AK: Na duhet një pranverë shqiptare për të larguar Berishën

December 22, 2012 23:13

AK: Na duhet një pranverë shqiptare për të larguar Berishën

Aleanca Kuq e Zi ka mbajtur tubimin e saj të radhës në qytetin e Lushnjës ku dhe ka zgjedhur strukturat drejtuese të kuqezinjve për këtë qytet. Gjatë fjalës së tij, kryetari Kreshnik Spahiu ka komentuar thirrjet e subjekteve politike në vend për koalicionet në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të vitit që vjen.

Kur kanë mbetur jo më shume se shtatë muaj nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve, Spahiu ka lëshuar akuza të forta ndaj Sali Berishës, por dhe mbi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

“Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë nisur të bëjnë llogaritë për votat që iu duhen për të marrë pushtetin, ndërkohë që nuk po llogarisin votuesit, të drejtat e tyre dhe mbajtjen e një procesi demokratik votimesh më 23 qershor të vitit që vjen. Këto dy forca tashmë po tregojnë se objektivi i tyre i vetëm është që njëra të mbrojë pushtetin dhe korrupsionin hipergjigand, ndërsa tjetra po llogarit votat që i duhen për të marrë pushtetin. Këto dy forca harrojnë që shqiptarët nuk janë ushtarë të tyre dhe nuk mund të përdoren sipas interesave të tyre për të marrë apo mbrojtur pushtetin”, deklaroi Spahiu.

Duke vijuar më tej me akuzat, Spahiu deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend ku vota e qytetarëve pavarësisht zgjedhjes se tyre numërohet nga militantët e Partisë Demokratike, të cilët deformojnë prej presionit, por dhe ryshfetit, rezultatet e zgjedhjeve dhe zgjedhjen e shqiptarëve.

“Me Berishën në krye populli voton, dhe është po Sali Berisha që votat e tyre i numëron. Kjo duhet të marrë fund. Prandaj Shqipërisë dhe shqiptarëve i duhet një pranvere shqiptare që të largojë një orë e më parë Sali Berishën, sepse vetëm me largimin e tij ky vend do të mund të shohë drejt zhvillimit dhe përafrimit me të gjithë vendet e tjera në rajon dhe më gjerë të cilët e kanë lënë Shqipërinë të fundit. Vetëm me largimin e Sali Berishës do të mund të mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku shqiptarët të japin verdiktin e tyre”, deklaroi Spahiu.

Në përfundim Spahiu shpërndau rreth 300 karta për anëtarët e rinj të Aleancës Kuq e Zi në qytetin e Lushnjës.

December 22, 2012 23:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim