Kur Tirana u mbyt në gjak, historia e natës më tragjike të Luftës

February 4, 2020 08:48

Kur Tirana u mbyt në gjak, historia e natës më tragjike të Luftës

Xhevdet Shehu dhe Gjikë Kurtiqi

Kanë kaluar 76 vite nga ajo natë tmerri e krimit më makabër të Luftës së Dytë Botërore, kur tërë Tirana u mbyt në gjak dhe në lot të banorëve të pafajshëm. Kanë kaluar 76 vite, por ata që e përjetuan, ata që qenë dëshmitarë të atij krimi çnjerëzor, u kujtohet gjithçka sikur të ketë ndodhur një natë më parë. Mund të harrohen krimet e vogla, por kurrë jo krimet e mëdha si ai i natës së 4 Shkurtit të vitit 1944 në Tiranë, apo ai i ditës së Barmashit të vitit 1943.

Operacioni i Dimrit 1943-44, organizuar dhe zbatuar nga nazistët gjermanë dhe kolaboracionistët e tyre ballisto-zogistë, me pikësynim për të zhdukur repartet dhe forcat partizane, po dështonte plotësisht. Pesë brigada dhe shumë batalione e çeta partizane jo vetëm po përballonin me sukses operacionin por po u jepnin goditje të ashpra reparteve hitleriane të bashkuara me ato ballisto-zogiste. Drejtuesit e tyre nga këto goditje qënë të detyruar të grumbulloheshin në Tiranë, por edhe në Tiranë s’e kishin jetën të sigurtë. Nuk kishin qetësi. Duke u nisur nga parimi i trye se: “Një ditë terrori siguron 10 vite qetësi”, hartuan krimin makabër të 4 Shkurtit 1944.

Po cilët ishin kriminelët autorë që e hartuan, e miratuan dhe e zbatuan atë masakër, në atë natë të errët dimri acar të vitit 1944?  Ideator ishte oficeri i Gestapos hitleriane Haufman Langon, përfaqësuesi personal i Hitlerit në Shqipëri. Miratues i planit të zi ishin krerët e Ballit Kombëtar, me Mit’hat Frashërin, alias Lumo Skëndon dhe zbatues kryekriminelët, bashkëpunëtorë të Haufmanit, qentë e tërbuar nga disfatat e njëpasnjëshme që po pësonin në luftime: Kadri Cakrani, Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica, Xhelal Staravecka, Hysni Dema me shokë.

Tinana atë mesnatë u rrethua nga të katër anët me bashibozukët e Ballit dhe të regjimentit “Kosova”. Me grupe të posaçme terroriste të tyre, të komanduara nga hafijet e Gestapos: Osman Kazazi, Osman Kukaleshi, Seit Metja, Halim Begeja, Halil Mëniku, Sit Demneri, Arif Merepeza, Zaçe Hatibi e të tjerë u lëshuan rrugëve të Tiranës, shqyen porta e dyer dhe rrëmbyen nga shtrati me qindra banorë të Tiranës, i hoqën zvarrë, i masakruan, 84 prej tyre i vranë dhe rreth 400 të tjerë, një pjesë i burgosën dhe të tjerët i degdisën në kampet e shfarosjes.

Makine gjermane e djegur nga partizanet ne bulevardin Zogu i Pare.

Tirana u gdhi me një mëngjes të tmerrshëm. Trupa të masakruar dhe të shpërndarë nëpër rrugë e sheshe. Nëna dhe fëmijë që qanin me kuje. Tiranë e mbytur në gjak e terror. Nazistët dhe ballisto-zogistët zgërdhiheshin, fërkonin duart e përgjakura dhe mburreshin para padronëve, për veprën makabre të natës së errët. Në shtypin zyrtar atë mëngjes shkruhej: “…Gjaku duhet të rrjedhë rrëke nëpër rrugët e Tiranës, në se kërkojmë me rivendosë qetësinë. Një ditë terrori siguron 10 vite qetësi…”.

Por edhe kjo masakër, edhe ky terror nuk u siguroi asnjë minutë qetësi xhelatëve hitlerianë dhe bashkëpuntorëve të tyre, tradhëtarëve shqiptarë. Ai ndezi edhe më shumë zemërimin e popullit dhe flakët e Luftës Antifashiste. Pa u mbushur viti u dhanë përgjigjen që meritonin, me çlirimin e Tiranës dhe të krejt Shqipërisë më 29 Nëntor 1944.

Kjo masakër çnjerëzore kërkon që në mes të Tiranës të ngrihet një përmendore madhështore, ku në çdo 4 shkurt banorët e Tiranës, veteranët e LANÇ dhe pasardhësit e tyre të vendosin kurora dhe tufa me lule. Por për paradoks edhe një rrugë, në mes të Tiranës, që mbante emrin: “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Lulëzim Basha, kur ish kryetar i Bashkisë  së Tiranës, hoqi emrin e dëshmorëve dhe ia vuri emrin: “Ibrahim Rugova”, nipit të Xhaferr Devës që vrau dëshmorët e 4 Shkurtit?!

Veteranët dhe pasardhësit e tyre këtë turp të Lulëzim Bashës e kanë hedhur në gjyq dhe po presin nga drejtësia të thotë fjalën e saj, fjalë që lidhet me krimin dhe kriminelët e 4 Shurtit dhe ata që nderojnë e dekorojnë këta kriminelët. Shqipëria është i vetmi vend në botë që tradhtarëve si Ahmet Zogu, (i cili tradhtoi i pari Luftën e 7 Prillit 1939), Halil Alia, Osman Kazazi etj. u ngre buste e përmendore.

Kadri Cakrani, komandanti famëkeq i forcave të Ballit, në kujtimet e tij që po botojmë sot në DITA, e mohon pjesëmarrjen në këtë masakër. Mirëpo edhe pse kanë kaluar kaq vite, janë ende gjallë ata që e kanë përjetuar masakrën dhe tregojnë me gisht si autor kryesor, pikërisht kriminelin Kadri Cakrani.

Dëshmi dhe dokumente autentike për ngjarjen

Ja si e përshkruan këtë masakër veterani i Luftës antifashiste, Dalan Buxheli, sekretar i përgjithshëm i Organizatës së Dëshmorëve të Atdheut:

Po e nisim me masakrën e 4 shkurtit 1944, ku autori kryesor ishte pikërisht Kadri Cakrani me shefin e tij, Xhafer Deva.

4 Shkurt 1944: Ballisto-zogistët kryen mbi popullsinë e Tiranës krimin më të madh dhe më çnjerëzor që njeh historia e LANÇ-it, ku me egërsi çnjerëzore në natën e 4 shkurtit, rrëmbyen nga gjiri i familjes mbi 500 të rinj patriotë, ku nga këta 84 i pushkatuan në rrugët e sheshet e Tiranës. Atë natë Tirana u la me gjakun e bijve të saj të pavdekshëm. Cili qe skenari i kësaj skene makabre, kush e hartoi atë, cilat qenë forcat që morën pjesë në zbatimin e tij dhe cili qe përfundimi?

Nga dokumentet arkivale, nga tregimet e disa pjesëtareve te familjeve të kësaj masakre, si dhe nga deponimet e bëra nga disa ish- kryepleq të lagjeve të Tiranës, që u morën me forcë në bastisjen e shumë familjeve dhe arrestimin e shume viktimave rezulton: Në këtë masakër çnjerëzore kuislingo-ballistët, që më parë kishin hartuar një skenar në një takim, që ishte bërë më 16 janar 1944 në zyrën e ish kryeministrit të qeverise kuislinge Rexhep Mitrovica, ku në të kishin marrë pjesë, Xhafer Deva, ish ministër i brendshëm, Hysni Dema komandant i përgjithshëm i xhandarmërisë, Kadri Cakrani komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti ish prefekt i Tiranës. Objektivi kryesor i këtij takimi synonte të realizonte që i’i jepej një goditje e rëndë asgjësuese organizatës së partisë komuniste dhe të Frontit Nacionalçlirimtar të Tiranës. Të arrestoheshin dhe të pushkatoheshin personat që përfshiheshin në listat e hartuara nga policia sekrete, të zbuloheshin dhe të asgjësoheshin të gjitha bazat ilegale të LANÇ. Operacioni u mbajt shumë sekret dhe do të fillonte në orët e pasdites së 3 shkurtit 1944. Ky operacion u drejtua nga Xhafer Deva e Kadri Cakrani. Ata vepruan të organizuar në grupe me nga 10-15 të drejtuar nga ballistët Halim Begeja, Halil Meniku, Seit Demneri, Arif Merepeza, Osman Kazazi, Zice Hatipi etj. Në mëngjesin e 4 shkurtit 1944, kufoma të vrarësh, të mbytura me gjak, ishin kudo nëpër rrugët e Tiranës.

