Mosdekretimi i ligjit për akcizën e duhanit, përplas sërish Nishanin me Ramën

November 7, 2014 21:45

Mosdekretimi i ligjit për akcizën e duhanit, përplas sërish Nishanin me Ramën

Takimi i djeshëm midis Kreut të qeverisë dhe Presidentit Bujar Nishani duket se nuk ka dhënë rezultat në marrëdhënien midis dy institucioneve. Mazhoranca akuzon Presidentin se duke mos dekretuar hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit të akcizës për duhanin, importuesit po marrin fitime abuzive. Deputeti i PS-së, Ervin Koçi tha në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë se kreu i shtetit kishte premtuar dekretimin e menjëhershëm të ligjit, gjë që nuk ka ndodhur.

Presidenti edhe pse ka dhënë pëlqim paraprak, nuk e ka dekretuar atë, duke sjellë rritje të importit të cigareve në muajt e fundit. Por, vazhdon kjo edhe për ditët e para të nëntorit, duke sjellë fitime abuzive të bizneseve dhe humbje për buxhetin e shtetit dhe të individit.

Por  e vërteta e këtij mosdekretimi duket se është një qejfmbetje e Nishanit për sjelljen e mazhorancës ndaj tij.

Nga Presidenca bëjnë të ditur se ndonëse Kuvendi kërkoi miratimin e hyrjes në fuqi menjëherë dhe megjithëse Presidenti nuk ia dha, Parlamenti vijoi duke e miratuar ligjin me hyrje në fuqi menjëherë.

November 7, 2014 21:45
Komento

10 Komente

  1. urimi80 November 7, 21:58

    ketij mustaqemiut kur do ti vij dita…..

    Reply to this comment
    • b.e. November 8, 00:48

      Gjatë “Opinionit” të të enjtes që kaloi, përballë dy ministrave
      aktual qëndronin po dy përfaqësues të opozitës, një prej të cilëve
      zëvëndës Kryetari (aliaz Kryetari) i sotëm i Bashkisë të Tiranës. Një
      bisedë krejtësisht e shëmtuar dhe e pa shpresë! Mendoj se ministrat
      duhet ta kenë të qartë një normë e cila për detyrën e tyre është krejt
      elementare, duhet të përgatiten e të flasin me kopetencë të plotë në
      çdo bisedë. Ndryshe më mirë të rrinë “në punë të tyre” e të hanë
      përsheshin e rradhës me kos. Të kesh përballë një kundërshtar
      mizerabël si ky faqe petulla e Bashkisë, e ta lejosh atë të bëj
      zhurmuesin nën shoqërinë e disa buzëqeshjeve e argumentave
      të…dhiera, kësaj i thonë “bir Selaman i nënës, kë të qaj më parë”.
      Në se edhe në dikasteret e tyre, ministrat kanë këtë lloj përgatitje,
      gjëndjen e as të peshkut e as të mishit, lavdërimet e falenderimet që
      zoti Rama ju bën herë pas here publikisht, qënkan pare kallp e furçe
      gëlqereje. Mungesa e vendosmërisë, e kopetencës si dhe e autoritetit
      psikologjik të tyre, tregon se atyre ose ju a merr pula bukën nga
      goja, ose janë një hiç, e në këtë rast mjerë zoti Rama që mund të ketë
      mbetur i vetmi trim në një luftë, sigurisht të humbur. Respekt për
      oratorinë racionale e plot dituri të gazetarit pjesmarës në këtë
      emision, zotit Zheji “new”.

      Reply to this comment
  2. kimi November 7, 22:26

    E HIQNI KETE SE E SEMURI SHQIPERIN SI SEMUNDJA E TIJA

    Reply to this comment
  3. Indrit November 7, 23:13

    rraketik hesapi e car duhet me prit nga nje handicapat president …

    Reply to this comment
  4. Orienti November 7, 23:59

    Nishani duhet te kuptoje nje gje,se rastesia nuk perseritet ..,bilés edhe risku si président..,prandaj,te l’ère pas jo vijen e shkelqyer te kacamillit .Shpresoj,shpresoj se nuk duhet te jeté kaq i perlyer sa te zbatoje verberisht,si ushtar urdhera dhe jo vullnet.Nuk vlejne ofendimet tona,se sa ato qe i ben vêtes me kapricot idioteske qe vetem vonojne proceset,por jo se s’do behen.Nishanit nuk i kerkon njeri te behet i majte,por te jeté i persosur per popullin e tij ,si i djathte,se déri tani eshte …vaj medet.

    Reply to this comment
  5. Sokol Kolonja November 8, 01:54

    Populli duhet te kuptoi se Bujar Nishani ,as ka qene e as eshte president,por nje mashe ne dore te korbit te zi,sali berishes. Ky eshte rasti tjeter kokret qe nuk vepron si president,por si nje sherbetor i bndur i shefit te tij. Mendojeni nje president i zgjedhur nga halli ne momentin e fundit dhe nme 71 vota ,si zgjidhet nje drejtor drejtorie……… As mos prisni gje nga ky!
    Mazhoranaca te vazhdoi punen , ministrat te shkunden mire se po fillojne t’u ngrohen bythet nga karrikja.

    Reply to this comment
  6. Juliani November 8, 09:41

    Ngjarja eshte krejt ndryshe.
    Kerkesesn per te hyre ligji menjehere e ka bere Erjon Brace. Parlamnti er ka miratuar pa e pyetur Presidentin. Pasi e ka miratuar ia ka derguar ligjin Doganes per ta zbatuar pa hyre ligji ne fuqi. Per me teper e ka urdheruar Doganen per ta bere kete gje ajo vete pasi ajo do ta zbatohje kete ligj.
    AJO ZONJA QE E KA FIRMOSUR ATE SHKRESE E KANE SHKELUR RENDE LIGJIN E NUK MUND TE MBROHEN EDHE PSE SE FUNDI JANE EMERUAR NE POSTE TE LARTA

    Reply to this comment
  7. koco November 8, 10:04

    Nuk eshte e thjeshte dhe pa suport e kapjen nga Mafja e Saliut , skenari i filluar heret dhe i realizuar per kohesh teresish tashme .Ky mos dekretim mendoj se e ka fillesen aty nga viti 93 ku krye shkaterimtari e banditi e agjenti i mafjes Sali Berisha , Shkateroj e mbylli Fabrikat e Prodhimit te Cigares . ne Durres ,Shkoder , Gjirokarter , duke i dhene nje grusht shkaterimi ekonomise shqiptare , per te mos kultivuar , shitur dhe eksportuar Duhan , dule lene me mijera Ha toke pa mbjelle , mijera njerez pa pune duke i mundesuar mafjes nje treg te madh per sjelljen e shitjen e cigares nga jasht , tashme bisnes monopol i Shkelzen Berishes me kompani dhe se Nishani ne kete mundesi e tregoj edhe suratin e tij si njeri i kapur anti shtet. Kjo duhet te jete fillimi i zberthimit e shkaterimit te kesaj mafje e cila gati e kane kethyer kete vend ne koloni e shqiptaret ne skllever ne vendin e tyre . gje qe qartesisht po duket se po ju vjen fundi ketyre banditeve e shkaterimtareve te ketij vendi

    Reply to this comment
  8. Denisa November 8, 10:34

    Njeri pa dinjtet qe mban nje post te tille qe nuk e meriton nga cdo drejtim qofte fizik,mendor dhe intelektual,eshte nje zero turp per te e per familjen e tij.

    Reply to this comment
  9. shaban November 8, 16:00

    Po ju qe diskutoni ketu a nuk e kuptoni qe jeni hica dhe sju degjon asnje.Sipas pas jush kur presidenti i propozoj kuvendit kandidatet per gjykaten e larte socialistet i kthyen mbrapsht me pretekstin se presidenti nuk i kishte pyetur edhe pse nuk kishin asgje kunder kandidateve kurse presidenti u dashka ti miratoje menjehere edhe pse socialistet se kane pyetur.Kjo eshte sic thote populli,nje here ma hipe nje here ta hipa.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*