Akademia e Shkencave mund të shpëtohet dhe duhet shpëtuar

September 1, 2017 12:53

Akademia e Shkencave mund të shpëtohet dhe duhet shpëtuar

 Nga Dr. Nelson R. Çabej

Krijimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në vitin 1972, krahas Kongresit të Manastirit në 1908 dhe themelimit të Universitetit Shtetëror të Tiranës në 1957, është një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në historinë Shqipërisë. Që në fillimet e saj, ajo akademi funksionoi si një institucion shtetëror tërësues i shkencave natyrore, inxhinierike dhe shoqërore, me buxhetin, administratën dhe 16 institute dhe qendra kërkimore, si dhe me shtypin e saj periodik, shkencor e popullarizues. Struktura e saj, me tre seksionet e shkencave natyrore, inxhinierike dhe shoqërore, pasqyronte unitetin e shkencave në përgjithësi, por edhe gjendjen dhe mundësitë financiare të një vëndi të vogël si ky i yni.

Krijimi i saj nuk erdhi si një modë që duhej ndjekur, por ishte frut i natyrshëm i zhvillimit të brendshëm të shkencës e teknologjise së re shqiptare dhe shënonte një stad të ri të zhvillimit të saj. Një provë bukurfolëse e kësaj ishte shtytja e mëtejshme që themelimi i saj i dha zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë sonë kombëtare. Shprehje monumentale e këtij zhvillimi ishte njohja e Shqipërisë nga bota akademike si qendra botërore e studimeve albanologjike, që deri në atë e kohë kishin qenë vëndet gjermanishtfolëse. Institutet e Akademisë kanë kryer studime të vlefshme për njohjen e burimeve natyrore, minerale, të florës e faunës tokësore e detare, të burimeve hidroenergjetike, duke përfshirë projektet për ndërtimin e hidrocentraleve të mëdhenj, etj.

Të gjitha këto të shpien në përfundimin logjik dhe objektiv se themelimi, organizimi dhe struktura e Akademis së Shkencave të Shqipërisë e përligjën veten, madje përtej asaj që mund të pritej nga një akademi e re.

Për këdo që e njeh, aq sa duhet, punën e kryer nga Akademia e Shkencave, është e qartë se kërkimi shkencor, sidomos në fushën e albanologjisë, në fillimin e viteve 90-të vazhdonte të ishte në apogjeun e tij. Andaj është enigmatik dhe paradoksal fakti që pikërisht në këtë kohë nisi një retorikë nihiliste për të nënvlerësuar, në mos mohuar fare, punën e saj. Ky lloj vandalizmi kulturor, nga natyra dhe karakteri, të sjell ndër mënd lëvizjen e proletkultit në fillimet e Rusisë socialiste, që synonte prishte çdo gjë të trashëguar nga e kaluara, për ta bërë çdo gjë nga e para.

Shumë shpejt nga retorika u kalua në hapa konkrete për t’a shpërbërë akademinë nëpërmjet tre “riorganizimeve” dhe eliminimit të shumë qendrave kërkimore të saj, duke e sjellë akademinë në atë që sot pranohet nga të gjithë si një “gjëndje e vajtueshme”. . Kjo është me të vërtetë e dhimbshme dhe me kosto të lartë për zhvillimin shkencor e teknologjik të vëndit. Sepse ndërsa në sektorin privat paditurinë e paguan vetë i padituri, shpërbërjen e pakuptimtë të Akademisë e të kërkimit shkencor në Shqipëri do ta paguajnë jo ata që e shkaktuan, por vetëm shkenca, kultura dhe populli shqiptar.

 

Debati për Akademinë e Shkencave dhe kërkimin shkencor nuk mund të politizohet

Është një parim i mirënjohur se politizimi i debatit të largon nga e vërteta dhe shpie në shterpëzimin e tij. Për debatin shkencor kjo thënie vlen, mbase, më shumë se për çdo lloj debati tjetër.

Përparimi shkencor e teknologjik i Shqipërisë, e në mënyrë të veçantë arritjet e shkencave albanologjike, zhvlerësuan disa pikëpamje jashtëshkencore që qarkullonin si pjesë e propagandës antishqiptare lidhur me prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, vëndformimin e popullit shqiptar, shtrirjen territoriale të ilirëve, formimin e shteteve të para shqiptare, luftën e shqiptarëve kundër pushtimit dhe sundimeve romake, bizantine, bullgare, sërbe dhe osmane.

