“Kur PD ishte në çadër, Izvestja shkruante: Shqipëria, prag shpërthimi”

March 16, 2018 09:29

“Kur PD ishte në çadër, Izvestja shkruante: Shqipëria, prag shpërthimi”

Akademiku Apollon Baçe ka bërë një analizë të hollësishme të asaj që quhet “Russia Gate” për Partinë Demokratike. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku bashkë me një panel me jurist dhe analistë, Baçe i ka cilësuar synim të Rusisë për të ndërhyrë në politikën shqiptare teksa përmendi titullin e gazetës zyrtare ruse “Izvestja” “Shqipëria në kufirin e shpërthimit” gjatë kohës që PD ishte në çadër. Ndërkohë Baçe ka analizuar gjithçka që ka të bëjë me Rusinë në Shqipëri, por edhe raportet e Ramës me Bashën që për të është një patericë e fortë. Ja analiza e fortë e plotë e Apollon Baçes.

“Doja të shpjegoj interesin rus në Shqipëri. Nuk është puna për të blerë disa shtëpi apo për të bërë tregti. Kur kam lexuar enciklopedinë britanike për Shqipërinë shkruante vetëm disa pasazhe. Ato ishin: Shqipëria e cila u luftua aq keq nga Rusia, ishte ajo që i preu ëndrrat e vazhdueshme që nga koha e Patjomkin, të dashurit të Katerinës, për të dalë në detin Mesdhe. Domethënë Rusia ka një gjë të tillë që gjithë flota e saj i mbyllet në Dardanele dhe e gjithë flota e saj i mbyllet në Gjibraltar dhe i gjithë Mesdheu kthehet në një liqen në të cilin nuk ka të bëjë fare Rusia.

Rasti tipik është ajo që ndodhi në Malin e Zi. Në fjalimin e fundit që ka bërë Putin ka thënë që ne nuk jemi një shtet vetëm darvinist, domethënë që kjo gjë ka edhe një Zot. Dhe Zoti është ortodoks. Rusia përsëri është në kërkim të një ideologjie. Ajo gjatë kësaj kohe ka mbledhur të gjitha forcat që të bëjë avionët më të mirë në botë, të bëjë nëndetëset më të mira në botë. Rusia është në akumulim por dijeni se Rusia është e tillë që për 5 vjet apo 10 vjet do flasë si në kohën e Bashkimit Sovjetik.

Domethënë si një superfuqi. Pyetja është a ka të bëjë Shqipëria në planet e Rusisë? Në momentin kur ka qenë çadra e PD dhe pritej të mos hyhej në zgjedhjet parlamentare dhe që mund të sillte me vete revolta dhe trazira, gazeta “Izvestja” në Rusi, që është gazeta zyrtare ruse kishte një artikull me titull “Shqipëria në kufirin e shpërthimit”.

Kjo gjë do t’i interesonte në mënyrë të veçantë, sepse do t’i hapej problemi i Kosovës, do t’i hapej problemi i Serbisë dhe Rusia mund të kthehej në një faktor tepër interesant. Ne jemi një vend që indeksi i lumturisë është 109 që i bie të fundit në Evropë. Por ne jemi po aq të lumtur sa irakianët që vriten ditë për ditë. Dëshira për t’u larguar nga vendi është sa Siria ku 60 për qind e popullatës duan të ikin si në Siri që ka qytete që zhduken brenda ditës. Artikullin e revistës “Mother Jones” e ka pasqyruar “New York Times” dhe “Washington Post” dhe “Zeri i Amerikës”.

Nëse këtë e botojnë dy kolosët e shtypit atëherë dua të them se këtu ka një problem dhe nuk është një gjë kaq tangenciale. Fjala vjen një gazetë estoneze që shkruan se dikush mund të jetë agjent i Koresë së Veriut. “Mother Jones” i shiten 250 mijë kopje në ditë. Është gazetë investigative, liberale që ka indeksin e besueshmërisë 94 kur 100 është maksimalja. Ka marrë 39 çmime ndërkombëtare për investigime. Nuk është gazetë dosido dhe duhet të dini një gjë që në SHBA nëse ti shpif gjobat ndaj shtypit janë kaq të rënda saqë ti e paguan në mënyrë të tillë që zhdukesh nga faqja e dheut.

Atëherë përse u mor kjo Mother Jones? Është njësoj sikur “Channel One” të niste një investigim për liderin e opozitës në Mongoli dhe caktonte 4 gazetarët më të mirë mes tyre edhe ti Roland. Ajo që ka shkruar ka një bazë të vërtete. Basha ka thënë që po shikohet edhe mundësia për ta hedhur në gjyq. Dhe prokuroria jonë ka nisur investigimin. Për mua ka diçka të tillë që dikush e ka shtyrë. Përse u mor tani? Përse u mor me Shqipërinë dhe nuk u mor me Haiti ose me një shtete tjetër?

