“Air Albania” nis fluturimet këtë fundjavë

September 14, 2018 14:33

“Air Albania” nis fluturimet këtë fundjavë

 

“Air Albania”, kompania e parë ajrore shqiptare, ku aksioner është edhe shteti shqiptar, do të nisë fluturimet këtë fundjavë.

Destinacioni i parë i saj është linja Tiranë-Stamboll-Tiranë dhe fluturimet do të nisin ditën e shtunë.

Këtë pasdite, avioni Airbus 319, që si stemë ka flamurin shqiptar, do të ulet në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, ku do të zhvillohet dhe një ceremoni inaguruese.

Fluturimet e para do të jenë drejt Stambollit, ndërsa “Air Albania” do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane si Roma, Londra apo Milano.

Në qershor të këtij viti, qeveria nisi procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania”.

Tre ortakët e saj janë “Albcontrol” me 10%, që përfaqëson palën shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, përkatësisht me 49 dhe 41%.

Sipas qeverisë, krijimi i kompanisë “Air Albania” do të ofronte më shumë mundësi për fluturime “low cost” nga Shqipëria.

a.s/dita

September 14, 2018 14:33
Komento

1 Koment

  1. Nora September 14, 20:39

    Air Albania me 10perqind aksionere po’ nuk keni turp o brekedhjere po’ te vidhni me pak do te ishte komplet kompani shqiptare o edi kokmatare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*