Pas kolapsit të komunizmit në Shqipëri, ajo propagandë tregoi një interes të shtuar për historinë, gjuhën dhe kulturën e shqiptarëve. Duke shfrytëzuar konjunkturat politike, ekonomike dhe kulturore të momentit, ajo vuri në dyshim ose mohoi disa aspekte themelore të historisë, kulturës dhe gjuhës shqipe, si të pavlefshme me që u zhvilluan dhe përpunuan në periudhën e sundimit komunist në Shqipëri (për fat të keq kjo frymë mundi të depërtojë edhe në shkrimet e disa publicistëve shqiptarë).

Ky pohim mund të jetë çdo gjë tjetër, por jo argument, për shumë arsye. Do të ishte jologjike që nga sistemi në të cilin arrihet një përfundim shkencor ose bëhet një zbulim, të deduktohet vërtetësia ose pavërtetësia e tij. Që përdorimi i sistemit shoqëror si kriter për të deduktuar vlerën e përfundimeve a zbulimeve shkencore përfaqëson një dudumësi ose një reductio ad absurdum, provohet thjesht fare nga historia e zhvillimit të shkencës, madje dhe arteve e letërsisë botërore. Një logjikë e atillë “deduktive” do të na në shpinte në përfundimin absurd se edhe zbulimet revolucionarizuese (sistemi heliocentrik i Kopernikut, ligjet e levizjes së planeteve të Keplerit, ligjet e Neëton-it, ligjet e traëgimisë të Mendelit, etj.), që ndodhën në kohën e sistemeve diktatoriale për 4 shekuj me radhë, që nga Rilindja Europiane e këtej, ishin gjithashtu të pavërteta ose të gabuara.

Dhe, mbi të gjitha, duhet mbajtur parasysh se tezat që mbrojti që prej viteve 50-të të shekullit të kaluar albanologjia shqiptare për prejardhjen ilire të shqiptarëve, të gjuhës shqipe dhe të autoktonisë së shqiptarëve, ishin zhvilluar dhe përpunuar më parë, duke filluar nga shekulli XVIII nga prijsat e studimeve albanologjike dhe dijetarë të rangut botëror si Leibniz-i, Bopp, Thunmann-i, Niebuhr-i, Mommsen-i, Kretschmer-i, Meyer-i, Pedersen-i, Nopcsa, Jokl-i, etj.

 

Edhe pse i goditur seriozisht kërkimi shkencor shqiptar është ende gjallë

 Shkaku kryesor i gjëndjes së sotme të pakënaqshme të nivelit dhe vëllimit të kërkimit shkencor në Shqipëri është se politikanët shqiptarë Akademinë e Shkencave, këtë tempull tipik apolitik, e panë dhe e përdorën si një trofe kulturore të fitores, duke ia përshtatur edhe strukturën dhe funksionin e saj qëllimeve politike të Partisë që vinte në pushtet. Ky konceptim i gabuar “përligji” ndërhyrjet inkompetente të politikanëve për të lënë gjurmë vetiake edhe në këtë drejtim kritik të zhvillimit e të përparimit të Shqipërisë, duke kërkuar reforma edhe aty ku nuk kishte nevojë për to. Ata treguan një nënvlerësim instinktiv dhe mungesë të habitshme vizioni për rolin dhe funksionin shoqëror e shkencës dhe kërkimit shkencor.

Nëqoftëse Akademia e Shkencave e Shqipërisë sot përfaqëson vetëm një fosil të akademisë që kishim, në qoftë se ajo e ka humbur funksionin si orientuese, përcaktuese dhe nxitëse e drejtimeve më të frutshme të kërkimit tonë kombëtar, kjo nuk do të thotë se kërkimi shkencor në Shqipëri është shuar. Botime shkencore ka. Edhe pse i çinstitucionalizuar, kërkimi shkencor në Shqipëri është ende i gjallë, siç shihet nga një sërë punimesh që janë kryer jashtë Akademisë dhe pa mbështetjen e saj. Mjafton të përmënd këtu kërkimet dhe studimet historike të Pëllumb Xhufit, pa harruar kontributet personale të të ndjerit Kristo Frashëri.

 

Ku po shkojmë?

