AK: Vota e shqiptarëve do t’i shtrojë Berishës tapetin e kuq drejt burgut 313

Redaksia Online February 7, 2013 15:52

AK: Vota e shqiptarëve do t’i shtrojë Berishës tapetin e kuq drejt burgut 313

Edhe Aleanca Kuqezi ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës së Tiranës, duke u shprehur se kryeministri Berisha i ka duart e lyera me gjak. Nënkryetari i AK, Myslim Pashaj, tha se Berisha nuk i ka mbyllur hesapet me shqiptarët, pasi pas 23 qershorit, ai do të përballet me gjyqin e shqiptarëve dhe do të ndëshkohet maksimalisht për të gjitha krimet e kryera nga pushteti i tij.

“Katër qytetarë shqiptarë u vranë nga armët e Gardës së Republikës me urdhër të shtetasit Sali Berisha dhe kriminelëve, që kthyen armët kundër popullit të paarmatosur për të mbrojtur pseudodemokratin dhe regjimin e tij vrastar. Sali Berisha i ka pasur dhe do t’i ketë përherë duart e lyera me gjakun e shqiptarëve të pafajshëm, të cilët prej 1997 po vriten nga armët, që regjimi i këtij shtetasi nuk mundi t’i kontrollonte, nga armët pushtetare, që më 21 janar 2011 u drejtuan kundër popullit. Ky shtetas vrastar, që drejton qeverinë e Shqipërisë, por jo të shqiptarëve, duhet të përgjigjet për krimet e kryera ndaj popullit shqiptar dhe do të përgjigjet shumë shpejt. Shqiptarët duhet të kuptojnë dhe të ndërgjegjësohen dhe më 23 qershor me votën e tyre t’i hapin rrugën ndëshkimit të merituar vrasësit të shqiptarëve. Sali Berisha nuk i ka mbyllur hesapet me shqiptarët, me largimin e tij nga qeveria ai do të përballet me gjyqin e shqiptarëve dhe do të ndëshkohet maksimalisht për të gjitha krimet e kryera nga pushteti i tij ndaj kombit shqiptar. Sali Berisha është gardisti i fundit, që do të duhet të paguajë shumë shtrenjtë çdo jetë shqiptare, të vrarë nga armët ogurzeza të pushtetit kriminel dhe vrastar, që ai ka drejtuar dhe po drejton. Kambanat e krimit pushtetar ranë më 21 janar dhe planet ordinere për pafajësinë e autorëve u kuptuan qartë nga artikulimet e gardistit të fundit, Sali Berishës, por arma më e fortë e shqiptarëve do të jetë vota e 23 qershorit, që do t’i shtrojë me tapet të kuq rrugën drejt qelive të burgut 313 diktatorit të fundit të Europës Juglindore”, tha Pashaj në deklaratën e tij.

 

Redaksia Online February 7, 2013 15:52
Komento

1 Koment

  1. Mehmet Metaj February 7, 23:38

    Disa nga rraca jone vazhdoni ta quanjne ende’ Saliun sikur të jetë njëfare kryeministeri që njeh ca rregulla e norma e bën ca punë dhe ka qënë i ndershëm por ..fëmijet e prishën dhe “ka dhe ca të meta të vockla”, … !
    O milet dhe ju qe keni pak shkolle apo gjysem te mesuar dhe nga keta shumë i thon vehtes
    Dhe analiste pale’,…shifini gjerat ne sy komentues apo intelektualë !……………

    Berisha që ngerdheshet dhe shtrëmbëron surratin kur flet nuk do shumë mend të kuptohet se ç’malukat injorant shpellash i paskrupullt është dhe që di të godas vetëm pas shpine dhe po doget prej njëzet vjetësh nje popull të tërë dhe i duhet thënë troç: monster, kriminel, berr dhe çfarëdo epiteti që ka gjuha shqipe se i meriton të tëra, meriton dhe më shumë…se dogji
    Shqiperine dhe sulmoi Vlorën me tanke në ’97-ën… apo e harruam, dhe tani po e çon ekonominë nën zero dhe ka shkatërruar çdo gjë, njerezit dhe vete demokracin, ekonominë e tregut, institucionet, drejtësine, kulturën, votimin etj, Ç’mund të shkatërroj më ?!!!!!

    Atij i duhet thënë stop o moster që gënjen gjithë ditën ashiqare sikur të ketë të bëj me popujt Zulu dikur, pusho o monstër shpelle se more n’qafë një popull të tërë !!! Edhe popujt Zulu nuk do ta pranonin jo më për drejtues por as për qytetar një njeri që ngërdheshet dhe gënjen gjithe ditën, duke mashtruar ne menyren me banale nje popull te tere sikur te kishte vte bente me antikapate sic eshte vet, duke ri-inaguruar rreuge te vjedhura, duke folur para femijve te shkolles per opoziten, duke bërë xheste shtaze edhe nga podiumi I Brukselit, duke thene qe ne jemi nga vendet me të zhvilluara në Evropë, kur 90 % e popullsise jeton në kufijte e skamjes dhe mbijetesës, vendos ne Bashkinë e kryeqytetit kryetar Lulin e Bashajve nga katundet e Dibrës që buzëqesh si idjot dhe s’di të bëj asgjë, degjon vetem Zhozin-bukurane dhe idjote që tund kokën si pulat që kakarisnin në majë të pemës, feston 100-vjetorin e shtetit shqipatr duke folur dhe bërë shtatoren më të lartë për Ahmet Zogollin e Matit, dhe ky lloj malukati quhet në zhargonin popullor “njeri pa dinë e pa iman që duhet ndalur me hu’ ”!!! Nëse ka mbetur ende’ pak dinjitet dhe njerëz dinjitoz në këtë vend ky njeri jo vetëm nuk duhet të jetë me në drejtim në krye të vendit por duhet dengdisur që të mos na dalë më as në TV se është bërë tashme surrat i neveritshëm !!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*