Ajo vjedhje e paharruar në kohë karestie biblike

Faslli Haliti April 4, 2015 10:57

Ajo vjedhje e paharruar në kohë karestie biblike

Unë kam qenë bujk në kohën e zisë së bukës, në vitet 1950-1953, në kohën kur edhe po të shisje lopën më të mirë, nuk e bleje dot një kuintal misër. Në gjithë vendin kishte pllakosur karestia si ajo në Egjiptin biblik. Lakra e egër, lëpjeta, egjra dhe meli kishte zëvendësuar bukën. Ai çikë misër e grurë që prodhohej shkonte në depon e shtetit. Isha vetëm 12-13 vjeç bujk. Dëgjoja fshatarët të thoshin se ky Pushteti Popullor thotë, o misrin në gazhdare o lëkurën në gomare, sikur ne bujqit të mos ishim popull dhe ai të mos ishte pushteti ynë. Thatësirë e madhe. Fusha e Myzeqesë mbushej lesë me zogj, bretkosa, gjarpërinj të ngordhur për një pike shiu. Re karkalecash si në Bibël, hanin edhe atë çik grurë që ne kishim mbjell. Nuk arrinim të merrnim misër as për planin e shtetit. Duhej dorëzuar plani i shtetit në radhë të parë, duhej dorëzuar misri në depon e shteti, domethënë në gazhdare, ndryshe lëkura të ndehej mbi gomare. Të hanin depot e shtetit një here, pastaj vetë bujqit, kalamajtë e tyre. Misri im në arën e Marinës së Qukës ishte i verdhë me degë të shkurtra xhuxhe, me ndonjë kaçot sa gishti i madh i dorës me ca kokrra të rralla, kallinj këta që ne i quanim qerosa ose kaçota. Në pjesën perëndimore të arës misri ishte me degë të shëndosha të gjelbra, me dy, tre, katër, pesë kallinj në çdo degë. Gjatësinë e arës unë e kaloja me shpejtësi, nuk e shihja morinë e degëve të verdha xhuxhe, po kur arrija afër fundit, aty ku misri tërbonte me gjelbërim e shëndet dhe degët ishin të ngarkuara plot me kallinj, unë ndalesha, merrja frymë lirisht, çlodhesha përballë gjelbërimit misëror, dëgjoja fëshfërimën e xhufkave dhe shihja gjethet që luanin me flladin e ndajnatës.

Kur erdhi vjeshta dhe korra misrin, pjesa më e madhe e nuskave ishin xhuxhe, me kallinj të vegjël, vetëm në pjesë fundore, në perëndim të arës, nuskat ishin të mëdha sa një kasolle barinjsh me xhufkat e degëve që tundeshin djathtas e majtas sikur donin të më freskonin si erashka. Kisha punuar mes vapës, shiut, mes zisë së bukës,me një karestie, gati biblike, mes një thatësire sahariane dhe shpresoja se ato nuska me degët plot kallinj do të siguroja, të paktën të laja planin e shtetit, pjesa tjetër, mbase do të më jepte diçka sa për t’u hedhur pak miell lakrave, sa për t’i përzierë ca kokrra me melin dhe egjrën që t’i bluaja së bashku. Por … Ah Nel Trashi, hajduti Nel Trashi, në dy-tri net me shira vjeshte m’i vodhi nuskat e mira me qerre dhe gomarë. Ndoqa tragat e qerres nga ara deri në rrugë, por vijat e rrotave ngatërroheshin me tragët e qerreve të tjera. Bëra çmos por vjedhja nuk u zbulua, por unë isha i bindur që nuskat e misrit m’i kishte vjedhur Nel Trashi… Nuk e shihja me sy atë njeri hajdut që të rrëmbente, të zhvaste bukën nga dora edhe në gjendje urie. Edhe kur pas vitesh ai vdiq s’i vajta në varrim. Kë të përcillja në botën tjetër, atë që më vodhi kafshatën në kohën e zisë? Ai kishte marrë rrugën e ferrit. Mua më pëlqente të përcillja vetëm ata për në parajsë.