 Një konfuzion të madh lidhur me organizimin dhe rolin e Akademisë Shqiptare të Shkencave ka shkaktuar hedhja e dy ideve të dëmshme, që dëshmojnë mungesë të një vizioni bashkëkohor për rolin thelbësor të shkencës në zhvillimin ekonomiko-shoqëror e kulturor në shekullin XXI.

Është fjala për idenë tashmë të vënë në jetë, por ende të pasanksionuar, për ngushtimin e veprimtarisë së Akademisë së Shkencave në fushat e gjuhësisë, historisë, folklorit, etnografisë, arkeologjisë, duke përjashtuar ose shkrirë të gjitha institutet kërkimore të shkencave natyrore dhe inxhinierike. Po të ndiqet kjo rrugë deri në fund ne do të përfundonim me një Akademi të Albanologjisë, por nuk do të kemi më Akademinë e Shkencave, që themeluan Aleks Buda, Eqrem Çabeu, Mahir Domi, etj., gjysëm shekulli më parë. Sipas këtij koncepti, Shqipëria këtej e tutje, në shekullin XXI, do të ketë një akademi albanologjike, por nuk do të ketë më Akademi të Shkencave. Dhe një hap i tillë prapa do të ishte i pashëmbëllt në historinë e akademive të shkencave të Europës e të Ballkanit, përfshirë edhe një vënd të vogël me gjysëm million banorë, si Mali i Zi.

Në tërë botën akademitë e shkencave drejtojnë ose nxisin kërkimet në të tri fushat kryesore të shkencës (natyrore, inxhinierike dhe shoqërore). Por le të hedhim vështrimin vetëm në vëndet fqinje, me të cilat kemi më shumë gjëra të përbashkëta në traditën historike, kulturore-shkencore dhe në nivelin e zhvillimit, Greqinë, Bullgarinë, Rumaninë, Serbinë dhe republikat që kanë dalë nga shpërbërja e Jugosllavisë (Serbi, Slloveni, Kroaci, Bosnjë, Maqedoni e Mal i Zi). Të gjitha këto vënde kanëAkademi të Shkencave (nën emrin Akademi e Shkencave dhe Arteve në ish-republikat e Jugosllavisë), por anjeri prej atyre vëndeve nuk ka akademi të veçantë, vetëm për shkencat shoqërore. Askush nuk na ka shpjeguar “Përse” Shqipëria duhet të krijojë një sistem “original” e unik të kërkimeve shkencore.

Ideja tjetër konfuzionsjellëse është ajo e kryerjes së kërkimeve në shkencat e natyres dhe ato inxhinierike në katedrat e universiteteve. Por, në qoftëse kjo është një ide e mirë, përse të mos bëhen edhe studimet albanologjike në katedrat e universiteteve, të cilat kanë përvojë më të madhe e më të mirë në ato studime, dhe të mbyllen të gjitha institutet kërkimore bashkë me Akademinë? Një përgjigje edhe për këtë pyetje nuk na është dhënë.

 

Nga modeli mosfunksionues në modelin e suksesshëm

Struktura e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në fillimet e retorikës për “riorganizimin” e saj, u përçmua me një slogan vulgar si një model “sovjetik”, ndonëse një model i tillë nuk ka ekzistuar ndonjëherë, sepse struktura e akademive të shkencave, kudo në botë, përcaktohet nga funksioni i tyre si organizma shtëtërore tërësuese për drejtimin, mbështetjen dhe nxitjen e kërkimit shkencor në drejtimet më të frutshme për vëndin. Një vështrim më i kujdesshëm tregon se ajo i ngjante më shumë Akademisë Austriake të Shkencave me strukturën e saj që tërësonte në një sistem të vetëm kërkimet në fushat e shkencave shoqërore, shkencave të natyrës dhe inxhinierike. Ka shumë të gjarë që për këtë përqëndrim të kërkimit shkencor në një institucion të vetëm kombëtar të kenë ndikuar edhe figurat e mëdha të shkences shqiptare, të edukuar në Austri, në atë vënd relativisht i vogël, që ende sot ka numrin më të madh të çmimeve Nobel për frymë edhe se sa vënde të tilla nobelfituese si SHBA, Gjermania, Britania e Madhe dhe Izraeli.

