Ajnshtajni ishte racist? Nuk do ta besoni çfarë ka shkruar për kinezët!

June 17, 2018 16:41

Ajnshtajni ishte racist? Nuk do ta besoni çfarë ka shkruar për kinezët!

Albert Ajnshtajni ka qenë një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të historisë. Iu kundërvu publikisht regjimeve despotike të viteve 30 si dhe doli kundër racizmit. Mbështeti lëvizje të të drejtave civile në Amerikë dhe deklaroi në ndonjë rast se racizmi ishte një sëmundje e të bardhëve.

Për këtë arsye kanë shkaktuar një habi disa komente që përmbajnë ditarët e tij, të cilët sapo janë publikuar për herë të parë.

Nga tetori i 1922 dhe marsi i 1923 Albert Ajnshtajni udhëtoi në disa vende aziatike dhe hodhi përshtypjet e tij në një seri ditarësh që ruheshin në Universitetin e Prinstonit. Në to ka shkruajtur gjëra që sot do të etiketoheshin si raciste.

Për kinezët thotë për shembull se u ngjajnë më shumë automatëve sesa personave dhe se ata që punojnë si kafshë duken se nuk vuajnë në formë të ndërgjegjshme. Komenton se në vend që të ulen në stola për të ngrënë e bëjnë të ulur në bisht në të njëjtën mënyrë sikur defekojnë.

Dhe si kulm thotë se është e vështirë të dallosh meshkujt nga femrat dhe se nuk e kupton sesi meshkujve u duken tërheqëse femrat kineze për t’u riprodhuar.

Me japonezët është disi më i butë, sepse vlerëson shpirtin e tyre të lartë dhe ndjeshmërinë artistike, por thotë se duken pak inteligjentë.

Ka komente të ngjashme edhe për indianët. Të gjitha komentet duhen vendosur në momentin në të cilin janë bërë dhe nuk mund të gjykohen me të njëjtën ashpërsi që do të përdornim në ditët e sotme, por edhe pse kështu ato reflektojnë një fytyrë tjetër të shkencëtarit që konfirmon se si të gjithë njerëzit kishte edhe ai komplekse dhe ishte kontradiktor.

k.a. / dita

June 17, 2018 16:41
Komento

6 Komente

  1. 2plus2 June 17, 17:21

    ka hyre epoka e dizintegrimit ndryshe nga ajnshtajni & bashkekohesit qe jetuan epoken e ndertimit dhe shpreses
    demokracia ka vlere sa kohe ndermjetesoi mes Lindjes e Perendimit ne Luften e Ftohte. Sot ne mungese t’atij konteksti demokracia del po aq e paafte sa sistemet qe iu mbivendos.
    Dokrrat per racizem te ajnshtajnit burojne nga teori te demokracise te barazise te kulturave teoria me idiote sepse e ceket dhe antivlere, prodhuar ndonjehere nga inteligjenca humane. Kjo teori po prodhon raciste sipas oreksit te turmes.

    Reply to this comment
  2. ka .....2000 vjet June 17, 18:05

    2 plus 2; per ty bejne 7 . nuk tha njeri se ka barazi, po luftohet per barazi, qe nga koha e jezusit te nazaretit…..

    Reply to this comment
  3. 2plus2 June 17, 19:37

    si luftohet per barazi mer idiot duke ruajtur nivelin e prapambetur se qenka diskriminim rracor ta adresosh per ate cfare eshte kete fare kulture me tipare te ndyra deri ne kafsheri.
    ajnshtajni i vuri emrin qe i takon por ju kulturalistet varni turinjte e etiketoni “rracist” sipas llogjikes e modes se turmes.

    Reply to this comment
  4. Plaku Xhuxhumaku June 17, 21:39

    Nuk eshte racizem te thuash te verteten. Racizem eshte ta urresh tjetrin per ate qe eshte.

    Reply to this comment
  5. I paaneshmi June 18, 00:59

    Te jesh shkencetar i nivelit boteror,nuk presupozon se ke njohuri mbi gjendjen sociale te botes apo historine e kombeve te tjere.

    Nje vrotim i tille tregon cektesine e Ainshtainit ne njohjen e njerezimit dhe nuk ka lidhje me racizmin, por fatkeqesisht racizmi vjen nga padituria.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*