Tirana, 1944

Ja ç’tregon Havaja, nëna e Fadil Radës:

“Isha vetëm në shtëpi me djalin e vogël Fadilin, se dy djemtë e tjerë, Ademi dhe Isufi, ishin partizanë. Në orën 2 të natës, xhelatët e armatosur thyen derën dhe më morën Fadilin. U ngjita pas djalit tim, por katilët më shtynë dhe më shkëputën nga ai. “Lidheni qenin!” bërtiste Osman Kazazi. Për dy ditë radhazi nëna me bukë në gji, kërkova nëpër Tiranë, që të gjeja djalin dhe t’i jepja për të ngrënë, por nuk e gjeta. Pas dy ditësh shokët e tij ma sjellin trupin që e kishin gjetur në një gropë jashtë Tirane, në rrugën e Elbasanit, por nënëzeza nuk e njohu Dilin, se e kishin copëtuar xhelatët”. Ndërsa trupat e dy vëllezërve, Maliq dhe Haki Huta , pjesëmarrës të lëvizjes çlirimtare, nuk janë gjetur. Fshatarë nga Farka dëshmojnë se në pyllin e Saukut, në një gropë, kanë hedhur shumë trupa të pushkatuar.

Të gjithë personat e tjerë prej 400 vetë të arrestuar, që nuk u pushkatuan, u burgosën në komandën e përgjithshme të xhandarmërisë, u dërguan në kampet naziste të vdekjes.

Ballisto-zogistët, duke mos u ngopur me gjakun e dëshmorëve të 4 shkurtit, më 23 shkurt 1944 në orën 11, arrestuan antifashistët Gjergj Frashërin, Viktor Gjokorecin, Trajan Pekmezin dhe Skënder Kosturin, të spiunuar nga ballisti Gëzim Latifi. Operacioni i arrestimit të tyre u drejtua nga Qazim Mulleti, Osman Kukaleshi dhe Said Matja, pasi i torturuan, po atë mbasdite, në orën 16 i pushkatuan afër xhamisë së Zajmit.

4 shkurti 1944 është një ngjarje që tregon dhe do të tregojë qartë në shekuj fytyrën e vërtetë të bashkëpunëtorëve të nazifashizmit ballisto-zogistëve. Kjo natë e zezë ka hyrë në historinë tonë si nata e Shën Bartolomeut shqiptar, si simbol i terrorit dhe masakrës çnjerëzore të forcave të errëta, që koha i nxori shpejt nga skena e historisë.

Më datën 5 shkurt 1944, komanda e xhandarmërisë në raportin e saj për ngjarjen thoshte: “Forcat e xhandarmërisë, së bashku me forcat e regjimentit Kosova dhe me vullnetarët e BK, këtë natë kanë bastisur 230 shtëpi, ku kanë arrestuar 478 persona të dyshimtë dhe nga këta 84 më të rrezikshmit i kanë pushkatuar. (AQSH, fondi 1230, dosja nr. 134.)”.

Ndërsa dëshmitarja okulare e masakrës, Drita Harito, kujton:

Shtëpia jonë gjendej aso kohe në fillim të rrugës së Bamit (sot Qemal stafa), ku tani është Prokuroria. Jetonim bashkë me xhaxhanë, meqë i kishte vdekur e shoqja. Ishim katër fëmijë, më e madhja unë, 11 vjeçe, më e vogla Elma, vajza e xhaxhait, 4 vjeçe. Njëzet metra nga shtëpia jonë ishte kuestura. Natën mund të dëgjoje rënkimet e djemve që i torturonin. Syrit kureshtar të fëmijëve nuk i shpëtonin as komunikatat e fshehura me kujdes nëpër shtëpi nga të rriturit, as thasët me barna, as hyrje-daljet misterioze të kushërinjve ilegalë gjimnazistë me ndonjë person të panjohur. Por ne ishim fëmijë dhe si të gjithë fëmijët ne luanim të shkujdesur. Por atë natë…

Atë natë trokiti dera me forcë disa herë. Ishte ora 1 pas mesnate. Xhaxhai kaloi përmes dhomës sonë të gjumit për të dalë në ballkon – kush është? – Patrulla e xhandarmërisë! – A e keni kryeplakun me vete? – E kemi, hapeni.

Portën ua hapi ime ëmë me pallton krahëve mbi këmishën e natës. Në oborr u dhanë 7-8 persona të armatosur, njëri ishte civil me republikë në kokë.

– Kush është Harito Harito? – Unë jam, tha xhaxhai,që kish dalë tanimë në oborr pas mamasë. – Ai është, i pohoi civili dikujt.

– Eja me ne. – Pritni të bëhem gati. E pritën. Pak çaste pasi dolën, u dëgjuan krisma. – Bobo, tha babai, janë në mish, na e vranë. Ne zumë të qajmë. – Ju shkoni të flini.

E si mund të flinim ne? Xhaxhanë e donim fort. Ishte njeriu që na i varte më shumë, na bënte dhurata për festat, na ndiqte përparimin në mësime, na vëzhgonte për mirësjelljen, të dielave na çonte në ëmbëltore.

