Ajri po i vret shqiptarët!

November 19, 2017 09:15

Ajri po i vret shqiptarët!

Nga viti në vit rritet numri i personave të prekur nga sëmundjet pulmonare dhe ato malinje.

Mbi 650 persona në vit paraqiten për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ndërsa në rang vendi 166 persona për 100 mijë banorë, humbasin jetën për shkak të ajrit të ndotur.

Nga viti në vit ka një rritje të numrit të rasteve të pacientëve që diagnostikohen me sëmundje kronike të rrugëve respiratore, por edhe me kancer pulmonar. Relativisht rreth 50 raste më shumë nga 2015 -ta në 2016 -ën, shkruan Klan.

Ndotja e ajrit, kryesisht nga djegia e karburanteve dhe përdorimi i duhanit nga pacientët që në moshën e adoleshentes, janë dy prej faktorëve kryesorë të shfaqjes së këtyre sëmundjeve.

Gjithashtu djegia jo e mirë e karburanteve, kur bashkohet me duhanin potencojnë njëra – tjetrën.

Më me rrezik për mjekët janë punëtorët që punojnë në fason për shkak të kimikateve që kanë produktet që prodhohen. Ndaj bluzat e bardha rekomandojnë ajrosjen e shpeshtë të ambienteve të punës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Europa Lindore dhe veçanërisht vendet e Ballkanit kanë nivelin më të lartë  të ndotjes se ajrit në të gjithë kontinentin. Pas Bosnje Hercegovinës, Shqipëria, gjithsesi ka një nivel shqetësues të ndotjes së ajrit, me 17.1 nivelin e grimcave të imta.

November 19, 2017 09:15
Komento

5 Komente

  1. spata November 19, 09:51

    Neqoftese e kini marr kete njoftim nga Klan Tv nuk eshte e vertete .Na vdesin 166 per 1000 banor.Te jene te sakta keto te dhena .Nuk e besoje .Duhet te kete arsyje te tjera.Per kete ju ndihmojne statistikat e viteve 1980-85 ose 1991-95 .Po te beni keto krahesime do te kuptoni qe s’eshte vetem nga ajri i ndotur .
    Sot ne Shqiperi numri i te vdekurve shtohen nga arsye te tjera .Sherbimi shendetsor ndaj popullates eshte me keq se ne kohen e qepes .Vdekjet ne ate kohe vinin nga mos kurimi i sakte qe u behje te semurve si dhe nga mos percaktimi i sakte i shkaqeve te semundjes. Vdisnin dhe nga mungesa e kultures shendetsore . Sot shtohen vdekjet nga perdorimi i ilaceve jo efektive. Shembuj ka plot qe do ti gjeni ne popull e jo ne kanalet Tv e gazetat. Kete fat pesoj nje nga miqte e mi. Kurohej 4 muaj ne Tirane dhe tek morta e tij ne Greqi gjeti sherimin .
    Me te kujdesshem ne keto konkluzjone se ne shumicen e rasteve shkaqet e vdekjeve kane arsye te tjera .

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit November 19, 10:37

    ajri do behet me pagese. Do llogaritet sa ajer ka nevoje per nje njeri normal dhe do behet nje aforfe ditore. Taksat do i marre bashkia dhe me to do ngreje ventilatore moderne,qe do ia marrin oksigjenin atij qe fle gjume per t’ia dhene atij qe eshte zgjuar. Te isha une si Erjoni i bashkise do ta shtroja si projekt ambicioz, se ben vaki dhe ka sukses. Pastaj kete eksperience e merr bota dhe shkojme te tere per lesh.

    Reply to this comment
  3. h November 19, 10:42

    Por ama per te shitur pordhe ne facebook
    jemi te paret ne europe.Pak ju duket?
    Nuk mund te jemi te paret kudo.

    Reply to this comment
  4. alfredi November 19, 12:15

    Nuk i ke pare ne f.c. te gjithe dalin ne foto ne tavolina para berxollave dhe pjatave te mbushura me mish me dhjame , sallam e te tjera si keto , si rezultat………. !!!

    Reply to this comment
  5. Lili November 20, 07:14

    Ndotja e ambiantit nga veturat eshte e dokuentuar. Kjo ndotja shkatonsemundjet e naltpermendura. Ngulfatja e Tiranes edhe trafiku i blokuar cdo dite vetem sa do e shtojne kete fenomemqe me rritjen e temperaturave behet edhe ma keq..

    Transporti urban elektrike eshte nje aktion me vend i kryebashkise,po duhet rritur edhe numeri i lignave ne Tirane qe njerezet mos te perdorin veturat private po ecfjen edhe transportet publike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*