Akademia e Shkencave mbrohet me “amanetin e fundit” të Dritëroit

September 5, 2017 16:29

Akademia e Shkencave mbrohet me “amanetin e fundit” të Dritëroit

 

Në kulmin e debateve dhe polemikave që po prodhon zgjedhja e kreut të ri në Akademinë e Shkencave, duke se ky institucion ka gjetur një “amanet” të Dritëro Agollit, për t’iu mbyllur “gojën” të gjithëve atyre që kanë lëshuar një sërë kritikash ndaj tyre.

Në faqen e tyre në rrjetin social “Facebook”, ata kanë postuar letrën e akademikut Dritëro Agolli, ku ndër të tjera thoshte se: “Akademia e shkencave nuk është çështje qeveritare, ajo është çështje kombëtare”.

Një ditë më parë, kryeministri Rama paralajmëroi se akademia do ketë zero fonde nga buxheti i shtetit, nëse nuk reformohet.

 

Amaneti i fundit

Amaneti i fundit i akademikut Dritëro Agollit për Akademinë e Shkencave

“Akademia e shkencave nuk është çështje qeveritare, ajo është çështje kombëtare”.

Akademia e Shkencave është një institucion që duhet të forcohet, jo të dobësohet. Është e gabuar të mendohet se Akademia jonë është një trashëgimi e së shkuarës. Ajo u themelua nga dijetarë të mëdhenj, që ishin formuar në universitete me emër.

Akademia e Shkencave gjithnjë ka pasur njerëz të zotë, të ditur e të mençëm. Çdo diskutim, çdo reformë, është me vend vetëm nëse merret për ta bërë Akademinë e Shkencave më të mirë, më të suksesshme. Shihni çfarë po bëjnë vendet fqinje.

A po e dobësojnë apo po e fuqizojnë akademinë e tyre të shkencave maqedonasit, grekët, serbët, malazezët? Edhe Kosova po e fuqizon akademinë e vet dhe mirë bën.

Popujt që nuk e kanë bërë ende të njohur plotësisht veten në Europë e në botë akademitë detyrimisht duhet t’i ruajnë e t’i forcojnë. Po të më pyesnin mua, unë do të thoja se Akademia e Shkencave jo vetëm duhet të bëhet më e suksesshme, por duhet ngarkuar me detyra.

Ka shumë pyetje të cilave qeveria nuk mund t’u japë vetë përgjigje. Atëherë kujt do t’ia kërkojë përgjigjen?

Reforma është çështje mendimi dhe projekti, jo çështje numrash. Unë besoj se Akademia e Shkencave ka njerëz me mend që mund ta bëjnë vetë reformën, prandaj duhen dëgjuar si thonë ata, sepse ata e dinë më mirë si mund të ndryshojë gjendja dhe si mund të jetë më e dobishme për vendin. Duhet një reformë që të kemi një akademi më dinjitoze. Dhe kur them kështu kuptoj se Akademia është mpakur e rrudhur më shumë për shkak të qëndrimeve të pamençme në reformat politike, se për fajin e vet. Sigurisht Akademia duhet të lëvizë, duhet të bëhet më e gjallë, më energjike, por më parë të bëjmë pyetjen pse nuk është ashtu si e duam.

Pse është zvogëluar Akademia jonë?

September 5, 2017 16:29
Komento

4 Komente

  1. Arberia September 5, 17:08

    Edhee sipas porosise se Dritero Agollit, shteti duhet te financoje Akademine e Shkencave Albanologjike dhe jo matematicienet, inxhinjeret, doktoret, shkrimtaret, poetet, kritiket letrare, muzikantet etj. Per arritjet me te mira ne fusha te ndryshme qeveria jep shperblime nepermjet konkurseve per veprat me te mira dhe studimet me te arrira te organizuara nga Agjencia Kombetare e Kerkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), Ministrise se Arsimit, Ministrise se Kultures dhe te gjitha ministrive te tjera, duke ndihmuar me fonde kerkimin dhe botimin shkencor e artistik ne fushat qe mbulojne ato.

    Reply to this comment
    • mirel September 6, 00:11

      Jo, sipas porosise se Driteroit Akademia duhet te rinovohet dhe te investohet te Rilinde.
      Te rilinde ne shkence,
      I takon qeverise te bej plan si ta rilinde, dhe te investoje ne te. Po nuk e beri qeveria, kush do ta beje?
      Te mos investojne ne Agjensi Private per menaxhim te studimeve minerare,,,,kapishiiii..sepse e le vendin perfundimisht ne dore te koncesionareve pa arsim si Arben Ahmetaj dhe Edvin Rahmuti

      Reply to this comment
  2. Arberia September 5, 19:46

    Ky poet kishte nostalgji per gjithcka sovjetike!

    Reply to this comment
  3. demo September 6, 05:43

    Vitet e fundit Driteroi u vu ne sherbim te bisnesit familjar te dhenderit,te sponsorizuar nga Sali Berisha.Driteroi dhe Sadija,,Ilir Meta dhe Monika me dukeshin njelloj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*