Ajri i ndotur, “vrasësi” kryesor. Shqipëria me shifrat më të larta të vdekshmërisë

April 3, 2019 20:19

Ajri i ndotur, “vrasësi” kryesor. Shqipëria me shifrat më të larta të vdekshmërisë

Vrasësi kryesor i shqiptarëve nuk është as duhani, arma apo shkelja e Kodit Rrugor, por vetë cilësia e ajrit.

68 persona në 100 000 banorë në Shqipëri humbin jetën për shkak të ndotjes së ajrit. Një numër i frikshëm në krahasim me vendet e rajonit.

Adrian Jorgji, mjek pneumolog, shprehet për Top Channel: “Djegia e karburantit nga makinat, ndotja e mjedisit si pasojë e grimcave të pluhurit kryesisht nga ndërtimet si dhe një faktor tjetër është djegia pa kriter e mbeturinave”.

Ndërsa një qytetar tregon: “Kam pasur kollë gjithë dimrin dhe mushkëritë i kam copë”.

Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 5 deri në 7 milionë vdekje të parakohshme në vendet në zhvillim ndodhin prej ndotjes së mjedisit. Kjo ka sjellë që dhe kontrollet në spital të shqiptarëve të jenë të shpeshta.

Mjeku Jorgji thekson: “Në të dyja pulmonet që tregoj vihen re dëmtime pulmonare. Ky është një pacient që punon në një zonë naftëmbajtëse dhe tregon për një mushkëri të ngarkuar. Vjen me ankesa, vështirësi në frymëmarrje, kollë të thatë. Është vetëm 40 vjeç. Dhe kjo shkaktohet nga ndotja, theksoj nuk është duhanpirës apo me sëmundje shoqëruese”.

Mbjellja e pemëve për përmirësimin e cilësisë së ajrit, sërish nuk është efektive, sipas mjekut: “Duke pasur parasysh që këto pemë jetojnë si ne, në ajër të ndotur, në tokë të ndotur, me ujë të ndotur edhe këto pemë do të zhvillohen të sëmura”.

Ndërkohë që disa banorë kanë gjetur zgjidhje me mbulimin e ballkoneve me perde, në mënyrë që ajri i ndotur të mos hyjë teksa hapet dera.

v.l/ Dita

April 3, 2019 20:19
Komento

4 Komente

  1. Zigur Qarri April 3, 21:29

    Skandali me makinat e vjetra, Balluku rikthen në qarkullim automjetet euro 4.Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë rikthen në
    qarkullim automjetet euro 4, përdorimi i të cilave është ndaluar tashmë në të gjithë Europën. Vetëm një muaj pas marrjes së detyrës,
    Balluku propozoi rrëzimin e vendimit të qeverisë Rama, duke rikthyer importin e makinave të vjetra. Çuditërisht prezantimi i nismës
    është bërë pa prezencën e Ministrisë së Mjedisit.Ministrja Belinda Balluku ka anuluar vendimin e marrë vetëm dy muaj më parë për
    ndalimin e makinave të vjetra.Edhe pse u reklamua si një ndër nismat më të mëdha për mbrojtjen e mjedisit, Ministrja e Infrastrukturës
    dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka rikthyer në qarkullim makinat e vjetra që emetojnë nivel të lartë gazrash në ajër.Edhe pse nuk dha
    detaje ajo u shpreh se në vend do të lejohet importi i makinave të vjetra që plotësojnë kriteret euro 4, ndërkohë që në BE tashmë po
    kërkohet lejimi i euro 6.Balluku: Automjetet e përdorura që do hyjnë në Shqipëri duhet të përmbushin kriteret euro 4 ndërkohë ato
    me kilometrazh 0 duhet të jenë euro 5 dhe euro 6.Madje Ministrja Balluku tha se vendimi i ndalimit për makinat që i përkasin prodhimit
    para vitit 2009 është shtyrë deri më 31 dhjetor të vitit 2019.Balluku: Nga ndryshime në VKM 633, shtyjmë hyrjen në fuqi të kësaj
    vendimmarrje nga 28 shkurt 2019 në 31 dhjetor 2019.Çuditërisht nisma është deklaruar vetëm nga ministrja Balluku pa prezencën
    e Ministrisë së Mjedisit.Kanë qenë këta të fundit që propozuan kufizimin në fund të vitit të shkuar.Por duket se me ardhjen në detyrë
    të Ministres së re askush nuk pyet për ndotjen e ajrit që në Shqipëri është shumë herë më lart se normat e lejuar.Ekspertët shprehen
    se 50 për qind e ndotjes vjen prej gazrave të automjeteve.

