“Ajo nuk është rrugë fare. I bie të paguajmë për të hyrë në Tiranë”

March 29, 2018 11:27

“Ajo nuk është rrugë fare. I bie të paguajmë për të hyrë në Tiranë”

Ylli Manjani, ish-Ministër i Drejtësisë thotë se me taksimin në Rrugën e Kombit i është thënë një pjese të popullsisë që duhet të paguash për të hyrë në Tiranë.

Sipas tij, nga pikëpamja juridike, për të mundur koncesionarin, shoqatat ose qytetarët mund të depozitojnë në gjykatë argumentin e mungesës së një rruge alternative kalimi.

“Si mund ta japësh një rrugë publike në administrim privat, si mund t’i thuash një pjese të popullsisë do paguash lekë për të ardhur në Tiranë. Këtu fillon diskutimi, kjo tani se sa është shuma e lekëve që do paguash, është 5 euro apo është 1 euro, nuk ka fare rëndësi, diskutojmë në parim njëherë, a ka rrugë alternative apo s’ka rrugë alternative, ka rrugë publike ku i sigurohet aksesi njerëzve apo s’ka, dhe nëse ka, kjo rrugë për çfarë u bë?” – thotë ish-ministri në një prononcim për TemaTv.

“Shiheni se si akumulohen këto probleme, pra duke mos i trajtuar në kohë fillojnë shfryjnë pastaj në fund. E dyta, kur u bë kontrata e koncesionit diskutimi ka qenë, a është e gatshme kjo rrugë për koncesion, sepse duheshin edhe 150 milionë euro për ta mbyllur rrugën, se ajo nuk është rrugë fare” – shton ai.

b.m. / dita

March 29, 2018 11:27
Komento

8 Komente

  1. ela March 29, 11:38

    anej nga je ti ashtu i bie o kokra e legenit

    Reply to this comment
  2. Niku March 29, 12:01

    Vetem sistemi i Enver Hoxhes ishte pa taksa. Sistem kapitalist pa taksa nuk ka. Ekziston vetem ne mendjen e disa “specialisteve” shqiptare per te shpikur nje sistem hibrid pa taksa dhe fitimet te shkojne tek privati. Ne kapitalizem shteti mbahet nga taksat e privateve dhe individeve dhe keto duhet te shkojne per ceshtje sociale.

    Reply to this comment
  3. xxx March 29, 13:52

    Sigurisht qe ka rruge alternative. Njerezit kane udhetuar nga Kukesi me pare me aotomjete, nuk eshte se Kukesi per here te pare po lidhet me boten.
    Do humbesh gjyqin o ministri i Drejtesise, ne mos korrupton gjykatat, sic ne sistemin qe drejtoje zotrote si LSI-st i thekur.
    Je keshilltar i keq.

    Reply to this comment
  4. Vlora March 29, 16:06

    Rruge alternative nuk ka, por edhe sikur te kishte, kjo rruge per te cilen na detyrojne te paguajme, eshte e pambaruar dhe eshte e ndertuar shume dobet. Edvin Rama do bente mire qe para se te vendoste te ripte popullin, te conte para drejtesise Lulzim Bashen per akuzat qe i behen lidhur me rrugen Durres-Kukes dhe te mos tallet me votat e popullit qe iu dhane per te vendosur drejtesi edhe per shkak te vjedhjeve te fondeve per kete rruge.

    Reply to this comment
  5. Ohoooo March 29, 17:45

    Po jep mend ky « filozofi » I Leshelise
    Po ti mor.tyte vetem nga bythelepirja merr vesh,cngaterohesh kot me keto te tjerat
    Je bo Tirons ti mor.cun qe prej vitit 2010

    Reply to this comment
  6. hë për hë March 29, 18:35

    Ky tipi kujton se eshte ende ne bulqize dhe kerkon qe shqiperia te bulqizohet. Kokra e palles flet veresie si nje shpellar i vertete edhe pse ka qene edhe minister, per te mos permendur pastaj qe ka edhe nje dipllome juridiku. mendo qe te mbese drejtesia ne doren e ketij injoranti qe reciton si nje zedhendes i vertete i familjes meta. Keta tipa nuk kane as moral. As kuqen e as zverdhen. Hajde duroi broçkullat qe leshojne badiava ne formen e leksioneve demokratike. .

    Reply to this comment
  7. Artur March 29, 18:42

    Me thene te drejten eshte e para here qe jam dakort me Manjanin!
    Ka te drejte tek shtron pyetjen a ka rruge alternative pervec kesaj qe do te beet me pagese.

    Ne itali per shembull egzistojne autostrada me pagese por ne te gjitha rastet egziston mindesia per te zgjedhur nje rruge alternative publike. Me pal llafe ne Itali ka autostrada (me pagese te gjitha), rrruge extraurbane (disa me pagese disa jo), rruge shteterore (te gjitha pa pagese), rruge urbane (pa pagese sigurisht).

    Tani qeveria shqiptare perpara se te bej rrugen me pagese duhet si fillim te ndertoj (nese nuk egziston ) rrugen shteterore. Me pas me autostradat te beje cfare te doje.

    Reply to this comment
  8. Kris March 29, 19:19

    Manjanin here here e quajne ish ministri i Rames! Cfare gallate! Nje kopuk si Manjani!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*