Akademikët, Ramës: Nuk kemi para, kritikat drejtoja vetes

September 2, 2016 13:58

Akademikët, Ramës: Nuk kemi para, kritikat drejtoja vetes

Këshilli Ekzekutiv i Akademisë së Shkencave iu  përgjigj me një shkrim kritikave të Kryeministrit te Shqipërisë  Edi Rama bërë dje, në drejtim të tyre në takimin e 11-të shkencor ndërkombëtar të mbajtur nga Alb-Shkenca.

Rama e cilësoi punën e kësaj Akademie si shembullin e rrënimit të saj ndër vite, ndërsa i sugjeroi anëtarëve të merren me studime që prekin drejtpërdrejt Shqipërinë siç është problemi i përmbytjeve.

Letra e sotme:

Akademia e Shkencave e Shqipërisë e quan të nevojshme të sqarojë qëndrimin e saj në lidhje me disa pohime të Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama në fjalën përshëndetëse mbajtur në Takimin XI vjetor shkencor të Institutit Alb-Shkenca, një shoqatë joqeveritare që bashkon intelektualë dhe vullnetarë të zellshëm të dijes për botën shqiptare, me temë Roli i diasporës në botën shqiptare, dje, sot dhe nesër, zhvilluar në Hotel Tirana Internacional.

Akademia e Shkencave ka mbështetur dhe mbështet nevojën urgjente që ka sistemi i institucioneve të kërkimit shkencor për reformimin e tij në funksion të zhvillimit të vendit. Për këtë, prej disa vitesh, si në pikëpamjen shkresore-institucionale, ashtu edhe përmes qëndrimeve publike të anëtarëve të saj, ka theksuar para Kryeministrit nevojën e qortimit të gabimeve që solli reforma e nxituar e vitit 2006 për kërkimin shkencor në vend dhe posaçërisht për organizimin institucional të tij. Për këtë kemi konstatuar të njëjtin preokupim edhe nga Kryeministri i vendit.

Qëndrimi ynë rreth këtij shqetësimi është bërë publik në vijimësi, i inkurajuar dhe në përputhje të plotë me deklaratat më të fundme të konferencave ndërkombëtare kushtuar gjendjes së shkencës dhe përgjegjësive shtetërore ndaj saj në vendet e Ballkanit Perëndimor, mbajtur gjegjësisht në Berlin (2015) dhe në Vjenë (2016).

Referuar këtyre rekomandimeve thelbësore për një reformë të vërtetë në dije, Akademia e Shkencave e ka pasur dhe e ka synim parësor krijimin e një realiteti të ri të komunikimit dhe bashkëpunimit të institucionalizuar ndërmjet bashkësisë shkencore dhe vendimmarrësve politikë; thënë ndryshe ndërtimin e marrëdhënieve të frytshme mes shkencës dhe politikës; mbështetjen e shkencëtarëve të rinj dhe krijimin e mundësive të qëndrueshme për karrierë; përfshirjen e suksesshme të diasporës akademike shqiptare dhe nxitjen e qarkullimit të prodhimit intelektual; përmirësimin e rekrutimeve dhe motivimin e punës kërkimore-shkencore të të rinjve, duke i rikthyer shkencës rëndësinë e merituar në një shoqëri të hapur, si dhe duke spikatur rolin e saj të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

Mendimet dhe qendrimet e veta rreth gjendjes institucionale në rrjetin e kërkimit akademik-universitar dhe nevojës për një ndryshim urgjent ligjor dhe administrativ Akademia e Shkencave i ka parashtruar zyrtarisht në përkujtesën me titull Harta e rrugës – Road Map e reformës së sistemit të institucioneve të kërkimit shkencor, dërguar Kryeministrisë, me shkresën nr. 179, datë 29 prill 2016.

