AK, tryezë për ish-të përndjekurit: Në grupin e PD-së, vetëm ish-spiunë

Redaksia Online February 3, 2013 10:59

AK, tryezë për ish-të përndjekurit: Në grupin e PD-së, vetëm ish-spiunë

Aleanca Kuqezi ka mbajtur sot një tryezë për ish-të përndjekurit. Gjatë fjalës së tij, kryetari i kësaj partie, Kreshnik Spahiu, tha se AK do të bëjë transparecë, duke filluar nga hapja e dosjeve të gjithë atyre që kanë qeverisur vendin në 23 vitet e fundit. Spahiu tha se kryeministri Berisha ka dalë nga Partia Komuniste dhe në grupin e PD-së mund të gjesh ish-spiunë, por jo të përndjekur. “Akti i parë në parlamentin e Shqipërisë hapja e dosjeve. Shqiptarët duhet të dinë se kush i qeverisi në këto 23 vite. Shqiptarët duhetë të lexojnë rresht më rresht dosjet e këtyre njerëzve. Ne u premtojmë që mediat do të mbulohen nga dosjet e këtyre njerëzve. Premtimi i hapjes së dosjeve të ish-agjentëve të agjenturave të huaja është premtimi numër 1 sepse këtu fillon transparenca dhe prezantimi me publikun. AK merr përsipër barazinë e të gjitha shtresave dhe sidomos atyre shtresave vulnerabël që kanë vuajtur burgjeve për mendimin e tyre të lirë”, tha Spahiu.

Më tej, ai u shpreh se ndërsa ish-të përndjekurit detyrohen të futen në grevë urie për të kërkuar dëmshpërblimet që kanë të njëjtën vlerë me këpucët e një ministri, pushtetarët shtojnë pallatet në kryeqytet e zonat bregdetare.

“Me mijëra apartamente rrinë bosh në Tiranë, në Durrës e Shëngjin. Pallatet e Berishës dhe ministrave hedhin shtat pa pasur nevojë të mbushen, sepse pushtetarët duan të betonizojnë paratë e tyre, ndërsa ish-të përndjekurit rrinë në grevë, në radhën e Halimit që s’di këndim.

Ata rrinë në radhë për një shumë mujore që është sa këpucët e një ministri, një kafshatë bukë që konsumohet për një muaj. Shqiptarët nuk e meritojnë. Luftuan kundër dikatatorit të fundit, Ramiz Alia. Por sot fëmijët e tij nuk i njeh askush, nuk u di kush pasuritë, ndërsa familjarëve të këtyre që na qeverisin iu dihet edhe emri i qenit. Kolibet e qenit të tyre janë më luksoze se shtëpitë tona”, tha Spahiu.

 

Redaksia Online February 3, 2013 10:59
Komento

3 Komente

  1. arbeni February 3, 11:24

    Vetem AK mund te beje dicka per ta futur ne normalitet kete vend. Pa ndeshkueshmeri te atyre qe kane abuzuar gjate tere ketyre dekadave duke shkelur ligjin dhe kushtetuten, duke vjedhur e vrare ne emer “te demokracise” nuk mund te hidhen themelet e shtetit normal shqiptar. Shpresoj qe edhe pjesa me e madhe e shqiptareve ta kuptojne kete domosdoshmeri.

    Reply to this comment
  2. Kery February 3, 14:26

    Shqiperia por edhe nderkombetaret,edhe ata te pakomrometuarit akoma nga Berisha,do t’ia shohin shume shpejt sherrin Berishes.Anija po mbytet,s’ka para me per te korruptuar te rinj,nderkombetare,lobim nga Patton Bogs,erdhi fundi.Berisha do ta coje vendin ne lufte ,pa folur per kosovaret qe nxisin luften veri -jug.Fajtori ka nje emer ,komunisti hajdut dhe kriminel Sali Rahm Berisha.Largoni kete semundje kanceroze dhe pastaj beni zgjedhje,ndryshe cmimi qe do te paguajme eshte i larte.

    Reply to this comment
  3. irma vani February 3, 20:11

    Ti nuk i vret dot Shqipetaret me falangat e organizates kriminale LSI o Ilir Kryemadhi por po plackit vendin duke vjedhur me nje nga ushtaret e tu me idiotin budallain ,te pa aftin,injorantin,maniakun seksual,debilin,,kriminelin,bastardin,drogaxhiun,pisanjosin,
    pedofilin, bixhozxhiun, hajdutin te pa shkollin masturbuesin biseksualin injorantin trafikantin e qenieve njerezore ne drejtim te Usa me visa fallco Meksikane ne vitet1996-2000 shume anetare te Al Qaedes monstra jashteqitja humane plehra e plehrave qelbesira e organizates me kriminale ne Shqiperi LSI me padron Liken.
    Ai qe te ka sjellur e vazhdon te sjelle qindra mijera euro,
    i shpifuri gjenetikisht qe ka grabitur derime tani 38 milion euro drejtori hajvan Petrit Sulaj Anta.Sha. me pseudonimin Leshko jeni pjesa me e keqe e ketij vendi te lodhur e te varfer te cilit po
    i pini gjakun perdite por dita e gjykimit po afron.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*