E si mund të flinim atë natë, kur zhurmat në rrugë sa vinin e shtoheshin, të shtënat dendësoheshin, zërat e njerëzve egërsoheshin, trokitjet nëpër porta bëheshin më të dhunshme, kobndjellëse… Edhe te shtëpia përballë, atje ku sot është poliambulanca e ku banonte shoqka jonë Liliana Vila, trokisnin me tërsëllimë. Rreth orës tre ata erdhën përsëri tek ne, sa s’e shqyen portën. E hapi babai. Kësaj here ishin edhe më të dhunshëm, ishin trupmëdhenj, me mustaqe, vështronin egër (më pas mësuam se ishin xhandarët e Xhaferr Devës të komanduar nga Kadri Cakrani).

– Pritni sa të vishem. – Do të gjesh atje ku do të shkosh,  i thanë me dialekt të rëndë. E morën babanë ashtu si ishte, me pallton mbi pizhama e me pantofla, ia lidhën edhe duart.

Mbetëm katër fëmijë të lebetitur dhe një grua e re që përpiqej të na ngushëllonte. Unë, si më e madhja, rrekesha të qetësoja kushërirën katërvjeçare. Nuk di të them si e kemi gdhirë atë natë tmerri plot klithma e  të shtëna.

Të nesërmen herët në mëngjes ime ëmë më nisi për të njoftuar kushërinjtë më të afërm, që banonin te Kodra e Kuqe. Rrugët ishin të shkreta. Ishte mëngjes i acartë. Trotuaret qenë mbuluar me akull. Gjatë rrugës pashë të vrarë në pozicione nga më të ndryshmet. Pranë tyre – akull i kuq. Nuk kisha parë të vdekur në jetën time.  Doja të mos i shikoja, po prapë sytë më venin atje. Lotët më rridhnin vetvetiu. Gjatë rrugës së Barrikadave kishte disa të vrarë në krahun e majtë të trotuarit. Njëri ishte shtrirë mu te xhamia ku sot është shkolla “Sami Frashëri”. Atë ditë hynin e dilnin plot njerëz në shtëpinë tonë, të tmerruar për sa kishin dëgjuar e parë. Flisnin me zemër të ngrirë, pa u merakosur që ato tmerre i rrëfenin në prani të fëmijëve. Por ne shkëmbyem lajme edhe me shoshoqin: nga shtëpia e Lilianës  tre veta, filanin e kishin vrarë, filanin e kishin lënë zbuluar gjer në mbrëmje, filanin në burg… Përfytyroni këto makabritete në gojën e fëmijëve!

Ankthi më i madh ishte të mësonim për fatin e burrave të shtëpisë – ishin gjallë apo i kishin vrarë? Pas tri ditësh u gjend babai, përfunduar në burg te ish gjimnazi i vjetër, rruga e Kavajës. Unë shkova me një kushëri për t’i çuar bukë dhe veshje. Për xhaxhanë e gjorë lajmet  ishin kundërthënëse: Dikush e kish parë hipur në një kamion, dikush në një tricikël me gjermanë, dikush ia pati njohur kufomën nga palltoja. Më është ngulitur në mëndje përjetë një dorë elegante me dorashkë lëkure që trokiste te dritarja jonë, e cila binte në rrugë. Ishte zonja Sojli, një austriake. Edhe asaj i ishte zhdukur i shoqi, Xhemal Sojli. Kur në xham shikonim dorën me dorashkë na mbetej fryma. Ç’lajm do të na ketë sjellë sot znj. Sojli? Një ditë na tha se i kishin deportuar në kamp përqendrimi. Dhe ne u gëzuam, imagjinoni, u gëzuam!

Me makth e shpresë kemi mbetur deri kur u kthyen të mbijetuarit e fundit nga kampet e vdekjes. Kështu xhaxhai ynë i dashur mbeti “as i gjallë, as i varrosur”. Më pas mësuam se disa nga të vrarët e 4 shkurtit i kishin groposur në kodrat e Saukut, dhe disa me emra të njohur i kishin larguar për t’i zhdukur. Këtë fat e pësuan H. Harito, dr. Pano, Xh. Sojli e ndonjë tjetër.

***

Bashkëpunimi i BK edhe me nazistët gjermanë, vërtetohet nga dhjetëra dokumente të huaja të kohës. Komandanti i forcave gjermane në Shqipëri, gjenerali Herman Nojbaher shkruante:

“Burrat e BK kurrë nuk u ndeshen me trupat tanë. Ata i përdornin energjitë e tyre kundër partizanëve në Jug të vendit… Prapavija jonë mbrohej nga bandat shqiptare, nën drejtimin e fiseve dhe të klaneve të tyre… Ata na mbronin në radhë të parë nga partizanët..”