Vjedhja ndodhi gjashtëdhjetë vjet më parë në kohën e zisë së bukës, në kohën e karestisë biblike në Egjipt dhe më ka mbetur edhe sot po aq tronditëse, lebetitëse sa dhe gjashtëdhjetë vjet më parë. Por më 8 maj 2011, në zgjedhjet vendore për kryebashkiakun e Kryeqyteti, mua m’u bë vjedhja më biblike, vjedhja e shpirtit tim të pastër; m’u vodh vota, xhevahiri im, floriri im i vetëm që e nxora nga miniera e shpirtit dhe e ia arkëtova së ardhmes më demokratike në kutinë e votimit, por ma vodhi përsëri misrin e artë, flori të votës sime, këtë radhë, jo Nel Trashi, por Kryetari i Komisionit Qëndror të votimit Nel B. Ristani, dhe jo me qerre por me falanga kleptovotash. Kjo vjedhje e shpirtit, zemrës, idealit tim në një kohë zije, ngërçi, karestie të gjatë politike, do të më shoqëroj në një përpëlitje të gjatë pagjumësie, gjersa të zgjohem në ag të një dite plot dritë zbuluese mbrapshtish.

***

Dhe lindi, më saktë rilindi, pas dy vitesh agu i Ditës së 23 Qershorit, jo me hambarët plot, por me depot plot nga produkti popullor i votës. Sepse kur fiton populli, nuk fiton me pikë e gjysma pikësh e gjysma nokdanësh, por me nokaut.

Pse s’pranoi Berisha, si deputeti më i moshuar, të hapte Sesionin e Tetë të Kuvendit të Shqipërisë së rilindur asokohe?

Po si mund ta hapte ai sesionin e ri të Kuvendin, kur humbja e tij nuk ishte një humbje rutinë, me një për qind vota më shumë a më pak, por me një milion vota rrumbullak. Humbja e tij ishte mitike, humbja e Berishës ishte mjerane…, ajo ishte dhe humbje dhe fitore; humbje e prapështisë dhe fitore e mbarësisë, humbje e të prapit, fitorja e të mbarit, fitorja e sovranit që di të ecë vetëm në rrugën e mbarë, në rrugën e drejtë dhe jo në udhën e prapë e të shtrembër të shejtanit.

E pra, si deputeti më i moshuar, i takonte Berishës të hapte sesionin e ri të Kuvendit, po si mund ta hapte ai me gojë të mbyllur, gojë të cilën ia mbylli populli. Tashmë, kot e ke edhe ti Nel B. Ristani që… S’ka më si katër vite më parë! Më 21 qershor 2015, ti nuk mund të vjedhësh më si në 8 Qershorin e 2011-tës, o Nel B. Ristani.

Faslli Haliti April 4, 2015 10:57
Komento

10 Komente

  1. labinot April 4, 11:17

    Nderime per “Dielli dhe Rrekete”.Ishin nje pike uji ne shkretetire. Antikomunizmi i Berishes ishte permbytje me antikomunizem.

    Reply to this comment
  2. Elpiniqi April 4, 13:40

    ANTIKOMUNIZMI I BERISHES ISHTE DHE ESHTE FASHIZEM DHE ANTI SHQIPTARIZEM!!!
    Kush nuk e kupton eshte po aq ARMIK DHE ANTI SHQIPTAR SI AI!!!
    Aim prap po perpiqetvta beje Shqiperine rremuje si ne 97-ten ,ndaj te gjithe partite politike duhet te BASHKOHEN KUNDER TIJ,njelloj si kunder PUSHTUESIT NAZI-FASHIST!!!

    Reply to this comment
  3. fshatari. pafshat April 4, 14:42

    Faslli Haliti i kohes se diktatures je Ti? Te qenka thare pena perderisa meresh, per te mbushur rreshtat e shkrimit, me nje kalli miser 60 vite me pare. Kur, ne keto 25 vite ke fakte te fresketa – e “rrenqethese” sipas Tom Doshit. Ke kontradikta social-ekonomike-nacional-politike nga te cilat nje krijues i talentuar mund te prodhoje poezi e proze te mrekullueshme, ne sherbim te demokracise popullore, si ato te ashtuquajturit apo vetquajturit “Brezi i humbur”.