Akademia e Shkencave dhe anëtarët e saj janë pjesë e atij realiteti që synon ndryshimin progresiv, jo pamja më kuptimplotë e rrënimit të të gjithë sistemit të të bërit shkencë në Shqipëri. Me vëmendje dashamirëse dhe sipas kontributeve shkencore vetjake, Akademia e Shkencave ka përthithur në radhët e saj shkencëtarët shqiptarë më të shquar të diasporës.

Pesë prej tyre (A. Doja, A. Kastrati, A. Merkoçi, A. Durrësi e N. Gruda) mbajnë titullin e lartë akademik dhe kontribuojnë si anëtarë të rregullt të seksioneve dhe të Asamblesë së saj; ndërsa tetë të tjerë, personalitete të dijes në Kosovë dhe në diasporë, janë anëtarë nderi.

Akademia e Shkencave e ka në përvojën e saj respektimin e punës së kërkuesve vullnetarë, që i bashkon qëllimi i përbashkët në shoqata shkencore dhe organizata jofitimprurëse. Por në ndërtimin e raporteve midis saj dhe partnerëve të jashtëm ne i bashkohemi të njëjtit shqetësim që u shqiptua me forcë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të ALLEA-s (All European Academies), rrjeti më i rëndësishëm europian i akademive të shkencave, që vepron nën kujdesin e organizmave të BE-së, në të cilën, duke paraqitur situatën e kërkimit shkencor në disa vende të Europës Lindore, u vu në dukje tendenca e instrumentalizimit të disa organizatave shkencore joqeveritare, që kanë arritur të shpallen e imponohen si akademi shkencash të vendeve të tyre (në Mal të Zi, Bosnje, Rusi etj.).

Pavarësisht se në mbledhjen e Asamblesë së ALLEA-s Shqipëria nuk u përmend si vend në shqetësim në lidhje me dukuri, shprehemi të mendimit se ka vend për të reflektuar thellë. Shkenca dhe kërkimi shkencor në Shqipëri sot zhvillohen në kushtet e një vendi me kufizime të mëdha në burime njerëzore dhe me mundësi financiare minimale.

Në buxhetin vjetor të vendit përqindja e ndarë për kërkimin shkencor institucional është më e vogël se ajo e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Akademia e Shkencave e ka bërë të njohur këtë gjendje dhe ka kërkuar shtim e përqendrim të kërkuesve të kualifikuar shkencorë në institute dhe në njësitë bazë të tyre; mbështetjen e kërkimit me laboratorë e mjete financiare të mjaftueshme.

Kjo duhet bërë më së pari në Tiranë, me të njëjtën përgjegjësi e me të njëjtën lartësi kërkesash bashkëkohore si në vendet e tjera (dhe siç ka qenë në kohën e prof. Aleks Budës dhe Eqrem Ҫabejt, kur Tirana me të drejtë njihej si kryeqendër e studimeve albanologjike).

Kështu do të mundësohej që bashkëpunimi e bashkërendimi i veprimit shkencor brenda vendit me studiues të dalluar në diasporë, veçmas me kërkues që merren me albanologji, të ishte shumë më i suksesshëm se deri më sot.

Në lidhje me pohimin se është tronditëse që Akademia e Shkencave sot të mos ketë një regjistër të atyre që bëjnë, ose përpiqen të bëjnë shkencë dhe janë shqiptarë dhe që jetojnë kudo në botë, jemi të shtrënguar të përmendim se kjo nuk është përgjegjësi ligjore e statutore e Akademisë së Shkencave, as ndonjë detyrë parashtruar asaj prej Qeverisë.

Janë institucione shkencore të tjera të ngarkuara me akte rregulluese ligjore e nënligjore për këtë. Sidoqoftë, e gjejmë me vend të bëjmë të ditur se Akademia e Shkencave ka dhënë një kontribut të vlerësueshëm për krijimin e bazës së të dhënave për shkencëtarët që gjenden me punë jashtë vendit, madje edhe për studentët, në mbështetje të projektit Gain-Brain, që u zhvillua deri në vitin 2012 në përbërje Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Po kështu, Akademia e Shkencave ka programe të veçanta për mbështetjen e kërkuesve të rinj brenda dhe jashtë vendit, si dhe për edukimin përmes shkencës.

Kritikat e z. Kryeministër për gjendjen e drejtimit në Akademinë e Shkencave ne i lexojmë në thellësi, por jemi të bindur se këto kritika janë po aq me vend t’i adresohen vetë Qeverisë, e cila gjatë tri vjetëve ka lënë shumë pak gjurmë për të realizuar detyrat e programit të saj për shkencën, miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, ku thuhet: Qeveria do të mbështesë rritjen e kontributit shkencor të Akademisë së Shkencave sipas vizionit shkencor për zhvillimin e vendit.

Gjithashtu do t’i ofrohet mbështetje Akademisë së Shkencave, për t’u bërë një forcë shtytëse e veprimtarisë kërkimore-shkencore në vend. Akademia e Shkencave qysh prej fillimit të investiturës së kësaj qeverie është në pritje të një vizite pune të z. Kryeministër, për të diskutuar rreth reformës në kërkimin shkencor dhe përballimin bashkërisht të situatave.

September 2, 2016 13:58
Komento

27 Komente

  1. info analitike September 2, 14:28

    Kryepsikopati vazhdon llafollogjine e tij boshe kur ishte ai qe propagandoi me te madhe reformen ne arsim ne universitete dhe Akademi. Tani qe deshtoi kerkoi t’ua hedhe fajin te tjereve. E ke pare se ne cfare gjendje eshte katandisur MAS o kryepsikopat?

    Reply to this comment
  2. lexuesi i gazetes tema September 2, 14:31

    Akademiket,nuk lihen pa para,tu jepet para,mendoj une si lexues,dhe po pati me teprice, tu jepet edhe lexuesve,qe shkruajne,ne komente.i kerkoj gazetave,ti lene lexuesit te shkruajne,dhe te japin mendimin,te shkruajne jo vetem lexuesit,por edhe akademiket,dhe per lexuesit e thjeshte te mos kete blokim ne shkrime,sepse po ta shohesh ne prizmin Shteteror,nuk jane lexuesit qe vendosin,por jane qeverite,per shembull,ne Shqiperi vendos Qeveria,me Presidentin Nishani,dhhe Kryeministrin Rama,ndersa ne Kosove Vends po ashtu Qeveria,me Presidentin Thaqi,dhe Kryemnistrin Mustafa.pra lexuesit japin vetem mendime,dhe nuk jane vendimmarres,dukie pas parasyshe,kodin e midiave,per mos tejkalim te rregullave,te ligjeshme.bile i kerkoj gazetave,qe lexuesit edhe kur,nuk shkruajne,komente,te lejoht laximi i gazetave pa pere.ndersa per Akdemiket,tu jipet pare,por kur te lexojne gazetat,tu mirret pare!

    Reply to this comment
    • perkthyesi September 2, 17:43

      Shume e drejte lexuesi i gazetes tema! Kam qene dhe une nje lexues i rregullt i saj, por kohet e fundit e kam braktisur! Pse? Sepse nuk i botonte komentet e mia, megjithese ata ishin shume qytetare dhe mendoj te drejta! Kjo tregon fatkeqesisht dhe nje here se sa larg ka vajtur coroditja dhe profanizmi ne disa organe te shtypit te shkruar! E vetmja gazete qe me lejon shkrimet, eshte Dita! Dhe per kete e falenderoj se tepermi, pasi me krijon mundesine te shprehem lirshem, sigurisht brenda etikes!

