -Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës
      -Prozelitë e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit
      -në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.

      -Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur
      -për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar
      -ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën
      -Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.
      -kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.
      -Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.
      -Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.
      -nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut
      -në publik shfaqej rrallë
      -ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.
      -pas vdekjes një boshllëk më të madh sesa vendi që zinte ndërkohë që ishte ende ne jetë.
      V
      KRIMET E NASTRADINEVE
      Bandat e “Komitetit të Maleve” po na vrisnin shumë shokë. Ata kërkonin rrëzimin e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo çmim që të ishte i mundur, duke mos kursyer gjakun e askujt, mjaftonte që të arrihej qëllimi. Ishim përballë një terrori dhe një kasaphane të pashembullt.
      Vrasjet e tyre kishin arritur dhe te gratë, pa pyetur për asnjë ndjenjë njerëzore.
      Nuk ishte pak rasti i kunatave, Marta e Prena Tarazhi, të cilat u rrëmbyen natën mizorisht nga bandat, vetëm për faktin se kishin shkuar në hekurudhë dhe nxisnin emancipimin në radhët e grave në zonë.
      Ato u lidhën me litar pas një peme kumbulle dhe aty, në mënyrën më barbare, iu prenë gjinjtë dhe u masakruan me thika derisa vdiqën. Kemi raste të tjera si ai i Dilicës së Fregnit, të cilën e grabitën natën po ato banda për të cilat po flasim, duke e hequr me forcë nga duart e nënës së saj qorre, dhe e çuan diku afër shtëpisë, ku pas masakrimit e therën dhe e pushkatuan.
      Tipike në kësisoj rastesh është ai i vajzës nga Oroshi që quhej Prena Përkola, e cila njihej ndryshe me emrin “Cuca e Oroshit”, që e vranë me armë në prezencën e dy fëmijëve të mitur (Agimit dhe Albinës) në djep. Apo ai i Shkurte Carës apo Mrika Lokës. E sa e sa raste të tilla që dhe t’i përmendësh lodhesh e jo më t’i kujtosh e që të rrëqethin trupin.
      MOS PRISNIN BUQETA ME LULE NGA ENVERI KETO TALEBANE TE NASTRADINIZUAR !!

      Reply to this comment
      • intelektuali February 1, 13:34

        Kur gjykatesi francez e pyeti CUBIN e Moskes Avni Rustemi:

        PSE E VRAVE KRYEMINISTRIN TEND QE KISHTE ARDHUR NE PARIS PER TE MBROJTUR COPETIMIN E VATANIT?

        spiuni i bolshevikeve u pergjegj:

        SEPSE ISHTE I SHITUR!

        Kur gjykatesi e pyeti Avni Rustemin se nga e kishte kete informacion ai pa medyshje u pergjegj:

        MA KA TREGUAR MIKU IM KOSTA.

        Atehere gjykatesi francez vendosi qe Avni Rustemi eshte nje PSIKOPAT fanatik dhe nuk e denoi me vdekje sic e kerkonte ligji, por e ktheu ne Shqypni ku Fan Noli e beri deputet kete CUB psikopat dhe fanatik komunist i yshtur nga Moska dhe Kosta Boshnjaku er te vrare Kryeministrin shqyptar qe kishte shkuar ne Paris per te mos lejuar coptimin e Vatanit nga fuqite e huaja.

        Sot politika jone kombetare e mban CUBIN psikopat Avni Rustemi si nje HERO ashtu sic mban edhe MONSTREN gjakatare Enver Hoxhen me gjithe Piramiden e tij ne mes te Tiranes kur nga ana tjeter i puth BYTHEN Evropes per t’u antarsuar ne BE.

        Si te duket ty kjo politike e mesalles me dy faqe?

        Reply to this comment
        • katarakti September 30, 19:34

          Te urresh Enver Hoxhen, une e kuptoj. E kam urryer edhe vete, kur ai ishte gjalle, por sot kam nderruar mendim. Por qe te urresh edhe Avni Rustemin dhe t’i dalesh ne mbrojtje tradhtarit me te madh te kombit shqiptar, Esat Pashe Toptanit,faktet e tradhtise te se cilit jane te dukshme si drita e diellit, kjo mua me le pa mend! Nuk e di nese urrejtja te ka errur gjykimin, apo e ka fajin pleqeria e thelle?!

          Reply to this comment
        • ! September 30, 20:05

          intelektuali ,
          tymset e tua ktu ,
          me ngjajne me ndonji nga ata qe paguhen per 300-Evro
          qe karikohen posht fustanit te zi te Gjarprit Grek
          te hedhin helm ne mjediset e forumet Shqiptare ,
          duke i penguar ata ,qe zgjidhin problemet e tyre ,
          duke i mbajtur ne mjergull shashkash .