Atëherë themi ka qenë Sorosi. Mund ta ketë paguar. Atëherë bie paterica më e madhe që ka PS që për mua është Basha. Një shofer taksie mua më ka thënë tekstualisht këto fjalë: 100 vjet po jetoi Basha, 100 vjet do jetojë Rama. Nuk ngjit. Mund të jetë edhe një kambanë e BE-së që t’i mund t’i thotë Amerika futeni Ballkanin Perëndimor në BE ndryshe shikoni rrezikun e Rusinë. Pse çfarë kujtoni se Bullgaria kur e futën në BE ishte më mirë se Shqipëria? Por krijimi i një kordoni antirus ishte i domosdoshëm që ta ndalonte. Në këto moment nëse del rreziku i ariut polar ne do na fusin në BE.

Nuk do futemi por do na fusin. Kam vënë re diçka. Spiropali në ato deklaratat e saj që aciditeti i saj mund të djegë edhe letrën e lakmuesit është aq e egër në të folurën e saj, e ruan Bashën. Rama e ruante. Përse Mero Baze që nuk ia përton fare këtyre gjërave shkruan: Aq ia pret por nuk e ka me të keq. Domethënë që Basha kudo ruhet.

Qëllimi këtyre është që të dobësohet në maksimum PD, por ama të mos goditet Basha. Për mua Basha është paterica e tyre. Dikur thoshin për Musolinin dhe Hitlerin. Për Musolinin thoshin se është tru në mes dhe sallatë anash dhe për Hitlerin është sallatë në mes dhe tru anash. Mund të themi që në PD kemi një ekip të klasit të parë si Alibeaj, Bylykbashi etj. dhe këta janë me të vërtetë shumë cilësorë dhe nga ana tjetër ke të tjerë ke Ballën, Spiropalin e Sadri Abazin që flet si mullinjtë e erës.

o.j/dita

March 16, 2018 09:29
Komento

9 Komente

  1. ??? March 16, 10:09

    Muhabet kafenesh pa lidhje!

    Reply to this comment
    • Toni March 16, 16:52

      Per Rusine je OK Apollon. Por per Ramen dhe Spiropalin ja ke fut kot. Ja nje version tjeter. Rama nuk mund te sulmoje direkt dhe ashper Bashen sepse kerkon qe kete ta beje Prokuroria. Kjo eshte rruga e drejte. Nuk eshte rruga e drejte qe qeveria te merret direkt me liderin aktual te opozites. Nuk ka te beje me ate qe thoni ju qe Rama dhe Spiropali duan te ruajne Bashen sepse te dy mund te qendrojne 100 vjet. E kush qenka ky i mencur dhe njeri me moral nga PD-ja qe mund te munde votuesin shqiptar qe ka veshe e sy dhe kupton shume mire qe PD vetem e ka shkaterruar Shqiperine dhe shqiptaret. Ja perse Rama mund te rrije 100 vjet dhe jo sepse Basha eshte i dobet. Basha eshte nje hidhnak dhe qelbesire sepse eshte kriminel (21 Janari), eshte hajdut (200 milionet e rruges se komnbit), eshte nje tradhetar (shiti detin Grerqise si Minister i Jashtem), dhe eshte nje esadist i ndyre (krijoj historine e shtepise se verdhe kunder UCK dhe Shqiperise dhe punon me Rusine per destabilizimin e Shqiperise. Jane keto qe Basha nuk fiton dhe jo sepse PD ka te tjere me te mencur.

      Reply to this comment
  2. Tomas March 16, 10:24

    Pa lidhje, idiot, antar i akademise se idioteve!

    Reply to this comment
  3. intelektuali March 16, 10:24

    BULLGARIA KUR HYRI NE BE NUK ISHTE SI SHQYPNIA ENVERISTE SOT O APOLLON AKADEMIKU

    Ne Bullgari ishte ndeshkuar perfundimisht Todor Zhivkovi nga Drejtesia, dhe gjithe klika e tij prosovjetike, atyre u i ishin konfiskuar pasuria dhe pronat dhe familjeve te tyre, u i ishin ndaluar te punonin ne administraten shteterore dhe te kryenin biznes me fonde publike.

    Ne Bullgari shume perpara se te antarsohej ne BE u rafshua nga toka Piramida e tij ne mes te Sofjes e Gjergj Dimitrovit qe kishte tre kate nen toke dhe u varros pa buje ne varrezat publike.

    Ne Bullgari 9 shtatori, si data e CLIRIMIT nga fashizmi nuk festohet me prej shume kohe perpara se te hynte ne BE dhe eshte cilesuar nga Shteti Demokratik si data e zeze e PUSHTIMIT te Bullgarise nga Ushtria e Kuqe, liderat bullgare kishin kohe qe nuk vajtonin me si kukumjacka pylli shqyptare per LANC-in e tyre bolshevik, ishin nderprere te gjitha pensionet per “veteranet” komuniste dhe xhelatet komuniste qe kishin vrare njerez te pafajshem NE EMER TE POPULLIT i kishin ndeshkuar me gjithe forcen e ligjit dhe cilesuar si TERRORISTE dhe BOSAT e shtetit u kishin kerkuar viktimave dhe familjeve te tyre falje publike per krimet e komunizmit qe ne vitet 90-te kur ra edhe Muri i Berlinit.