    Reply to this comment
    • Lleshi April 4, 17:06

      Zotni “fshatari pa fshat” , Lere mos e ngacmo ! Bythelepirja eshte ne mode , ashtu dhe servilizmi politik ! A nuk po nderhyne fuqishem Europerendimi qe te formohet organizata shpetimtare LGBD ? Jane shtuar shume keta te shoqates , sa I ka rene ne sy dhe Europes dhe Amerikes , prandaj po bejne presion !

      Une dp te thoshja qe shyqyr qe ia arritem kesaj dite dhe ne “treg” kemi mall me shumice ! Turqit ne kohe te dovletit , thoshin se : “femra eshte per te pjelle , ndersa qejfi , behet me dylbere”!

      Prandaj zoti “fshatari pa fshat” , mendoj se duhet te gezohesh dhe jo te hidherohesh !

      Reply to this comment
    • GAMORI April 6, 01:50

      Respekt per Artikullshkrusin , eshte nje Letrar i Vertete dhe Realitetitt nuk mund te kundervihesh me me Genjeshtra ! KY POPULL NUK ESHTE ANALFABET DHE JEPINI ARESYES VEMENDJE QE JETA E FEMIJEVE TE SHQIPERISE TE SHKOJE DREJT SE MIRES DHE JO ZHDUKJES SE IDENTITETIT DHE QELLIMIT TE KOMBIT SHQIPTAR!

      Reply to this comment
  4. Ardenica April 4, 20:16

    URIME FASLLI NJW COPE HISTORI E TRISHTEE NJW KOHE TW SHKUAR QW NUK DUHET HARRUAR. kUSH HARRON HISTORINW E TIJ, E PWRSWRIT ATW.

    Reply to this comment
  5. iliri April 5, 23:56

    Ti o Faslli Haliti, keto qe shkruan per vitet 1950-1953 i ke me te degjuar. Se ti kur u rite i kendove dhe i kendove Prtise dhe shokut Enver sa nuk ka te numuruar.
    Dhe genjen kur thua se Berrisha humbi me 1 miliuon vota. Jo! Ishin 700 mije pro dhe 1 miliuon kundra.
    T’a mesosh ti dhe te tjeret:
    1. Ne demokraci askush nuk mund te jete ne fuqi perjete. ka rotacion politik dhe kjo e ndan komunizmin monopartiak me demokracibne. Prandaj dhe humbja e Berishes eshte me se e natyrshme.
    2. Ne se qeverija Berisha u konsumua pas tete vjetesh, keta te sotmit qe ti po ju lepihesh, po aq jane konsumuar vetem ne 18 muaj.
    3. A m.i numuron dot se sa kriminele bejne pjese ne grupin p[arlamentar te PS?
    4. A je dakord se cmimi i energjise u rrit dhe nuk u hoq tvsh ashtu si u premtua ne fushate? Dhe ai i gjati insiston dhe ju mbush mendjen budallenjve se ne se cmimi i energjise nga 7,5 lek u be 10,5 llek, nuk kemi ritje cminmi por kemi ulje cmimi?
    4. Sa taksa paguanje me pare dhe sa paguan pas 23 Qershorit?
    Porn si duket, edhe [pse na kujtoke dhe e denon vitin 1953, kujtoju dhe thuana se cilet jane tani ne pushtet? A nuk jane bojte e atyre qe sollen mjerimin e vitit 1953.
    Njeriu mund te jete hipokrit dhe mashgtrues dhe genjeshtar, por jo deri ne kete fare derexheje myzeqare!

