AK, Bashkurti zbut qëndrimin ndaj Spahiut, Pashai nuk paraqitet në studion TV

April 25, 2013 00:01

AK, Bashkurti zbut qëndrimin ndaj Spahiut, Pashai nuk paraqitet në studion TV

Dje, Spahiu ka mbledhur kryesinë e AK-së dhe në përfundim kanë dalë me idenë se do të nënshkruhet marrëveshja me PS-në. Por më pas Spahiu ka shpallur papritur vendimin per të dalë i vetëm në zgjedhjet e 23 qershorit. Vendimi i ndryshëm nga ai që ishte lënë dakord, ka sjellë fillimisht reagime të forta në radhët e drejtuesve të kësaj partie. Mësohet se menjëherë sapo Spahiu ka përfunduar konferencën për shtyp, disa anëtarë të asamblesë dhe kryesisë së AK i kanë bërë të ditur kreut se nuk ka përfillur mendimin e shumicës.

Mosdakordësi kanë patur veçanërisht dy nga figurat kryesore të AK-së, Lisen Bashkurti dhe Myslim Pashaj. Në një bisedë që DITA ka patur me z.Pashai ai tha se ndihej “i trazuar” dhe se “nuk dinte nëse duhet të besonte Kreshnikun e këtij 1 viti e gjysëm bashkëpunim” apo Kreshnikun e sotëm. Gjatë orëve të mbrëmjes pozicionet janë zbutur. Pashai ka fikur telefonin dhe nuk është paraqitur as në një studio televizive ku ishte ftuar në mbrëmje. Drejtuesi Rezar Xhaxhiu transmetoi karrigen bosh dhe tha që aty duhej të ishte z.Pashai. Me qëndrime më të zbutura është paraqitur edhe Bashkurti në orët e vona të mbrëmjes. Në një lidhje telefonike me “Neës 24” ai deklaroi:

“Dua të konfirmoj së nuk kam dhënë dorëheqjen nga Aleanca Kuqezi pavarësisht vendimit që është marrë për të dalë të vetëm në zgjedhje. Unë kam qenë për një zgjidhje më të mirë dhe kam qenë pjesë e negociatorëve me të gjitha partitë opozitare. Vendimi në kryesinë e AK-së nuk kaloi pa përplasje mendimesh por në fund u mor një vendim që do të tregohet në zgjedhje nëse ka qenë apo jo i duhur. Unë kam folur në telefon me zotin Rama edhe në orët e fundit dhe i kërkoj atij dhe drejtuesve të tjerë të opozitës që të mbajmë një kod etikë me njëri-tjetrin pavarësisht vendimit për koalicionin. Nëse ky kod etikë nuk do të ruhet nga opozita atëherë do të ketë konsenguenca edhe për pas zgjedhjeve”.

April 25, 2013 00:01
Komento

10 Komente

  1. llirija April 25, 00:24

    Pse e hoqet at artikullin e Rames:Nje sorre ne qiellin e opozites? Ju dha urdher Rama ? Po Rama i pa edukate eshte .E keni heq kot se njerezit e kane lexuar kundershtaret kopjuar e Kreshniku e ka ne Dosje.Nacinalizmi thote Rama eshte strehae fundit e Maskarenjeve.Ata qe duan bashkim kombetar jane maskarenje thote krye rilindasi yne Para per Rilindje a Vdekje hajde merre vesht

    Reply to this comment
    • A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)prej Sauku April 25, 08:53

      Kreshniku i AKZ tash osht kthye ne “LESHNIK” pa din e pa imam.
      Shkelqimi dhe rranja e Kreshos.
      I rrofshin kaçurrelat se tru ska fare ky DALLGAUK.
      I boj thirrje Gjeneral Myslym Pashajt ti bashkohet PS,perndryshe per atributet e medha dhe ne shenje respekti per mbrojtejn geniale qi i boni Marveshjes Detare, PS te mos vendos kandidat kundershtar ne zonen ku ai garon.

      Reply to this comment
    • Dionis Seni April 30, 16:37

      po o Obama e di cthote zoteri i nderua kur u pyet se kush e beri Ameriken superfuqi ? – Ameriken nuk e beri superfuqne numer 1 ne bote as burimet tona njerezore as resurset natyrore dhe as ushtria jone ne avanguard me kohen por patriotizmi e beri ate dhe jo nje patriotizem narcisisist as berishist ,nazist ,fashist a cdo lloj epiteti qe ju ose cdokush mund te rendisi nga pas por nje patriotizem qytetar ne momentin kur cdo Shqiptar ktu perfshire dhe un qe jo cdo gje vjen e gatshme nga shteti por duhet qe te gjithe te zgjohemi ne mengjes e te mendojme cdo bejme sot per te siguruar buken e gojes ose per te siguruar nje jete me te mire
      atehere europa ,amerika dhe vet parajsa do jet ne token e bukur, krenare dhe plot tradita e quajtur Shqiperi ky eshte mendimi i nje studenti dhe admiruesi jo te AK por dhe te Ak por mbi te gjitha te figures politike dhe historike qe admiroj dhe respektoj me shume pa hiprokrizira dhe lepirje Z.GJENERAL LISEN BASHKURTI

      Reply to this comment
  2. Re`i April 25, 00:43

    Me gjithe se e pam ne 7 prill , te shohim ne nje maj, do dal Kreshniku te rezoi Saline nga pushteti.Ishalla nuk bie shi.

    Reply to this comment
  3. Marin April 25, 03:09

    Lisien Bashkurtin e ka sjelle ne Tirane ish-Sekretari i Pare i BRPSH dhe Kandidati i KQ te PPSH, Mehmet Elezi, tropojan si dhe Sali Berisha. Myslim Pashaj duhet te largohet urgjentisht nag AK e tropojanit Lisien Bashkuri dhe prizrenasit K. Spahiu. Nuk ka asnje dyshim se votuesit e perkrahesve te ish-AK do te kelojne me PS.

    Reply to this comment
  4. leon68 April 25, 03:21

    Shkoni more poehra..kerkoni etike

    Reply to this comment
  5. anonim April 25, 06:46

    Kur kërcënoni edhe ju për konseguenca mbas zgjedhjeve është për të vrarë vten. Ju nuk do merni asnjë deputet dhe votat për ju do i shërbejnë Saliut se do i hiqen opozitës.

    Reply to this comment
  6. Postieri April 25, 08:01

    Lisenko Bashkurti, tropojan edhe ai si Saliu, eshte nje i korruptuar deri ne palce, kete e ka treguar vitet qe gjoja perfaqsonte shtetin shqiptar ne Prage, ndersa tashi merret me afera korruptive me universitete private ne Sllovene me mastera fallso. Nje pleher i vertete.

    Reply to this comment
  7. myzeqari April 25, 08:05

    Respekte vetem per kolonel Selim Pashaj. Zoti kolonel me vjene keq per Ju por nuk duhet te shkosh pas nje perversi si Kreshnik Spahiu. Kreshua eshte nje koqe gomari sic i themi ne ne Mallakastren qe te lindi e rriti Ty.

    Reply to this comment
  8. Titi April 25, 08:15

    Shume I drejte z Bashkurti, etika duhet te ruhet. Gjithkush ka te drejte ta masi forcen e vet dhe menyra me e drejte eshe kur je i vetem. Se kuptoj pse duhen te jene 40 parti dhe me ne fund behen 1 ose 26 nga ana teter dhe prape behet 1. Une nuk jam ekspert ne politeke as ne drjtesi por me sa ma merr menja mua ky eshte mashtrim. Pluralizmi ne shqiperi kete vit eshte zgjeruar ne krahasim me 2009-en sepse ateher kishim 2 parti pd- ps sot kemi 4parti pd-ps-frd-akz

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*