 

February 4, 2020 08:48
Komento

27 Komente

  1. Kosovari February 4, 09:08

    Ku mbetet krimi,ku mbetemi ne ndaj krimit dhe kriminelve,te cileve,fatkeqesisht ju thurrim lavadi.
    ,ju ngrihim permendore.Si do jemi ne te ardhmen karshi te vertetes se madherishme!?Ta themi apo ta fshim nga koha dhe njgjarjet?!

    Reply to this comment
  2. Arben February 4, 09:14

    17 nentor 1944, dita me e zeze per shqipetaret.

    u ekzekutua gjithe elita intelektuale e ketij vendi

    dhe u vendos pushtimi sllavo-komunist antishqipetar.

    gjermani ishte duke u larguar, dhe ky sulm u be

    me urdher te sllavo-komunisteve, pikerisht per

    te masakruar intelektualet dhe per te vendosur

    regjimin sllavo-komunist, antishqipetar

    Reply to this comment
    • Komunisti February 4, 10:07

      Me shkurt,per te sjelle kermen enver hoxha ne fuqi

      Reply to this comment
      • Shefqet Cela February 4, 10:33

        Ve basta se je “komunisti” S A L I!
        Ti qofsh qe profanon viktimat e ballistave kriminele; ashtu si dhe LULUSH BASHA QE u perpoq te croste kujtimin e tyre; duke fshire emrin e asaj rruge.
        Kjo eshte merija per luften e clirimtareve te atdheut.
        Hoqen emrin per viktimat dhe viene ate QE propagandonte rruge paqesore kur derdhhej gjaku lume ne Kosoven martire dhe kerciste pushka clirimtare QE Solli clirimin e e sivellezerve tane.

        Reply to this comment
      • Arben February 4, 10:59

        Njesoj sic erdhi sali qeni ne 1990, e te gjithe me rradhe.

        tani qe na mori ne dore perendimi (2013), ai ka shkare

        per vete, me njerez qe dalin pa breke ne krye.

        Perfundimisht 1913-sot, shqipetaret popull kavie

        eksperimentale.

        Sherim fillon pike se pari me pranimin e semundjes.

        allbanezet jane akoma nen efektin e droges.

        Reply to this comment
        • Komunisti February 4, 13:24

          Sali qeni, varkari i familjes hoxha ishte edhe ai o Sheqeft,zagar qe i liroj zinxhirin nexhmia me ramizin,t;uajin e keni,brumin e gatuar nga plerat e enverit

          Reply to this comment
    • Genci February 4, 10:11

      Eh more i gjore, nuk i vlen te debatoshe me nji si ti.
      rob i Frazeologjise Revanshiste

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 4, 12:41

      he robt ku i ke o dylber turk

      Reply to this comment
    • kombi shqiptar February 4, 18:27

      4 Shkutti eshte nje mashtrim komunist. Me 3 shkurt terroriste komuniste bejne dy atentate ne Tirane duke vrare 3 shoqerues te ministrit te brendshem. Ne kunderpergjigje u vra grupi arentatir prfj 5 vetesh dhe dy mbeshtetes si edhe 4 terririste komuniste filosrebe qe kerkonin te vendosnin rerror nbi shtetin shqiptar qe shtrihej bashke me Kosoven. Pra gjithsejt ne 4 shkurt jane vrare 12 terroriste komuniste filoserbe . Kjo ka dale edhe gjate hetimeve. Me vone propaganda ka nxjerre nr 84 , por vetem 23 emra disa prej tyre vrare ne vende dhe kohe tjeter. Ky nr 84 eshte njellloj si 28 000 deshmore , por ne fakt ka vetem 2600 emra. Komunistet kane ministri per dizinformimin…..

      Reply to this comment
  3. Pasardhes i veteraneve February 4, 12:29

    Viktimat e 4 Shkurtit 1944 meritojne memorial te perhershem, nderim mbarekombetar, lule dhe ceremoni perkujjtimore çdo vit dhe jo vetem.
    Akti i pashembellt i bashkepunimit te ballistozogisteve dhe larove te tjere ne krah te gjermaneve, nazisteve pushtues mbete nje fakt turpi dhe krimi, qe sot pasardhesit e ketyre famezinjve ne parlament, jashte parlamentit, ne opozite, ne komisione, ne institute ”te krimeve komuniste” etj kerkojne rehabilitim, kerkojne fshehje te krimeve. Te diskriminuarit nga populli, kriminelet e luftes, tradhetaret, sabotatoret, kolaboracionistet kerkojne te shiten te moralshem, pisat kerkojne te tregohen te paster, gjakataret, sterniper te Kainit, kerkojne te shiten paqesore!
    E pamundur!
    Rruga ”Deshmoret e 4 Shkurtit” eshte ne nderin e martireve te kesaj dite dhe ne nderin e mbare kombit. Emerimi i kesaj rruge me nipin e Xhafer Deves, nje nga shkaktaret e kesaj masakre, eshte per turp, eshte padrejtesi, eshte krim. Brahim Rugova mund te kete nje emer ne rrugicat e Kosoves, por jo emrin e nje rruge, ku viktimat e 4 Shkurtit 1944 edhe sot renkojne nga krimi i dajes se ketij Brahimit. Marrezi nga opozita kriminale e gangstereve te pd dhe aleatevete tyre, hiena.
    Nderim viktimave te 4 Shkurtit!
    Lavdi LNCL, deshmoreve dhe heronjve te saj!
    Lavdi komandantit te kesaj Lufte, Enver Hoxha!

