Akademia e Shkencave shpall kriteret për zgjedhjet

April 14, 2019 17:04

Akademia e Shkencave shpall kriteret për zgjedhjet

Para disa ditësh në kuvend u dorëzua projektligji për reformën në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë nga 15 deputetë të Partisë Socialistë.

Fill pas kësaj, në faqen zyrtare të këtij institucioni është publikuar edhe data e zgjedhjeve, kriteret edhe procedurat për pozicionet drejtuese të katër vendeve vakante.

Referuar vendimeve të Asamblesë së Akademisë së Shkencave nr.1, datë 10 janar 2019.

Për zgjedhjet e reja në Akademinë e Shkencave dhe ngritjen e komisionit të këtyre zgjedhjeve vendimi nr.4 datë 26 shkurt 2018, pika 3, është caktuar data 24 maj 2019, si dita e zgjedhjeve për kryesinë e ASH dhe për Këshillin Ekzekutiv, për pozicionet drejtuese vakante edhe ato të krijuara për shkak të përfundimit të mandatit ligjor ose të dorëheqjeve, si 1). Kryetari i Akademisë,  2). Zëvendëskryetari i Akademisë, 3). Sekretar Shkencor i Akademisë dhe 4). Kryetari i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike.

Para një muaji edhe akademiku Skënder Gjinushi paralajmëroi se në këtë institucion me apo pa ligjin e ri do të ketë zgjedhje, ndërsa, ende nuk dihet nëse këto zgjedhje do të jenë të vlefshme, pas të ri, që prej dy vitesh është në pritje, për t’u miratuar në qeveria.

 

 

b.b/dita

April 14, 2019 17:04
Komento

3 Komente

  1. era! April 14, 20:20

    Te vjen neveri kur i sheh e mendon se ne dore te kujt ka mbetur fati i dinjitetit e shpreses se kombit tone Te gjithe mjerane e nul.

    Reply to this comment
  2. demo April 14, 21:47

    Akademia nuk ka si i shpeton nivelit te Shoqerise shqiptare.
    Kemi nje shumefish marramendes te diplomuarve ne shkollat e larta,por nuk kemi cilesi.
    Nderkohe jane mbyllur,jane skrapizuar bashke me Industrine dhe Bujqesine edhe Institutet shkencore,studimore,projektuese,eksperimentuese,ne te cilet udhehiqnin dhjetra shkencetare.
    Nuk i paragjykoj anetaret e Akademise dhe nuk e honeps gjuhen e ashper qe perdoret ndaj tyre.
    Kane mbetur si fshatare pa toke,si futbolliste pa fushe,si pilote pa aeroplane,…KU DO T`I USHTROJNE DIJET E TYRE? Kane mbetur vetem mesimdhenesit dhe historiane te gazetave.
    Shoh aty perkrah matematikanit Skender Gjinushi,nje arkeolog dhe historian me vlere.Para 90 Qendra arkeologjike projektonte 20 e me shume expedita ne vit neper site arkeologjike ne gjithe Shqiperine.Keto financohen nga buxheti i shtetit.Po sot sa expedita arkeologjike financon shteti shqiptar?Asnje.
    Edhe kur gjate germimeve te ndertuesve,privateve,zbulohen vlera te verteta te lashtesise,ato zhduken me shpejtesi,vendi i germimeve mbulohet dhe artefaktet zhduken,sepse PRONARI NUK TE FAL VLEREN ASTRONOMIKE TE TRUALLIT.
    I lajmeruar nga nje amator antikash,kam kapercyer barrierat e ndertuesve per te filmuar nje mozaik te mrekullueshem qe doli gjate germimeve per ndertimin e nje pallati ne Durres.Mu versulen banditet gramshalesh ndertues,kur me pane me kamer ne dore,brenda rrethimit te germimeve,sikur kisha hyre ne bazen e Rraketave ne kohen e Kadri Hasbiut.Kur erdhen specialiste arkeologe ishte fshire gjithcka.Luanin rolin e shejtanit dhe me bene mua qorr.
    Sikur ato 10 milion euro qe u vodhen ne Rinas,mos ti kishin vjedhur katundaret e Tropojes,por ti kishte vjedhur shteti per te financuar Akademine e shkencave dhe kerkimet shkencore,do tja beja HAALLALL Edi Rames.Sepse ky vend ka aq shume para,aq shume flori,poor jane per HORRAT.

    Reply to this comment
  3. MH April 15, 12:46

    Akademia me zgjedhesit e ri te marrin ne shqyrtim analizen kritike te z.Spartak Braho mbi veprimtarin shkatrruse te historise se vertete te nji fashisti Tufa.Jo vetem te shkakrohet nga ky drejtim institutit.Por dhe te denohet penalisht per shtremberim te qellimshem ne devijimin e rrealitetit historike te luftes clirimtare nji nga krenarit ma madheshtore qe karakerizon popullin shqiptare per liri.Kur ne lufetn e dyte boterore ishin ne mbeshtetje me koalicionin boterore BS-USA-France-Angli.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin