Akademia Politike e PS, Rama: Socialistët hapin dyert pa asnjë dallim

October 28, 2017 10:30

Akademia Politike e PS, Rama: Socialistët hapin dyert pa asnjë dallim

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në çeljen e vitit të ri të Akademisë Politike në PS. Duke folur para studentëve të kësaj akademie Rama tha se duhet të mësojnë që politika nuk është e keqe po një forcë për të bërë të mundura ndryshimet.

Ai tha se studentë të kësaj akademie do të përfshihen në forumet e Partisë Socialiste. Qëllimet tona tha ai, kanë të bëjnë me vizionin, idetë dhe idealet.

“Sot ata që drejtojnë Forumin Rinor të PS kanë kaluar nga kjo eksperiencë, që i hap dyert vajzave dhe djemve si ju pa asnjë filtër që lidhet me çfarëdo elementi të statusit social apo vendndodhjes gjeografike ka nevojë të çohet më tej. Ne do shkëmbejmë mes veti energji pozitive dhe dije e pasion për Shqipërinë që duam, duke krijuar kushtet që jo të gjithë, por disa ta kthejnë këtë eksperiencë në aktivitet dhe disa të ecin më tutje në ambicien, dëshirën, për të bërë më shumë duke shfrytëzuar PS. Është momenti të realizojmë qëllimet tona, që kanë të bëjnë me idealet, me ‘pse ne jemi në këtë parti’.

Pa dyshim që në terrenin e sotëm ka shumë arsye për të qenë të demotivuar me ato që thuhen, dëgjohen e debatohen me mënyrën se si shpërdorohet fuqia e politikës për qëllim e agjenda të ndryshme, po nga ana tjetër politika është i vetmi instrument në dorën e njeriut për t’u bashkuar me të tjerë dhe për të bërë të mundura gjëra që janë të pamundura. Njerëz të tjerë që nuk e konsiderojnë se është fakti se kush thotë nuk merrem me politikë, gënjen veten, sepse politika merret me të. Politika merret me të gjithë, vendimet e saj prekin të gjithë dhe sa më pak njerëzit të merren me politikën, aq më i madh është potenciali që vendimet e saj të mos jenë ato të cilat të shumtit që i rinë larg, dëshirojnë prej saj”, tha Rama.

 

October 28, 2017 10:30
Komento

1 Koment

  1. intelektuali October 28, 11:25

    AMAN NA E HIQNI SYSH KETE NARKOTRAFIKANT DROGE!

    Keshtu do t’i pergjigjej Bota Demokratike llogjeve mashtruese te Edi Rames qe ASKUSH nuk eshte kujtuar ta ftoje per nje vizite korteziale si Kryeminister i vendit.

    dhe:

    Helbete,

    KUSH RESPEKTON NJE VEND QE PRESIDENTIN E KA RYSHFETCI ME VIDEO ME ZE DHE FIGURE, KRYETARIN E PARLAMENTIT E KA KRIMINEL TE ENVERIT DHE KRYEMINISTRIN NJE NARKOTRAFIKANT ORDINER?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*