AK i bashkohet PS-së në ditët e fundit të zgjedhjeve

June 21, 2017 10:34

AK i bashkohet PS-së në ditët e fundit të zgjedhjeve

Vetëm 4 ditë para zgjedhjeve, Aleanca Kuqezi i bashkohet Partisë Socialiste.

AK është “shkrirë” pas ikjes së Kreshnik Spahiut por dega më e madhe e saj në Tiranë që drejtohet nga Augent Xhaferraj i është bashkuar PS-së. Në takimin ku merrte pjesë  edhe kryetari i PS-­së  në Tiranë, Saimir Tahiri, Xhaferraj argumentoi edhe pse vendosi t’i bashkohet kësaj force politike.

”Kur vendosa t’i bashkohem Partisë Socialiste shumë miq më pyetën pse shkon aty. Ua kam thënë në sy dhe po ua them sot publikisht të gjithëve: sepse Partia Socialiste është e vetmja që në 4 vite i riktheu flamurit kombëtar dinjitetin e munguar në rajon. Në Tiranë shqiptarët për herë të parë panë një qeveri që nuk prapsej dhe as trembej nga kërcënimet e fqinjëve. Sepse një “kuq e zi” i vërtetë nuk mund të bëhet me ata që 6 vite më parë firmosën për të shitur detin e Shqipërisë.

Sepse një “kuq e zi” i vërtetë nuk mund të bëhet as me ata që me bllokun e zi në dorë, me aspak dashuri dhe me shumë qetësi zhvasin shqiptarët”, u shpreh kryetari i degës së AK.

June 21, 2017 10:34
Komento

6 Komente

  1. anticensurë25642654 June 21, 10:41

    “Shqipëria mbi të gjitha” dhe “zoti është i pari”
    që kresho idioti ishte i tillë,IDIOT,këtë sbeti njeri pa e mësuar por që ju vazhdoni me të njëjtat idiotësi të tij!?
    kjo prapë nuk do vërtetim!!
    nëse shqipëria është mbi të gjitha si ka mundësi të jetë zoti i pari??
    budallallëku po mbulon shqipërinë si një vërshim llumi gjat daljes vjeshtore të lumenjve!!

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 June 21, 10:42

    me siguri ka marrë ky kreshua i dytë shtytje nga intervista e erdoganit me “një televizion”(të paditur)??

    Reply to this comment
  3. TOPLECI June 21, 11:07

    Po eshte e vertete qe Edi Rama i ketheu dinjitetin Flamurit Kuq e Zi, nuk eshte e rrstit qe edhe te huaj qe skane asnje lidhj me Shqiperine bejne simbolin e Flamurit tone kombetar me dy pellembet e duarve duke
    formuar SHQIPONJEN kjo tashme eshte bere e modes.

    Reply to this comment
  4. imas June 21, 11:13

    E kuptuat me ne fund.

    Reply to this comment
  5. erald June 21, 11:17

    Tani e ka pjerdhur “Rilindjen” Edi Rama.Ata qe deshin ta hedhin ne Lane,ju bashkuan per tepsine???Hahahaha…
    Kjo eshte politike.Shaj tepsine,e bjeri si dajre duke mbledhur gabelet rugeve,per feste.

    Reply to this comment
  6. spata June 21, 11:27

    Bravo.I kthyet dinjitein shume socjalistve qe u bashkuan me ju kur u krijuat .Kreshniku Faqe Ziu ishte Kali i Trojes i ideuar nga Berisha .Keq me vjen per L .Bashkurtin qe fillozofonte dhe nuk kuptonte se cfare kishte ne koke Kreshnik koburja pa fishek .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*