Ajnshtajni romantik! Shitet letra e tij për italianen që e refuzoi

March 7, 2018 16:37

Ajnshtajni romantik! Shitet letra e tij për italianen që e refuzoi

 

Një shënim i shkruar nga Albert Ajnshtajn për një shkencëtare të re, e cila kishte refuzuar ta takonte atë u shit në një ankand në Jerusalem bashkë me një sërë letrash të tjera të fizikanit të njohur.

“Për studiuesen shkencore, në këmbët e së cilës fjeta dhe u ula për dy ditë të tëra, si një suvenir miqësor”, thuhet në shënimin e shkruar në gjermanisht në vitin 1921, i cili u shit për 6100 dollarë në Jerusalem.

Shtëpia e ankandeve tha se Ajnshtajn, atëherë 42 vjeçar ende pa fituar çmimin Nobel, ia kishte shkruar letrën Elisabetta Piccini, një studente e kimisë sa gjysma e moshës së tij, e cila jetonte një kat poshtë motrës së tij, Maja në Firence.

Gjatë një vizitë në qytet fizikani ishte shumë i interesuar ta takonte atë, e megjithatë Elisabetta ishte shumë e mbyllur dhe e turpshme për të takuar një person të tillë të famshëm.

Në ankand u shit një shënim i vitit 1928, ku sipas organizatorëve të ankandit përvijoheshin idetë për fazën e tretë të teorisë së relativitetit.

Ai u ble për 103 mijë dollarë.

a.s/dita

March 7, 2018 16:37
Komento

1 Koment

  1. Mendimet jane Relative # Romantika March 7, 17:33

    Ne faza te ndryshme te moshes se nji femre ,
    Dashuria e Fama jane Relative,
    sidomos ne ate tip te mbyllur Beth Piccini .
    Kjo ben shpesh her qe njerzit te humbin shancin,
    per te shijuar ,prekur nga afer ate Faze Kenasie
    e cila ,sado Realitive te Jet ne mosha te ndryshme ,
    do linte padyshim gjurmet e veta ne Ditarin e jetes se saj e pse jo ,ndoshta ,nji kenaqsi , do ta shoqeronte ate femina ,jetes gjate …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*