Në qoftë se kriteri themelor i vlerësimit të suksesit të një sistemi kërkimor është rritja e vazhdueshme e cilësisë së kërkimeve në tre nivelet e kërkimit dhe zhvillimit, mund të thuhet se në dy dekadat e para, sistemi kërkimor i Akademisë Shqiptare të Shkencave, megjithë vështirësitë e rritjes, e kaloi provën e mbijetesës dhe të suksesit (le ta përsërisim se prova më e madhe e kësaj ishte dalja e Shqipërisë për herë të parë në histori si qendra botërore e studimeve albanologjike).

Eksperimenti i dështuar i tre riorganizimeve të Akademisë së Shkencave gjatë dy dekadave të fundit nuk na lejon luksin e një eksperimenti të katërt “riorganizues”, që askush nuk mund të na sigurojë se nuk do ta thellojë gropën në të cilën ka rënë Akademia. Në rrethana të tilla, hapi më i parezikshëm, por edhe më logjik, për një vend të vogël me mundësi financiare të kufizuara (buxheti ynë kombëtar është shumë herë më i vogël se i universitetit Harvard) është përqëndrimi, drejtimi dhe stimulimi i tërë kërkimit shkencor kombëtar në një strukturë të vetme, në një Akademi të Shkencave të Shqipërisë.

 

September 1, 2017 12:53
Komento

13 Komente

  1. Melesini September 1, 14:00

    Shperberja e Akademise eshte nje sukses i politikes antishqiptare per minimin e themeleve jo vetem te kultures dhe shkences por edhe te atdhetarise e te identitetit shqiptar.
    Qeveria duhet te jete ne lartesine qe kerkon momenti historik per mbrojtjen e shkences, kultures dhe te ardhmes se Shqiperise.

    Reply to this comment
  2. lili September 1, 18:34

    akademi me falsifikator te Historise, gjuhes, literatures, bref Dijes nuk behet…
    Pastoni aurin e pastaj kerkoni akademi.
    edhe sa per fillim: dillni ne pronen tuaj e jo aty ku s’ju takon(sa per respekt te Historise me H)

    Reply to this comment
  3. bujari September 1, 18:40

    Te pergezoi z. Cabej per artikullin lidhur me akademine e shkencave. Jam plotesiht dakort se akademija jone e shkencave eshte katandisur, ahtu sic thoni edhe ju, ne nje `gjendje te vajtueshme`. Une ju njohe mire per kapacitetin e mendimt tuaj shkencor sidomos ne fushen e gjenetikes ku ke dhene nje kontribut te madh ne kete shkence. per te cilen ju kane vleresuar edhe shkencetaret me te mire te botes, sidomos ata amerikan. Prandaj i dashur nelson,vazhdo pa rreshtur te japesh vleresime dhe mendime per shkencen ton shqptare se ndoshta i lexojne edhe ndoshta do ju kuptojne (drejtuesit e ketije vedi) per te vene dore dhe per te ndryshuar gjendjen ne akademi. Per ndryshe do na mbuloje turpi.

    Reply to this comment
  4. Myzeqeja September 1, 20:05

    Degradimi i Akademise ne cerekshekullin e fundit eshte nje fatkeqesi per shkencen e kulturen shqiptare, per vete popullin shqiptar.
    Le te shpresojme se kjo qeveri do te beje cdo gje te nevojshme per ringritjen e saj ne nivelet e dikurshme.

    Reply to this comment
  5. Finiqi September 1, 23:50

    Po cilet jane ata qe e sollen ne kete “gjendje te vajtueshme”?

    Reply to this comment
  6. Ramazani September 2, 06:56

    Pershendetje, Nelson. Shkrim dinjitoz, me argumente bindese. Uroj qe te kene mbetur ende ne ate vend disa intelektuale me I, te angazhuar ne politiken shqiptare, qe te jene ne gjendje te bejne dicka me mend me ne fund.

    Reply to this comment
  7. Arben September 2, 15:14

    NGA AJO ANE FLI GJUME.

    GJEJA E KEQE ZHDUK VETVEHTEN.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 5, 08:06

      pikërisht këtë thonë dhe për erdognin!!pjellën e tij,ISISin e shkatërroi,tashti i ka mbetur radha turqisë!!do të këtheheni në origjinën tuaj!!atje nga u nisët.nga p… i nonës tuj!!