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit September 2, 21:38

        Une mendoj qe qeveria me lekat e teperta te paguaje komentuesit e gazetes Dita, jo ata te TemA dhe Mapo, biles te gjobise nastradinin qe s’le forum pa u futur me 36.52 pseudonime te ndryshme.Po i mbeten leka akoma qeverise te bleje makina se i grisen kepucet duke ecur ne kembe.

        Reply to this comment
  3. TJ September 2, 14:37

    Akademia eshte politike dhe jo profesionale! Jane peng e njerezve te politikes dhe bejne politiken e Sales!

    Reply to this comment
  4. valiu September 2, 15:06

    O akademike ja sa te mbyllim kto rrogat “austriake” te gjykatesve dhe do meremi dhe me ju.
    mos e vrisni mendjen
    prodhimi i vendit zero, paraja lume.
    do vij dita qe do bleni nje buke, 100 mije leke

    Reply to this comment
  5. biometri September 2, 15:07

    Akademiket tane jane cope cope po edhe Rama harron shpesh qe eshte kryeminister dhe flet sikur eshte analist shtypi.
    Kritikon kur duhet te jete pjese kryesore e zgjidhjeve.
    Me nje fjale, c me duhet mua se cfare jam une

    Reply to this comment
  6. nadi September 2, 15:47

    nuk e kuptoj shprehjen Keitikat drejtova vetes shkoni te nesoni gjuhen orr injorante gazetar .

    Reply to this comment
  7. Plaku Xhuxhumaku September 2, 16:19

    Te nderuar akademike, ju nuk keni kuptuar nje gje shume te rendesishme te kohes se mbreterimit te Shtatlartesise se Tij Edvin Rama: “Qe te kesh para duhet te vjedhesh, ose po nuk vodhe dot te japesh ndonje gje me koncesion”. Pyetja qendron, ju a keni vjedhur gje vec rrogave? Jo. Keni leshuar ndonje gje me koncesion? Jo. Po c’prisni ju o Akademike teleshmene, Udheheqesi e ka dhene shembullin e tij personal, keshtu qe ju, o burrani perpara per te vjedhur dhe/ose per te dhene ndonje gje me koncesion. Perndryshe mbyllni gojen, vazhdoni te vidhni rrogen dhe lereni psikopatin te pellase se ai ate pune di me mire se cdo gje tjeter.

    Reply to this comment
  8. Stef Staku September 2, 16:28

    Pak më intereson se si do kunderpërgjigjet Kryeministria. Por meqënëse Akademikët kanë gojë me u anku për fonde e mos me kërku të falur për abuzimet e tyre kini durim e lexojini këto pak rreshta.
    1. – Studimet e mia Akademia nuk ka pranu as me ba proçedurat minimale vetëm e vetëm se unë vija nga komuniteti katolik i persekutuar i Shkodrës për plot 34 vite. Nga këto 25 vite janë të demokracisë.
    2. – Para 1 viti nen presionin e një padie të berë në Gjyk. e Shk. I, Tiranë i dërguan njërin në Univ. e Kembrixhit, Angli dhe tjetrin në Inst. Max Plank, Gjermani. Nga Anglia pergjigja ishte pozitive dhe Akademia nuk ka levizur as gishtin për ma tepër. Ndërsa në Gjermani nuk ju a merr mendja me kerku pergjigje ose ma e keqja u ka ardhur e nuk e japin.
    3. – Më është dashur me pagu per sallën Aleks Buda në Akademi 10 000 lekë të reja / ora për promovimin e studimeve në fizikë e biofizikë.
    4. – Megjithëse u kisha bëre ftesat nuk ardhi asnjë perfaqsues i Akademisë në promovimin e studimeve. Pergjigja e tyre :
    – Nuk erdhëm se asnjërit nuk i interesojnë studimet e tua. –
    5. – Salvator Bushati që është Drejtori i Seksionit të Shkenc. Natyrës për 3 vite nuk ka pranu asnjëherë për tu ulur në tavolinë për të diskutuar për studimet e mia të cilat janë të çertifikuara nga anxhensia e të drejtës së autorit me qender në Romë SIAE.
    6. – Me dt. 18.8.2016 rastësisht takova në oborrin e Akademisë prof. Myzafer Korkurti dhe i kerkova me dijtë diçka për ” Gripun e interesit ” në lidhje me reformën në kërkimin Shkencor. Pergjigja e tija :
    – Ju lutem më lini të qetë se jam me pushime ! ”
    7. – Në Akademi 60 % e antarëve janë poete, muzikologe, estetistë, historianë, shkrimtarë, filozofë etj etj.
    8. – Një herë nenkryetari i Akademisë me thoshte :
    – Ne punojmë vetëm për antarët e Akademisë. Ju jeni i jashtëm keshtu që ne nuk kemi asnjë detyrim per Ju. –

    Reply to this comment
  9. Imperial September 2, 16:34

    Le ta themi troc.
    Akademia ka vdekur pas vitit 1992. Ne nuk kemi Akademi por nje institucion rogetaresh qe paguhen nga taksapaguesi i varfer shqiptar per te mos bere asgje.
    Nuk eshte paraja qe i ka penguar keta njerez te nxjerrin punime shkencore per te cilat ka kaq shume nevoje vendi, sidomos ne fushen e albanoalogjise.
    Eshte paturpesi te thuash se ka munguar paraja kur rogat e mira (per Shqioerine) keta rogetare i kane marre regullisht dhe te mos harrojme se albanologjia qe eshte katandisur per faqe te zeze nuk kerkon “para” por motivim, pasion dhe erudicion, cilesi qe u mungojne totalisht ketyre “akademikeve” te sotem.
    C’para mori Eqrem Cabej per kryeveprat e tij te albanologjise? (le te na pergjigjet zoti Korkuti, persekutori i tij). Gjysem ore rruge nga shtepia e tij deri ne institutin e Gjuhesise e bente me kembe..

    Edi Rama ka PLOTESISHT te drejte.
    Ajo per te cilen ka nevoje Akademia eshte nje permbysje e thelle nga kreu ne fund, se eshte mbushur me njeres pa merita shkencore.

    Reply to this comment
  10. Cajupi September 2, 16:54

    Nuk kemi Akademi.
    Ajo qe quajme Akademi eshte nje fole e ngrohte e militanteve partiake dhe te paafteve te tjere.
    Akademia eshte mykur e ka nevoje per nje pastrim radikal nga militantet partiake, duke nisur nga krushku i Sales, kryetari i Akademise, Korkuti.

    Reply to this comment
  11. Ruff September 2, 17:07

    Kush tha se nuk ka kontribuar Akademia e Muzafer Korkutit?
    Ja shihni, sekretari i saj, Vasil Tole ka provuar qe polifonia shqiptare e ka origjinene nga kenget e sirenave greke dhe nga isoja e muzikes kishtare greko-bizantine.
    Kontribut i vertete jo vetem shkencor por edhe bamiresi vellazerore.
    Po ua falim vellezerve greke edhe polifonine (pas fustanelles).

    Lum si Shqiperia per kete Ahademi e per keta akademike!!!.

    Reply to this comment
  12. Edi September 2, 17:09

    Pse a kemi akademike shqiptare????
    Mendimi im personal eshte jo. Ata jane thjedhte disa njerez me grada shkencore i kane marre nuk e di se si dhe nuk dua t’i paragjykoj per kete. Por, qe kane qene vegla te politikes dhe i kane sherbyer asaj ne menyren me te keqe, nuk kane qene asnjehere ne gjendje te kundershtojne politiken apo politikanet shqiptare kudo qofshin ata ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni apo kudo ne trevat shqipfolese, ku ne fakt duhet te ishin busull orientimi per ata, vecanarisht per qeveritaret shqiptare kudo ne trojet shqipfolese. Por e KEQJA me e madhe e tyre eshte se nuk kane mbajtur asnje qendrim zyrtar, me fakte kur maqedonasit, greket, serbet apo dikush tjeter kane hedhur balte mbi kombin tone.