    Reply to this comment
  4. faro February 4, 12:46

    Familjet tiranase që e kanë vuajtur atë natë të tmerrshme, nuk mund ta harrojnë brez pas brezi.
    Ka qenë 4 SHKURTI I TMERRSHËM!
    Turp për ata që duan ta justifikojnë!
    Turp për zevendesimi e emrit të Rrugës Dëshmorët e 4 Shkurtit!
    Si mund të quhet Europian një deformues i tillë I historisë të larë me gjak?

    Reply to this comment
    • lana February 4, 14:24

      Duhet te rivendoset emri rruges: Deshmoret e 4 Shkurtit dhe te ndertohet memoria e te reneve ne qender te Tiranes dhe cdo date te 4 Shkurtit te vendosen lule nga populli i Tiranes

      Reply to this comment
  5. Fuck komunizm February 4, 13:07

    O plera, nuk u vrau njeri…ju vetem hengret kokat e njeri tjetrit.

    Reply to this comment
  6. Bureto February 4, 13:37

    Ne çdo ‘4 Shkurt’ vazhdon ‘Saga komuniste’ e ‘saj. Jo se ate date nuk ka ndodhur nje ngjarje tragjike, por arsyet se pse ka ndodhur ende turbullohen qellimisht. Ajo ishte thjesht nje masaker e bere si hakmarrje nga Xh.Deva etj, ashtu siç kishte kohe që terrori komuniste bente te njejten gje, në Tirane. Deshmite historike tashme njihen. Por jo, ajo date, duhet te glorifikohet dhe te mbetet ne histori, siç e shkruan ate ‘fitimtaret’, si nje dite ku ‘rane ’82 deshmore”. Mbahet mend protesta e tyre kur iu hoq rruges emri “Deshmoret e 4 Shkurtit” dhe u be nami aq sa ia arriten ta spostonin ate pak me tutje. Tashme jane thene me dhjetra e qindra here se ka nje dallim te madh midis fjales ‘deshmor’ dhe togfjalshit ‘viktime lufte’. Ne rradhe te pare vete shifra 82 eshte butaforike. Kush e ka listen le ta nxjerre. Po ta marrim se jane ‘deshmore’ dhe shifra eshte aq. A jane deshmore dhe ata 42 banore e intelektuale te tiranes qe u vrane ne tetor 1944 nga terrori komunist? Te pakten lista e tyre eshte e gdhendur ne mermer para selise te te perndjekurve politike afer parlamentit. Por jo, ata jo nuk quhen deshmore, por edhe sipas kriterit per deshmorin nuk duhet. Jane thjesht viktima te terrorit komunsit, siç ishin ata te 4 Shkurtit viktima te terrorit te qeverise se kohes.. Po japim nje shembull tjeter shume sinjifikativ. Me qe ata qe u vrane ne 4 shkurt quhen ‘deshmore’, atehere po qe keshtu, a duhet te quhet ‘deshmor’ edhe Harito Harito, i cili kur u vra ne 4 shkurt ishte kryesekretari i Zyres Sekrete te MPB, pra nje funksionar i saj?! E pra, për këtë person nuk do të gjesh asnjë rrjesht, as për mirë dhe as për keq, në asnjë libër të botuar nga E.Hoxha. Pse? Deshmija e kuestorit te Tiranes ne gjyqin ndaj Jakomonit ne Rome, hedh shume dyshime per vete Enver Hoxhen. Se psh, pse duhej vrare ai? Ose te vetet e dinin se ai flirtonte me komunistet dhe e vrane, ose dikush nga komunistet ishte vegel e tij dhe duhej te mos dekonspirohej bashkepunetori nga rradhet e tyre. Cili qe ai? ‘Ujku do mjegull’ dhe lufta per disa, te perfshire ne qellime te erreta e pune te pista eshte dhe e tille.