      Reply to this comment
  8. Petriti September 2, 18:57

    Shume drejt arsyetuar.
    Nuk mund te kete Akademi te Shkencave pa shkencat e natyres (duke perfshire ato bujqesore dhe mjekesore) dhe ato teknike.
    Akademia e Shkencave (kur “profesoret” flasin per “Akademi Honorifike” tregojne nje zbrazti te frikshme intelektuale qe u intereson vetem ana dekorative) ka funksione shoqerore, e mbi te gjitha perparimin teknologjik dhe ekonomik, permiresimin e jetes se popullit.

    Reply to this comment
  9. Tap Topi September 3, 14:35

    Asgje nuk e justifikon degjenerimin e institucioneve te kultures !

    Respekt per autorin dhe shqetesimin e tij per rimekembjen e Akadmise se Shkencave.

    Te jesh konkurues ne tregjet nderkombetare eshte i domosdoshem rifreskimi dhe zgjerimi i pakufizuar i njohurive dhe dijes qytetare. Riperteritja e ketij institucioni te kudogjendshem ne Evrope do t’i sherbente para se gjithash interesit per zhvillimet kulturorre dhe ekonomik permes studimeve shkencore. Dicka e praktikuar sukseshem dhe ne kohen e monizmit, por fatkeqsisht e shqelmuar pas instalimit te demokratures.

    Reply to this comment
  10. Shkumbini September 3, 20:53

    Akademite honorifike the Akademite e pjesshme “albanologjike” jane shprehje e koncepteve te shkences si nje stoli intelektuale, te shkeputur nga jeta dhe prodhimi bujqesore industrial, koncepte qe mbartin njerezit e shkeputur nga jeta dhe hallet e popullit.

    Reply to this comment
  11. Bardhi Tolabi September 5, 04:26

    Nje vleresim real i gjendjes te sotme te Akademise sone te Shkencave,prej nje studiuesi serioz dhe kompetent i shkencave natyrore,si Dr,Nelson Cabej.Ky shkrim si dhe verejtjet e disa personaliteteve te tjera,duhet te ishin ceshtja kryesore e debatit ne Akademi,si analiza e punes te kryer gjate ketij drejtimi te saj,realizimet dhe mos realizimet dhe rruget per shendoshjen e situates.Asgje nga keto nuk u mbajt parasysh,askush nuk u vleresua apo kritikua,askush nuk kritikoj te tjeret dhe askush nuk mbajti pergjegjesi per mosrealizimin e programeve te parashikuar dhe per te cilin marrin edhe rrogen prej taksa paguesit Shqiptare.
    Vetem keto fakte flasin per nje uje te qelbur qe mbuluar ket institucin elitar te Shqiperise.Shkrirja eshte minimumi i pergjegjesisemstruktura e re e saj eshte pergjegjesia e re qe duhet te rishikohet prej Parlamentit,i cili miraton strukturen e saj dhepermiresopn njekohesisht kompetencat,pergjegjesite dhe detyrat ne fushat kryesore te veprimtarise te saj.Le te dalin qofte dhe akademiket e studimeve Albanollogjike dhe te flasin per studimet e tyre ne kete fushe,le te na flasin per diskuret dhe shkrimet e tyre kunder llafollogeve dhe shkarashkruesve te cilet nuk mbrojne gjuhen elashte Shqipe,nuk mbrojne heronjte tane ne shekuj e vecanerisht Gjergj Kastriotin qe nje na e ben Serb e nje tjeter Grek,nje imam na e ben mercenar e nje tjeter grabitqar,i cili nuk paska luftuar per Shqiperine por per Venetikun,Papen, etj etj…Si eshte e mundur qe botohen shume brockulla te servirur nga dashakeqet tane dhe “paloakademiket” tane nuk bezajne,fshihen si miza mbrapa bishtit te kalit?
    Atehere perse duhet te paguajme para per parazite,qe na jane bere uluk prej uljes te bytheve ne kolltuket e Akademise dhe flene gjume ne to?
    Lursejani popullit shpenzimet per te tille parazite e te pabuke,hapni tema kerkimore dhe kush kryen studimet le te marre shperblimin,ne se nuk ka studime me interes Kombetar,me mire te kursejme shpenzimet dhe ti kalojme ne nje vend ku kemi me shume nevoje…
    Ju lumte zoti Nelson!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*