    Reply to this comment
  13. Bourdon September 2, 17:43

    Ashtu sic iku industria, bujqesia etj, ashtu do te perfundonte edhe shkenca shqiptare.
    E tha Saliu qe ne fillim “Ta shpiem ne nivelin zero” dhe i doli fjala.
    Vandalizmi i 20vjeteve te fundit e shpuri edhe Akademine ne nivelin zero.
    Edi Rama ka nje shans historik te ngjalle shkencen shqiptare.

    Reply to this comment
  14. PO.PO September 2, 18:13

    Prandaj flene gjume akademistet tane , “shkencetare” te spikatur , qe jane bere paterica te forces me denigruese te vendit , Partise se bajraktarit tropojan ?!
    Kur Akademia e Shkencave u ngrit dhe funksionoi per gati gjysem shekulli , duke dhene nje kontribut te shquar, ne te gjitha fushat , nukdegjohej ndonje ze, qe te kerkonte fonde pas fondesh . Vetem tani , “dhkencetaret” tane , edhe pse trajtohen me statusin e Ahademikut, hezitojne te shkruajne , qofte edhe ndonje artikull shkencor, ne shtypin periodik , vetem tregohen te gatshem per te firmosur peticione , kur i ndersen Vicidolasi . Edhe tani , me siguri, qe eshte ajo dore e urryer , qe i terheq pas xhakete , qe te mos behet asgje e mire ne kete vend. Duke baltosur e nxire gjithecka qe perpiqet te beje mire mazhoranca e sotme,forca politike me regresive e vendit,mundohet paraqese nje imazh te rreme para popullit,sikur na qenka me pak e keqe . Mazhoranca ,pa dyshim qeka gabime e mangesi jo te pakta e te vogla , poooor….
    megjithate , populli i ka te fresketa e perpara syve, si te kishin ndodhur sot , te gjitha krimet e barbarizmat e nje partie fashiste , qe nuk do t`i kishte bere mbase as pushtuesi serb , as ai grek , pa agjenturen e instaluarmne te gjitha strukturat vertikale e horizontale te ketij shteti , qe vetem emri i ka mbetur ! ! !

    Reply to this comment
  15. Peoples September 2, 18:17

    Mos do ta quani akademik te famshmin Fuga a Fack mekembsin e Sali Viranit?

    Reply to this comment
  16. Avis September 2, 18:20

    Po te shikosh kemi studiues te rinj bile mjaft te afte te cilet perpiqen e punojne shume ne fushen e historise e te gjuhesise. Fakti eshte qe ankohen shume per Akademine aktuale. Edhe dje kam pasur nje bisede te gjate me nje prej tyre (A. Kocaqin te cilin e vleresoj shume per pasionin dhe kembenguljen prej shkencetari). Asnjehere me duket se nuk kemi pasur nje akademi me te keqe se kjo. Kujtoj jo shume sakte kur u bene ca reforma ne lidhje me te qe zeri i ngritur i nje grupi qe e kundershtoi kete lloj reforme u mbyt nga arroganca e padijes se militanteve dhe sot korrim sukseset po aq te mira sa te shkolles se plepave ne drejtesi.Kombi shqiptar ka probleme te ekzistences per te zgjidhur dhe studimet te cilat permenda me siper jane te rendesise kapitale…. Me duket se Akademia e vertete ka ikur bashke me Cabejn, Demirajn e ca emra te tjere te medhej..

    Reply to this comment
  17. STUDENTI September 2, 18:21

    Prandaj po rremoni cdo dite ju , per te rrezuar themelet e
    gjuhes dhe historise se ketij populli …., se nuk kini pasur fonde ? ! ? ! ? !… Jo ! Ju jini kthyer ne militante partiake .

    Reply to this comment
  18. Tati September 2, 19:05

    Kjo Akademi dhe “akademiket” e saj jane mohimi i shkences shqiptare, mohimi i i Akademise se Cabeut, Domit, Demirajt etj.
    Kjo akademi dhe “akademiket” e saj jane te denje per ti vendosur te kulla e Vicidolit, sepse pjelle e saj jane.

    Reply to this comment
  19. Arber I September 2, 20:13

    Akademia e Shkencsve duhet te marre emrin e vertete: Funeral Home.
    Ne te vertete duhet te krijohet nje Akademi e Shkencave Albanologjike me studiues pa rroga por me shperblime siupas veprave.

    Reply to this comment
  20. alphade September 2, 20:18

    Myzfer Tartakuti parate kerkoja krushkut ,Saliqenit !!!Ai
    e shkaterroi Akademine shqiptsre,ashtu sic shkaterroi
    gjithe Shqiperine , per te patur vetem nje akademi ,ate te
    ”Cubrillovicit ”!!!! Mallkuar qofte rraca e ndyre e vrasese
    e Vicidolit …!!!!

    Reply to this comment
  21. Darius September 2, 22:15

    Aka(r)demia e Skyperise ku asht?
    Kush e pa ….?
    Ne kemi AKA(r)DEMI per…..
    Asistent Prodesor,Profesor,Docent…etj nga 15-35.000€.
    Rama behet Karagjoz se eshte i tille,sepse e si qe Akademia vetem emrin ka,se eshte nje koshere pa Blete.

    Reply to this comment
  22. petrit September 2, 22:34

    Ne artikull ka vetem fjale boshe ,pune te kryera hic ,te na thone cfar kane bere , kane tjerre lesh ,shikoni akademite e serbeve , grekeve ,e te tjereve .nuk kane nje platforme kombetare per te cilen duhet te punojne ,pa lere shkencen se nuk ka mbetur per ta.

    Reply to this comment
  23. Edip September 2, 22:42

    Qe mbas viteve 90 Akademia e SHkencave nuk i sherbeu qellimit te vertete qe ka nje institucion i tille.
    Politika dominoj ne menyre agresive duke varrosur
    edhe vlerat shkencore te krijuara nder vite, jo vetem
    nga perkushtimi dedikues por edhe me sakrifica tejet te medha,si rasti i prof.Kol Popa,I cili la veper shkencore
    fondamentale per kulturen tone kombetare krijimin e
    “Nomenklatura e kimise ne gjuhen Shqipe” ,veper qe u pershendet nga Akademia e Kosoves me mirenjohje
    duke e shpallur Antar nderi te Akademise se tyre,
    vleresim qe i eshte bere vetem I.Kadarese.
    Po ky vleresim eshte pershendetur nga shkencetari gjerman,Andrea Prelop,duke e renditur emrin e profesor
    Koles ne listen e shkencetareve qe kane punuar ne kete fushe te vendeve te tjera te botes.Veprat te tilla shkencore jane qirinj ,flaka e te cileve mbetet e pashuar ne perjetesi,ne altarin e kombit tone.Spazmat e politikes shkojne e vine,por kurre nuk do te arrijne te
    varrosin vlera te tilla duke i kryqezuar ne humneren e hareses.Eshte zanat i vjeter i politikave tona mekatare
    qe te bejne te prekesh realisht skenarin e vepres
    “Profesori dhe Hija” te Hans Anderstenit te famshem.
    Po kjo ndodh edhe me Cabejin tone te madh.

    Reply to this comment
  24. lali September 3, 12:51

    Akademiket nese nuk sutiojne dhe mbrojne kryesoren origjinen e popullit shqiptar qe eshte me i vjetri ne Europe dhe jo te luftojne armiqte ne gjirin e vet, me mire te shkrihen fare dhe jo tu jepen para

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*