Akademia e Shkencave, dedikim Ismail Qemalit për 100-vjetorin e vdekjes

January 12, 2019 21:04

Akademia e Shkencave, dedikim Ismail Qemalit për 100-vjetorin e vdekjes

Akademia e Shkencave ngre një grup pune për të nderuar themeluesin e shtetit shqiptar Ismail Qemalin për 100-vjetorin e vdekjes. Anëtari i Akademisë, Myzafer Korkuti, thotë se përgjatë këtij viti do të zhvillohen një sërë aktivitetesh për Ismail Qemalin.

Asambleja e Akademisë së Shkencave në mbledhjen e saj ka marrë vendimin për ngritjen e një grupi pune, për të realizuar disa aktivitete për nderimin e figurës së Ismail Qemalit në kuadër të 100-vjetorit të vdekjes së tij. Anëtari i Akademisë dhe ish-kryetari i këtij institucioni, Myzafer Korkuti thotë se Akademia do të bashkëpunojë me institucionet e tjera për realizimin e një konference shkencore, ku do të pasqyrohet e plotë figura e themeluesit të shtetit shqiptar në këtë përvjetor.

Korkuti është i mendimit se në këtë vit duhet të realizuar edhe një konkurs për realizimin e një shtatorje  për Ismail Qemalin, por kujtojmë se edhe për festimet e 100-vjetorit të pavarësisë u organizua një konkurs dhe veprat e paraqitura u vlerësuan si të parealizuara nga juria, ndaj u vendos që shtatorja e Ismail Qemalit, e cila ndodhej në muzeun Historik Komëbtar të vendosej në sheshin afër presidencës.

Krahas Akademisë së Shkencave edhe Muzeu Historik Kombëtar ka deklaruar më herët se ky vit do t’i kushtohet figurës së Ismail Qemalit, i cili ka qenë firmëtari i parë i aktit të pavarësisë.

v.l/ Dita

January 12, 2019 21:04
Komento

8 Komente

  1. Buda January 12, 21:48

    Jemi shume borxhlinj ndaj Themeluesit te Shtetit te Pavarur Shqiptar dhe botimet per jeten dhe vepren heroike te tij eshte nje iniciative e mire. Megjithate, ky vit eshte edhe viti i 100 vjetorit te Kongresit Kombetar te Lushnjes (21 janar 1920- 21 janar 2020) dhe i 100 vjetorit te Parlamentarizmit Shqiptar (27 mars 1920-27 mars 2020). Per te gjitha keto ngjarje te medha kombetare kemi Akademine e Studimeve Albanologjike. Kjo akademi mund te bashkepunoje edhe me Akademine e Shkences dhe Artit, si Muzeun Kombetar. E ashtuquajtura Akademia e Shkencave nga ish-kryeministri Sali Berisha, mund te kthehet ne Akademi te Shkencave te Natyres se Shqiperise”.

    Reply to this comment
  2. Guri Naimit D(Dh Xhoga) January 12, 21:52

    Nja 100 vjetor i lavdishem perkujtohet;
    me nostalgji e rrespekt.

    Faleminderi Pr I nderuar Akademiku-Myzafer Kerkuti per kete nisme marre, eshte numeri dy i Shqiperise MEME,pas te madhit; Gjergj Kastrioti Skenderbe,
    Fatmiresi qe perkon 550 vjetori Tij,sa festuar e perkujtuar, nis ky100 vjetor.
    Ditet njemije ju Pr. I nderuar me c’ju rrethojne…

    “Pasuesi veteran”83 vjecari;

    Toronto12-01-2019 Guri Naimit D.(Dh.Xhoga)

    Reply to this comment
  3. Mark U.K January 12, 21:59

    Ismail bej turku u sherbeu turqve me devotshmeri bashk me xhaxhajn e tij.Kur turqit u thyen nga perandoria ruse nisen Ismail beun per te ngrit flamurin e sajuar nga turqit mbasi firmose se nuk do luheshin kultet fetare te tyre siç ndodhi kur grekerit hoqen turkun.Ne cilin vend te botes ka ndodh qe te ngrihet flamuri i fitores pa pasur as edhe nje shkrepje arme.Ku ka ndodhur si nje pushtues ta njohin si shtet ate qe e kan pas pushtuar siç ndodhi me Shqipnin qe turqit e njohen shtet me 29nandor te 1912.Kshtu eshte kur historin ta diktojn mbeturinat e turqve siç ka ndodh e po ndodh ne Shqipni.Per kto gjera na ndau Europa ne 5 shtete.Ka ma shume xhamia ne Shqiperi se ne gjith Europen.Dhe per ket Europa na vene kufirin te thana siç thot populli.

    Reply to this comment
  4. lato January 12, 22:27

    Po ai Dede Gjon Luli qe shkrepi zjarrin e kryengritjes antiturke,me ke luftoi AI me picken e sateme o Mark Greku! Po nuk ke turp or grek me emrin Mark,ti te mohosh betejen e Kacanikut,or idjot grekafon.

    Reply to this comment
  5. MH January 13, 00:17

    Nderimi ma i sincert do ishte uniteti me shume dashuri ndervedi te gjithe shqiptaret pa dallim ideopolitike dhe krahin.

    Reply to this comment
  6. Eno January 13, 06:34

    Rregullon emrat neper shkrime redksia. Duhet ta respektoni të plotë: ISMAIL (QEMAL BEJ) VLORA, GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU e keshtu me radhë. Ndryshe dhe lexuesit dhe komentuesit, edukohen dhe trashegojne mangesitë.

    Reply to this comment
  7. Arben January 13, 17:25

    Do njeri gje se Ismailqemal Vlora, vdiq I helmuar nga esat

    pashe toptani per rivalitet politik.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*