    Ne Bullgari ne vitin 1956 me vendim te Byrose Politike te Partise Komuniste u ndalua me ligj perndjekja per arsye politike dhe u mbyllen perfundimisht Kampet e Perqendrimit per internimet bolshevike te tipit stalinist GULAG dhe u liruan nga burgu 96 te perndjekur politike????

    dhe:

    Po te krahasojme Enver Hoxhen me Todor Zhivkovin eshte njesoj si te krahasosh:

    DJALLIN ME ENGJELLIN

    He mo Apollon Akademiku si te duket krahasimi ty?

    Reply to this comment
  4. intelektuali March 16, 10:25

    BULLGARIA KUR HYRI NE BE NUK ISHTE SI SHQYPNIA ENVERISTE SOT O APOLLON AKADEMIKU

    Ne Bullgari ishte ndeshkuar perfundimisht Todor Zhivkovi nga Drejtesia, dhe gjithe klika e tij prosovjetike, atyre u i ishin konfiskuar pasuria dhe pronat dhe familjeve te tyre, u i ishin ndaluar te punonin ne administraten shteterore dhe te kryenin biznes me fonde publike.

    Ne Bullgari shume perpara se te antarsohej ne BE u rafshua nga toka Piramida ne mes te Sofjes e Gjergj Dimitrovit qe kishte tre kate nen toke dhe u varros pa buje ne varrezat publike.

    Ne Bullgari 9 shtatori, si data e CLIRIMIT nga fashizmi nuk festohet me prej shume kohe perpara se te hynte ne BE dhe eshte cilesuar nga Shteti Demokratik si data e zeze e PUSHTIMIT te Bullgarise nga Ushtria e Kuqe, liderat bullgare kishin kohe qe nuk vajtonin me si kukumjacka pylli shqyptare per LANC-in e tyre bolshevik, ishin nderprere te gjitha pensionet per “veteranet” komuniste dhe xhelatet komuniste qe kishin vrare njerez te pafajshem NE EMER TE POPULLIT i kishin ndeshkuar me gjithe forcen e ligjit dhe cilesuar si TERRORISTE dhe BOSAT e shtetit u kishin kerkuar viktimave dhe familjeve te tyre falje publike per krimet e komunizmit qe ne vitet 90-te kur ra edhe Muri i Berlinit.

    Ne Bullgari ne vitin 1956 me vendim te Byrose Politike te Partise Komuniste u ndalua me ligj perndjekja per arsye politike dhe u mbyllen perfundimisht Kampet e Perqendrimit per internimet bolshevike te tipit stalinist GULAG dhe u liruan nga burgu 96 te perndjekur politike????

    dhe:

    Po te krahasojme Enver Hoxhen me Todor Zhivkovin eshte njesoj si te krahasosh:

    DJALLIN ME ENGJELLIN

    He mo Apollon Akademiku si te duket krahasimi ty?

    Reply to this comment
  5. AM March 16, 12:54

    Domethene kundershtaret politike duhen ose vare ne litar ose dashur me lepirje sipas apollonit. Ska kompromis! Ua ka bere enveri trute shoshe qe nga akademia deri tek gazet mavria.

    Reply to this comment
  6. owl March 16, 13:57

    ‘Shkencetar’ Apolloni eshte paterice e Berishes dhe I dhembin syte per gjith ndryshimet qe po ben Rama qe po vendos shtetin dhe e ka ndryshuar anembane shqiperine nga germadhat qe la PD me ne krye berishen dhe akademiket e tij si Apolloni.

    Reply to this comment
  7. TLN March 16, 16:27

    Cfare thote ky palla mor? Pse u mor Mother Jones me Bashen tani? O zoteri a e shikon qe emri kryesor nder ata gazetaret investigues eshte David Corn? Ky eshte gazetari i pare qe ka pasur ne dore dosjen ruse te Christopher Steel spiunit anglez qe investigoi lidhjet e Trump me ruset. Corn ka filluar investigimet e nderhyrjes ruse ne SHBA qe me 2016. Ai sapo botoi librin Russian Roulette dhe eshte i ftuar si analyst per ceshtjen ruse pothuajse cdo dite ne kanalet e kryesore si CNN,MSNBC,NBC etj. Nuk mbarojne ndonjehere budalliqet e ketyre gjithollogeve shqiptare.

    https://twitter.com/DavidCornDC/status/973336011890724865

    Reply to this comment
  8. Alban Dega March 16, 16:48

    AKADEMIK DOMOSDOVE !

    Apo profesor Plepash !?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*