    Reply to this comment
  2. Adih April 3, 22:39

    Zigur Qarri @……
    Je lodhur kot me kete komentin tend .Mos u bej kopetent te flasesh per Europen ,se nuk e ke idene .Ne europen perendimore ka makina me te vjetra se ne shqiperi ,dhe mos bej komente vitesh ,per kete teme ,kot e per se koti ..Ajrin i dashur Zigur e prish karburanti qe eshte i cilesise me te keqe ne bote ,,fatkeqesisht ne Shqiperi . Fai eshte i politikes ,qe i servir kete karburant te pa pranueshem . Mesoje nga une Zigur .Qe te gjithe politikanet Maxhorance e opozite ,sidomos kapove i vjen per mjetet e tyre karburanti i paster nga Rafineria me e madhe e me moderne ne Europe nga Wiena Austrise . Kane pikat e veta ne shqiperi ,dhe une qe po te shkruaj , nuk kam as edhe nje shanc te furnizohem aty . Prandaj ???
    Edhe nje gje tjeter edhe ato pak lulishte qe patem , jane betonuar nga oreksi i politikaneve te gjithe mbare te ketij tranzicioni post komunist .Mos haroj te them ,ne Europe ka me shume makina te vjetra se ne shqiperi ,dhe nuk ka ligj per cfare ju komentoni me siper ,por Kur mer kolaudimin, ato te shtrydhin dhe nuk te jep njeri kot kolaudiimin e vitit . Kurse mos haro , qe ne shqiperi kolaudimi eshte monopol me keqeardhje , sic cdo gje tjeter dhe aty eshte gjithe pislleku i mafjes politike ., qe nuk mendon per jeten e njeriut ,por vetem per para dhe fitime te jashte ligjeshme te korrupsionit shteteror .Shko shikoje si e perzihen naften Kastrati ,pyhet nje here ,se te sqarojne mire njerezit , dhe bei nje kontroll karburantit shqiptar nje here ne perendim ,dhe dua te ndihmoj . Po te kapin Austriaket ose Krohatet e gjermane ,me karburantin shqiptar neper keto teritore ,do hash nje gjobe te madhe ,dhe nuk ka rendesi edhe sikur ta kesh makinen te re fringo ,prodhim te ketij viti . Ishalla nuk e ke kete fat ,Sinqerisht nuk ta deshiroj Prandaj = me ? .Te tjerat mendoi vete .

    Reply to this comment
    • Zigur Qarri April 4, 02:04

      “Adih”tjeterku e kisha llafin un.Nga 1 janari i vitit 2019,Qeveria lajmeroi qe ne fillim te Shtatorit 2018,se nuk do të lejohet importimi
      i makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim.Ide shume e mire per nje vend ku abuzohet tmerresisht me parametrat e kontrollit
      teknik te makinave.Vjen Ministrja e re dhe e shtyn afatin!!!Perse?Per kete ishte komenti im,se perse u shty.Per mua nuk kishte asnje
      arsyetim.Importi i makinave te vjetra eshte nje biznes i madh ku luhen miliarda,dhe keta qe i humbin keto para,natyrisht qe do te
      bejne çeshte e mundur qe ta shtyjne,kuptohen kundrejt pageses.Ministrja e re xhepashpuar shfrytezon rastin.Korrupsion,vjedhje
      doja te thoja.

      Reply to this comment
  3. Alban April 4, 00:29

    Po preve peme mbjell kancer

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim