Ajeti: Dua të jem në Europian me Shqipërinë

January 8, 2016 16:55

Ajeti: Dua të jem në Europian me Shqipërinë

Një faqe, e dedikuar e gjitha për Arlind Ajetin. Gazzetta Dello Sport e përditshmja më e madhe sportive në Itali vazhdon t’i bëjë bujë debutimit fantastik të mbrojtësit shqiptar me fanellën e Frosinones.

Pasi e cilësoi si një biznes shumë të mirë investimin e bërë nga Frosinone për Ajetin, kjo e përditshme në numrin e kësaj të Premteje vjen me një intervistë të 22-vjecarit por edhe me përgjigjet e 4 pyetjeve nga trajneri i kombëtares kuqezi Gianni De Biasi, që kanë të bëjnë pikërisht me Ajetin, por edhe me Elseid Hysaj, mbrojtësin tjetër shqiptar që po shkëlqen në Serinë A italiane me Napolin.

Arlind Ajeti në intervistën e tij për Gazzetta Dello Sport ka nxjerrë në dritë dëshirat e tij për vitin 2016-të dhe ato janë dy, të sigurojë qëndrimin në Serinë A me Frosinonen dhe të jetë pjesë e kombëtares shqiptare në Euro 2016-të.

“Te Baseli luaja pak dhe kisha dëshirë për një aventurë të re. Frosinone nuk është një klub shumë i madh por është ideali për mua për t’u rritur si futbollist. E kuptoj mirë gjuhën italiane edhe pse kam vetëm dicka më shumë se 1 muaj që ndodhem këtu. De Biasi më ka folur shumë mirë për Frosinonen dhe më ka këshilluar të transferohem te kjo skuadër. Dy objektivat e mi për vitin 2016-të janë të siguroj mbijetesën me Frosinonen dhe të luaj në Euro 2016 me Shqipërinë”, shprehet Arlind Ajeti për të përditshmen italiane.

Përsa i përket kampionatit europian edhe pse cilësoi Francën si skuadrën favorite për ta mbyllur grupin A në vendin e parë, shtatlarti shqiptar nënvizoi se kombëtarja kuqezi ka shanse për të avancuar në ruandin tjetër.

January 8, 2016 16:55
Komento

1 Koment

  1. rezart January 8, 19:05

    Mire pergjigjet e Ajetit i morem vesh,po pergjigjet ve De Biazit PSE NUK U PERKTHYEN?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*