    Reply to this comment
    • Leone-53 February 5, 21:13

      Misteri shqiptar eshte kaq i gjate sa edhe te duash ta permbledhesh “shkurt”, “shkurt” dhe “shkurt” 1000 here do te duheshin net dhjetori. Burimi i ketij misteri eshte fara e poshter komuniste qe mbiu ne ate vend aty ku kemi lindur ne bijt e atij vendi e sot jemi “endur” neper bote. Poshte fara e poshter komuniste dhe KRIMI Enver!

      Reply to this comment
  7. mirel February 4, 14:56

    Dhe te te vije keq per fatin e ballistave. Atyre nuk u vjen keq, perkundrazi, mburren se do e kishin shuar fare faren e komunisteve
    Per kete arsy Hoxha duhet ti kishte pushkatuar me gjithe familje, sic bene ata ne 4 shkurt, dhe sic shprehen akoma dhe sot.

    Reply to this comment
  8. Konti Sbalta February 4, 16:51

    4 Shkurtii Xhaferr Deves vitet ’90, Gerdeci , 21 janari , teSali Berishes e ngjarje te tjera te rrenjosura ne kujtesen e kombit ,qe nuk duhet te harroen ne breza nga pasardhesit tane , per te deshmuar se neper c’rruge eshte arritur perparimi dhe fuqizimi e mbrojtja e shtetit Shqiptar nga shkaterrimi e shperberja!

    Reply to this comment
  9. KOZi... February 4, 17:02

    Po me ben kurjoz ky artikull por edhe komentet. E vertete qe ka ndodhur keshtu. E vertete qe gjermanet nuk moren pjese ! Po Harito Harito vertete pse u vra ?Sipas organizimit te shtetit atehera ka qene ne Ministri te Brendshme Zyra Sekrete. Shefi i zyres sekrete ishte si te thuash shef sherbimi sekret. Ky ne periudhen fashiste . Pastaj tjeter problemi qe nuk jane 84. Normalisht nuk duhej te ishte asnje. As ne Hotel Bristol ne nentor 1944 komunistet nuk duhej te vritnin pa gjyq. As ne bomben e ambasades sovjetike ne 1952 a kur ndodhi nuk duhej te ndodhte por ja qe ndodhen.
    Tani eshte se si shikohen sot ngjarjet historike ? Shumica e shqiptarve e kane te qarte qe cdo afrim me serbet eshte si thuhet ne ate emisionin ,ne anen e gabuar te historise. Kosova e ka caktuar qe 100 vite. Ai qe eshte kunder serbve eshte ne anen pozitive te historise. Nga kjo Xhafer Deva per veprimtari ne dobi te ceshtjes shqiptare eshte i nderuar dhe ka ne Prishtine, Ferizaj dhe Mitrovice rruge ne emer te tij. Po keshtu edhe figura te tjera te denuar ne shqiperine tone londineze jane te nderuar ne Kosove. Shaban Polluzha, Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Tahir Zajmi etj…..

    Reply to this comment
  10. kombi shqiptar February 4, 18:29

    4 Shkutti eshte nje mashtrim komunist. Me 3 shkurt terroriste komuniste bejne dy atentate ne Tirane duke vrare 3 shoqerues te ministrit te brendshem. Ne kunderpergjigje u vra grupi arentatir prfj 5 vetesh dhe dy mbeshtetes si edhe 4 terririste komuniste filosrebe qe kerkonin te vendosnin rerror nbi shtetin shqiptar qe shtrihej bashke me Kosoven. Pra gjithsejt ne 4 shkurt jane vrare 12 terroriste komuniste filoserbe . Kjo ka dale edhe gjate hetimeve. Me vone propaganda ka nxjerre nr 84 , por vetem 23 emra disa prej tyre vrare ne vende dhe kohe tjeter. Ky nr 84 eshte njellloj si 28 000 deshmore , por ne fakt ka vetem 2600 emra. Komunistet kane ministri per dizinformimin…..

    Reply to this comment
  11. Nik February 4, 20:07

    Gazetari Xhevdet Shehu e analizon masakren e 4 Shkurtit njelloj sikur jemi akoma ne komunizem! Eshte dhe gazetar i mire por ne nje pike s’ka ndryshuar fare, mbetet enverist i thekur, me shume nga N. Hoxha! Vetem ne nje gje jam kurioz ta dija, Z. Shehu (Xh.) si mallakastriot eshte edhe me Mehmet Shehun apo vetem me Enverin!?

    Reply to this comment
  12. niko February 4, 20:38

    Ata 3000 e ca kosovare te zhdukur nga partizanet eshqiptaro-jugosllav ne Tivar qenkan hakmorrje per 4 Shkurtin?!!!
    24 apo qofte edhe 84 duhet te ishin shqipetar teper te rendesishem ngaqe u kembyen per 3000 e ca shqiptare tjere te parendesishem…..

