Ajeti largohet mes dhimbjeve nga stërvitja me Torinon

August 22, 2016 18:33

Ajeti largohet mes dhimbjeve nga stërvitja me Torinon

Arlind Ajetin nuk e ka nisur ashtu si duhet aventurën e tij të re te Torino në Serie A. Të dielën lojtari shqiptar nuk u grumbullua për sfidën ndaj Milanit, ndërsa këtë të hënë ka pësuar një dëmtim në stërvitje që është që duket se është i rëndë.

Klubi njoftoi se 22-vjeçari pësoi një lëndim muskulor gjatë seancës stërvitore të paradites së kësaj të hëne, të zhvilluar në qendrën sportive të “granatave”. Bëhet fjalë për një problem në pjesën e pasme të kofshës së djathtë.

Gjithçka ndodhi në fund të ndeshjes testuese përballë një skuadre të përzier të ekipeve të moshave të Torinos. Pamja nuk ishte aspak ngushëlluese pas dhimbjes së shfaqur nga mbrojtësi kuqezi, gjesteve shqetësuese nga lojtari dhe stafi mjekësor që i dhanë ndihmën e parë duke i vendosur fasho, ndërsa doktorët e ndihmuan lojtarin që çalonte, të largohej nga fusha.

Klubi njoftoi se diagnoza e saktë rreth dëmtimit do të jepet në ditët në vazhdim, pas kryerjes së kontrolleve të specializuara, për të kuptuar në çfarë grade është dëmtimi muskulor dhe sa kohë do ti nevojitet Arlind Ajetit që të rikthehet i gatshëm.

Pas kontrolleve të specialiluara, do të mësohet edhe nëse lojtari do të ketë mundësi të jetë i gatshëm për trajnerin De Biasi në fillim për ndeshjen miqësore ndaj Marokut e më pas atë ndaj Maqedonisë.

August 22, 2016 18:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*