          Dhe kjo eshte lehtesishte e demaskushme ke ty,

          sepse Retorika jote eshte e pandryshuar ne cdo Teme
          qe diskutohet ktu !

          Pra nuk je aspak nji intelektual ,
          por nji zhurmues ,shurdhues , nji ndotes i ambjentit
          Shqiptare ,
          qe per mendimin tim , qysh ktej e tutje ,

          te gjithe ktu ne kte Forume duhet te refuzojne te hyjne
          me ty ne debat ,pra thjeshte injorojne ne gjithcka ti shkruan .
          Je thjeshte nji abuzues i Realitetit , nji i pafytyre ,
          qe qellimishte e hedh topin ne cdo raste ne Hale-n e shpellarit ,
          qe te tjeret te ndjekin pas e te qelben atje .
          Por kjo s’ndodhe e s’duhet te ndodhe asnjiher .
          Luaj me vehten tende ,per aq kohe sa te jep kenaqsi

          Reply to this comment
    • I tille je , sa here qe hap gojen September 30, 18:28

      O Intelo-leshi ! Ne se K.Boshnjaku do te ishte spiun i sovjetikeve , ai nuk do te ishte trajtuar ashtu , mbasi Shqiperia u shkeput teresisht me Jugosllavet dhe u lidh ngushte me sovjetiket . Ti kerkon te imponohesh , si njeri i ditur , por ne te vertete je njeri teper i ndyre , si te gjithe spiunet e shkerdhyer para e mbrapa , sidomos ne kohet e sotme . Je nje ijdjot antishqiptar i terbuar , qe meriton , me se paku , te peshtyhesh , sa here qe hap gojen . Ne cdo artikull pikant , si nje ushtar i bindur i Beograd – Athines , ti je i pranishem, bile ne mjaft raste nga 5,6,7 komente e replika , sepse keto qe shkruan ketu , per ty jane pune e paguar , si krimb gjirizi qe je . YYYYT … pleeeehre !

      Reply to this comment
    • WOW September 30, 21:27

      Meqenese po flet per KOPILA, ti je njeri prej tyre, dhe jo dosido, sepse ti nuk le gazete e vend pa derdhur vrer ndaj babait tend natyral, Enverit, po mor intelektual kerma, ti je djali sekret i Enverit dhe urrejtja qe ti ke per ate qe nuk ta vari kurre gjate jetes, do te mbyllet ne varr bashke me ty.

      Reply to this comment
  12. Nasrudini January 31, 18:21

    O ti intelektuali, po ty o i mjere nena te ka zene me gomarin ne katua prandaj je gjys gjys, as mish as peshk, as njeri e as gomar. E ate vet e kish zene nena me kalin e priftit.
    Po ik o kafshe e mos u merr me dynjane se s’le njeri pa marre neper goje. Shko o ruj motren se mos ta ka kap burri i nones se gomari ka dek. Gomaret ne Shqypni jetojne me pak se 4dhet vjet or tej.
    Hajt mos te gjete mengjezi!
    Pervers e ndyte.

    Reply to this comment
  13. alphade February 2, 01:45

    Kriminelet nuk u ngopen duke vjedhur e vrare, por duan
    edhe pensione te majme !!! Turpi i botes ! Quo vadis ????

    Reply to this comment
  14. alphade February 2, 01:48

    Ne kohen e Enverit keshtu ndodhte kur e ”kruaje bythen
    me gastare”…….!!!!!!

    Reply to this comment
  15. alphade February 3, 04:39

    Ky ”intelektuali” vertete qenka ”intelektual” ! Pika qe s’te
    bie more ”Quasimodo” i diteve tona ! Gungac do te vde-
    sesh ! Nje ”amebe” s’e shtremberon dot historine…..!!!!

    Reply to this comment
  16. Dunavatasi i vjeter September 30, 17:33

    Mos u merrni me “Intekthalene ” mbeturine qe ka perfituar nga Enveri me qe ishte nipi i familjes kolonjare qe kishte nje djale kryetar Balli dhe djalin tjeter shoqerues te shtabit te Enverit.Ky beri shkolle te larte si nipi i xhaxhait dhe tani ben politiken e babait ballist.Aforizma eshte ..po te shaj se te dua dhe ste harroj…E merrni vete me mend se kush mund te jete…

    Reply to this comment
  17. BenT September 30, 17:47

    Shprehjen “E vërteta mund të mos na bëjë zengjinë, por do të na bëjë të lirë” [Truth will not make us rich, but it will make us free] e ka thënë Will Durant në introduktën e librit të tij të famshëm “The Story of Philosophy” i njohur ne italisht si “Gli eroi del pensiero”

    Reply to this comment
  18. Dori September 30, 17:56

    Ahmet Zogu më 1927, e dënoi me vdekje në mungesë, si i akuzuar për pjesëmarrje në organizimin e atentatit kundër tij në kryeqytetin austriak.KJo fraze eshte gabim. Kostandin Boshnjaku duhet te studiohet nga nje historian profesionist.

    Reply to this comment
  19. Aleksander Thana September 30, 21:20

    Ky shoku Intelekt duhet te jete binjak I shokut Sali, me ndyshimin se shoku- zoti Sali do te ngordhe anetar partie, ndersa Intelekti me siguri ka qene perjashtuar nga partia , dmth, ” ka qene I pushkatuar politik” , prandaj dhe vreri i tij s’ka te shterrur. Por most merzit o shoku Intel se nuk je ” I vetem trim ne lufte”, ke edhe ” trima” te tjere. Kesi lloj trimash ky vend ka patur e do te kete.

    Reply to this comment
  20. h September 30, 21:57

    Nje popull qe perserkuton intelektualet e vet,
    eshte i mbaruar dhe i destinuar te deshtoje….
    Ne fakt ne shqiperi sundon berisha me shkelzenin.
    Reflektoni.

    Reply to this comment
  21. Simotra e "Nene Pashakos"me dhimbiet October 1, 03:31

    Me te lumte “komentuesi”doni me per Enverin”sa komentuesit e tjere me mend ne koke dhe atdhetare.
    Nene Pashako D.

    Reply to this comment
  22. demo October 1, 04:35

    Me thoni nje nga komunistet e Moskes,qe la gjalle Enveri?Riza Cerova dhe Ali Kelmendi shpetuan qe vdiqen heret,pa marra serbet ne folene e komunisteve kopilin e gjylos.Zai Fundos ja they koskat me varre.Sejfullah Maleshoven e la te vdiste ne dere te spitalit me Apendesit te plasur,as mjeket nuk guxonin ta kapnin me dore,Qamil Celen dergoi Jashar Menxelxhiun ta diskretitoi ne mbledhjen e Lagjes,Zef Malen,e kalbi neper burgje,Niko Xoxen e shpalli Arqio Marxist.Te gjithe keta marxistet e Moskes kishte pasur rastin t`i spiunonte kur ishte sekretar i konsullates ne Bruksel.Enver Hoxha i tregoi Zogut se si ndeshkohen kundershtaret politike.-“Mos e leshoni Zai Fundon,Te torturohet,pastaj te dekorohet me nje plumb krese,,Enver!
    Aaa te keqennn,kur ra ne dore te Dali Ndreut,kur i provoi leter-porosite e enver hoxhes ne kurriz te tij,atehere e mori vesh mire Zai Fundo cfare ishte REGJIMI SATRAP I ZOGUT.Se te thuash satrap,xhahil.oriental,anadollak,eshte kollaj,por kur e provon ne kurriz tamam,tamam,atehere e mori vesh Zai Fundo kush ishte satrapi injorant anadollak.
    Edhe ky Kosta Boshnjaku paska shpetuar mire me nje amnisti,se mund t`ja kishte thyer kockat me keq se Zai Fundos.Besoj se edhe ky e ka kuptuar regjimin satrap te Zogut.
    Kam 27 vjet qe u tregoj shqiptareve portretin e vertete te enver hoxhes dhe gjylo kurves dhe nuk do te merrem sot me te.Me shkoqur se e kane bere portretin e ketyre dy lubive Hankot,anete,xhaxheshat e Gjirokastres,nuk e bej dot une.Me realisht se e kane vizatuar Sejfullah Maleshobva,Nako Spiru,Bedri Spahiu,Lirio Belishova,nuk e vizatoj dot une.

    Reply to this comment
  23. demo October 1, 09:49

    Edhe si fizik ka qene nje KOLAQ I KALBUR,ky gjithe jeten ka qene i semure.Shiheni fotografine.Kostandin Boshnjaku me xhakete,ne moshen 55 vjecare,ka pozuari qete,,enveri eshte futur ne thesin e kapotes dimerore,mbuluar kembe e koke,ka rrasur kapelen,po dridhet nga te ftohtit dhe eshte vetem 35 vjec.
    o partizan,,shqiptaret para enverit nuk i dinin keto sherbimet sekrete me agjentura,CIA<UDB<KGB<SIMI,ASFALIA.Te gjitha lojrat me agjentura i mesuan nga Enveri.Ti ja fute kot kur shkruan se Mustafa Gjinishi ishte agjent jugosllav.Lexoje mire tet ate!Enveri e akuzon si agjent englez.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*