    Reply to this comment
  6. skifteri April 6, 08:49

    ka nje ndryshim te madhe ,identiteti i interesave ne monizem ishte vetem arka e shtetit dhe populli i dale nga lufta u arrit nga varferia ekstreme qe e gjeti te merrej dhe 24kv per hektar dhe kjo perkthehej ne sigurimin e bukes ne vende per here te pare ne histori te kombit me forcat tona ,qe ne Kohen e zogut merrejne Perzeren me kuaje.Ne shqipri ne zonat fushore te permbytura te mbyste malarja e mushkonja sa nje zog ,kthehej gjithshka ne interes popullit .Kurse identiteti i interesave ne te ashtuqujtur “demokraci” Berishjane nuk munde te arrihet me Saliun ,Ristanin,Halimin , e G.Bogdanin ,me Griden e Strazimirin ,pasi nje monark si Saliu vepron sipas interesave te tradhtise kombetare serbe,greke per rrenimin teotal dei ne kocke , jo sot por 24vjet vota eshte vjedhur ne vashdimesi me njerzit rrotull tije dhe ka bere te jete sundimtari hajdut shkatrruesi me i pa krahasueshem i ketij vendi ,te shikojme a’ do ti shkoshe kur ti lexohet epitafi.

    Reply to this comment
  7. Lleshi April 6, 10:41

    Faslliu me kete fejton , ka fejtonizuar veten e tij . Ne jete njeriut i qellon qe me veprimet e tij ose ta menderose veten ne syte e shoqerise , ose ta ngreje larte dhe te rrise respektin . Faslliu ka zgjedhur te paren , me beneficin e vetem : pak simpati nga pushteti antishqiptar .
    Duke shfrytezuar injorancen dhe padijen , Faslliu kerkon te peshkoje kollaj ne ujra te turbullta !
    Me logjiken e tij dhe genjshtren duke fshehur historine reale te fakteve , Faslliu iu kundervihet rendit shoqeror ne Gjermanine Perendimore , pas renies se nazizmit , ku gjermanet jo vdiqen ne mase nga urija deri ne vitin 1948 , por kush arrinte te lepinte fucite e vajit te tankeve te lena neprr rruge e quante veten me fat !
    Cfare mund te thuash per fasllinjte jokurizore !

    Reply to this comment
  8. Kush s'e do shpirtin e tij April 6, 17:16

    Fasllia shkrun, ne rreshtin e pare:
    “Unë kam qenë bujk në kohën e zisë së bukës, në vitet 1950-1953…”,
    dhe ne e besojme: ai ka mbetur bujk, edhe sot e kesaj dite…dhe mos nxitoni te thoni Gjynah,
    se Fasllija ndjehet mire nen kete zhguall kenete.
    Poeti e nderon bujkun, si bujk, por Poeti nuk ka si mbetet bujk ne poezi.
    Fasllia nuk ka shkruar vjersha, jo e jo POEZI. Ai ka sherbyer me FABULA.
    Edhe nen komunizem, fabula prodhonte, ne rastin e “Dielli dhe Rrekete” fabula ishte anti-burokratike, si “Ne Mesdite Mbelidhet Biroja Politike” e Ismail Kadarese. Por Isa shkruante poezi dhe e ndihte kohen me poezi e proze cilesore, ndaj i duhej pushtetit qendror.

    Faslliun e gjore, dava bujku, thane per te, dhe e derguan te punonte ne arat e pafundme te Myzekese…
    Fasllia nuk u merzit kurre. Eshte natyre bujku se brendshmi. Eshte si toka, punoje si te duash, lere djerre, mbyte ne uje, ore lere edhe kenete, ashtu mbetet!

    Erdhi pularizmi dhe…faslliun e Inderrnuar e bene deputet! Nuk e beri PD-ja, e beri PS-ja ata qe e kishin derguar ne Ushnje e kthyen ne Tirane, deputet kunder antikomunisteve, qe edhe ata aty aty ishin, por mes tyre kishte dhe ndonje vuajtes te vertete, te vetedijshem…

    Fasllia tani analizon vitin 1953,,,Deri ketu arrin guximi i tij.
    Aty nga viti 2115 do ngrihet e do bej kritiken e viteve ’90 dhe pas pesedhjete vjetesh te tjere do arrij ne qershor te vitit 2013 !

    Por nuk ben keq, jo. Sa mundej, ka bere mire ne Lushnje. Dhe kjo nuk duhet nenvlersuar, teksa te shumtet dje dhe sot bejne keq…

    Eshte shpirt bujku…avash avash pas parmendes se ndryshkur te fabules…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*