    Reply to this comment
  13. fteri February 5, 07:21

    Gjenocidi i 4 shkurtit 1944 ,që kreu Xhafer Deva ,Rexhep Mitrovica ,dhe reaksioni koliboracionist , lau me gjak të 84 qytetarve rrugët e tiranës, mbetet turpi dhe plaga më e shëmtuar e rëndë e qeverisë Rexhep Mitrovicës dhe Qazim Mulletit ,e zbatuar nga ministri brendëshëm qeverisë regjencës nga Rexhep Mitrovica.,për të friksuar e tmerruar popullin që mos i bashkohej LANÇL të udhequr nga komunistët dhe legjendari Enver Hoxha.

    Por as burgosjet ,torturat ,plagët ,vrasjet nuk i kan mposhtur djemtë e vajzat e gjiithë popullin e tiranës për tu bashkuar e radhitur në rreshtat e ushtrisë lavdishme partizane të Enver Hoxhës.Masakra e 4 shkurtit nuk frenoi ,por nxiti më tej urrejtjen kundër pushtuesve të huaj dhe qevrisë së regjencës së Mitroovicës,shtoi radhët e ushtrisë luftës nac-çlirimtare.

    Gjaku i derdhur në masakrën e 4 shkurtit të popullit të tiranës në 1944 ,do të mbetet në jetë të jetve një krim i zi i Xhafer Devës ,njollë e plagë e pa shëruar kurdoherë me dhimbje të madhe në zemër ,ato viktima qëndrojnë të gjalla në peidestalin e heroive ,që gjakun e derdhën për liri ,dhe plagë në zemrat tona.që nuk mbyllet kurr .

    Koliboracionistët ballistë -zogistë -legalist me pushtuesit e huaj ,mbeten mbartësit e kësaj tragjedie më të zezë të historisë njerzore të kombit të vulosur me vulën e tradhtisë në ball ,me vrasjet , plagët e gjymtimeve të -popullit tonë .

    Reply to this comment
    • KOZi... February 5, 11:07

      Fteri ,do bejme comente historike apo propogande !? Per 4 shkurtin kam dhene coment me siper ! Per termin qe perdore nuk eshte historik >nuk ka ballisto – zogisto- legaliste. Zogiste dhe legaliste eshte i njejte !Ndersa ballisto – zogiste eshte i gabuar sepse sot e kemi dijeni qe ballistet ishin antizogiste. Zogistet ishin antifashiste, ne Konference te Pezes, ne Shtabin e pergjithshem me 10 korrik 43 te perfaqesuar nga Abaz Kupi.Zogistet u larguan nga Fronti Nac-Cl sipas traktit me 18 dhjetor 1943. Eshte teme ne vehte kjo.Por ama gjer ne fund te luftes kishte mision anglez tek zogistet. As filmat qe shohim sot te periudhes komuniste nuk kane asnje rast ku zogistet krahas pushtuesit sulmojne partizanet.Kemi ,ckemi me Zogun por ai gjate luftes qendroi ne Angli e nuk ka sesi te jene bashkepunetor me armikun.

      Reply to this comment
  14. demo February 5, 12:45

    I keni bere bllok komenteve

    Reply to this comment
  15. demo February 5, 13:09

    Kujtimet e Kadri Cakranit do te mbeten.
    Ne dac bashkoheni dy e nga dy ne dac tredhjete,prape nuk i beson kush propoganden koimuniste.
    Auron Tare ju ka tronditur keq,jua hodhi ne toke genjeshtrat si termeti Durresit.
    Amerikanet ne vend te diversanteve te hidhnin tregimet e Bahri Omarit per kunatin me parashute.
    Kete te kishin bere para 70 vjeteve.

    Reply to this comment
  16. Lisi February 7, 22:44

    Ti arben e burton HANI nga nje mut te madh seicili?Debila,

    Reply to this comment
  17. kodrasadikit February 9, 14:05

    Teper e quditshme se si edhe sot e kesaj dite flitet per luften partizan-gjerman e perralla tjera qe tregojne fatkeqesin tone si u mashtruam nga serbo-sllavet .. Paramendoni sikur te fitonin luften Xhafer Deva e I madhi Mitat Frasheri edhe sot e kesaj dite Sangjaku dhe Qamerija do te ishin me Shqipnine e do te flitej gjuha shqipe dhe do te valonte flamuri kombetare .Mos te flasim per zhvillim ekonomik etj .Ku na la komunizmi e aleanca me sllavet po shifet dhe asesi spo e zgjedhim fillin e pasojat e saje .Ti hapim syte minishengeni eshte nji variante e tille mjerane ……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim