AK: Diplomacia e gjunjëzuar e Berishës nuk u doli zot shqiptarëve në trojet etnike

Redaksia Online December 27, 2012 16:37

AK: Diplomacia e gjunjëzuar e Berishës nuk u doli zot shqiptarëve në trojet etnike

AK dënon vendimin e dhënë nga një gjykatë në Maqedoni për të dënuar me nga 1 vit burg katër të rinjtë shqiptarë që u arrestuan sepse kishin vizatuar hartën e Shqipërisë etnike.

Valon Kurtishi, Rinor Sllova, Petrit Ibrahimi dhe Tonus Papraniku u arrestuan më 28 nëntor 2011, për nxitje të urrejtjes racore dhe prishje të rendit kushtetues, në Tetovë. Përmes një deklarate për mediat, AK ngre zërin për reagimin e munguar të diplomacisë shqiptare në mbrojtje të këtyre të rinjve. AK shpreh keqardhjen që diplomacia e gjunjëzuar e Berishës nuk u doli kurrë në mbrojtje bashkëkombësve në trojet e tyre etnike.

“Katër drejtuesit e Aleancës Kuq e Zi u ndaluan dhe u morën në pyetje gjatë 365 ditëve të fundit më shumë së 50 herë, nuk u lejuan të kalojnë kufirin drejt Shqipërisë dhe nën presion iu kërkua shumë herë të fshinin hartën e Shqipërisë etnike të vizatuar me rastin e 99- vjetorit të festës së pavarësisë së Shqipërisë. Në këto 365 ditë autoritetet diplomatike të Tiranës zyrtare nuk reaguan asnjëherë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre etnike duke shkelur për të qindtën herë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që detyron shtetin shqiptar të mbrojë interesat e shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve .Aleanca Kuq e Zi shpreh keqardhjen që diplomacia e gjunjëzuar e shtetasit Sali Berisha nuk i doli kurrë për zot dhe në mbrojtje të bashkëkombësve tanë në trojet e tyre etnike. Në Shqipërinë veriore shqiptarët kërcënohen për themelim të Republika Srbska, në Shqipërinë jugore me qindra shqiptarë nuk lejohen të kalojnë kufirin nga policia tekanjoze e Greqisë, në Shqipërinë juglindore shqiptarët arrestohen dhe kërcënohen dhe dënohen me burg për vizatimin e hartës së Shqipërisë etnike. Çfarë bën shteti shqiptarë për bashkëkombësit e tij, vetëm hesht dhe asgjë më shumë. Aleanca Kuq e Zi do të jetë flamurtare e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre etnike dhe çdo marrëdhënie me fqinjët do të kushtëzohet nga marrëdhënia e reciprocitetit”, thuhet në deklaratën e AK.

Redaksia Online December 27, 2012 16:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*