Ajo që u fol ndodhi, Donald Trump takon Kim Kardashian

May 31, 2018 20:00

Ajo që u fol ndodhi, Donald Trump takon Kim Kardashian

Dje në media u tha se Donald Trump ka ftuar Kim Kardashian në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi reformën e burgjeve.

Ylli i reality show-t “Keeping Up With The Kardashians” ka kohë që lobon fuqishëm për lirin nga burgu të gjyshes së saj 62 vjeçare e cila vuan dënimin prej 21 vjetësh. Ajo është dënuar me burgim të përjetshëm për lidhjet e saj me drogën.

Fushata e Kim për lirimin e Alice Marie Johnson ka fituar aq shumë vëmendje sa u ftua nga administrata e Trump-it në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi reformën e burgjeve.

Në fakt ndoshta pritej që ajo të mos takohej drejtpërdrejtë me Trump por ja që takimi ka ndodhur kokë më kokë mes njëri-tjetrit.

Ka qenë vetë President ii SHBA-ve Trump që sot ka postuar foton nga Shtëpia e Bardhe me Kim Kardashian West dhe shkruan: “Takim i mrekullueshëm me Kim Kardashian sot. Folëm për reformat e të burgosurëve dhe dënimet.”

Të gjithë janë habitur nga ky postim sepse nuk e kanë menduar që kjo të ndodhte kaq shpejt dhe Kim Kardasian të ftohej nga Presidenti trump në lidhje me një çështje kaq tq rëndësishme. Por tashmë gjërat po bëhen më të thjeshta dhe gjithçka që duket e pamundur bëhet e mundur.

l.h/ dita

May 31, 2018 20:00
Komento

1 Koment

  1. Arben June 1, 06:25

    Vertete personalitet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*