Akcizat e ulura dhe të ngritura, si t`i kuptojmë?!

Ermir Hoxha November 9, 2014 14:55

Akcizat e ulura dhe të ngritura, si t`i kuptojmë?!

Paketa fiskale në projektbuxhetin e ri, ka ofruar dhe një paradoks që është përkthyer si miklim qeveritar për ta patur mirë punën më ca parelinj të mëdhenj, ose ndryshe biznesmenë me peshë, në peshoren e politikës. Ndërsa është ngritur akciza e duhanit, ç`ka ka çuar në shtrenjtimin e cigareve, është ulur ajo e pijeve energjike. Po ndërsa kjo nuk gëlltitet dot si logjikë tregu, aq më tepër si qëndrim politik, teksa kujtojmë premtimin elektoral për taksa të drejta (“kush fiton pak, paguan më pak; e kush fiton shumë, paguan më shumë!”), arsyetimin e vet e gjen tek aspekti shëndetësor. Derisa qeveria e ka përligjur rritjen e akcizës së duhanit si një masë për uljen e konsumit në popullatë; pra në funksion të shëndetit të popullit, me këtë logjike duhet parë dhe ulja e akcizës për pijet energjike; sepse ato ta mbajnë lart….adrenalinën, të mbajnë të zgjuar e aktiv, ose thënë ndryshe: të bëjnë me krahë! Siç duket pra, e ulur me këmbë në tokë, qeveria ka menduar si zgjidhje karshi krizës që t`i çojë njerëzit që të fluturojnë në qiej ëndrrash (pa presh), për ditë më të mira që na presin.

p.s. Vite më parë, në një qytet jetonte dikush që kishte nisur të shfaqte shenja depresioni. Bashkëqytetarët thonin për të se ai ishte viktimë e ndryshimit të sistemeve; nuk kishte mundur ta përballonte dot realitetin e ri, marrëdhëniet e reja dhe stilin e ri të jetës. Si simptomë kryesore të të qenit pak i shkundur nga trutë, kishte urrejtjen ndaj fjalës ‘akcizë’. Nuk ja dinte fare kuptimin, por mendonte se gjithë të këqijat e këtij vendi, si dhe e keqja që e kish kapluar atë, vinte pikërisht nga kjo fjalë: akcizë! I dukej shumë e shëmtuar, tmerri vetë!

Ermir Hoxha November 9, 2014 14:55
Komento

2 Komente

  1. doktoriiseksit November 9, 19:04

    ta shpjegoj ne taninaj mo djale…kur ngrihet akciza ulet deshira per duhan…

    Reply to this comment
  2. Pirro November 9, 20:05

    Sa te rrezikshme jan pijet energjike?
    14 vjecarja nga Kalifornia Anais Fournier mbas pirjes se dy kanaceve mbrenda 24 oreve me pije energjike i ndali zemra,vdekje prej helmimit te kafeines!
    Mijera raste me probleme kardiake,qindra te vdekur prej pjeve energjike qe injorohen nga prodhuesit e saj,sepse studimet sapo kan filluar per rreziqet e tyre.Pijet energjiike jan ne shenjester.Mosha e re eshte me e rrezikur,sidomos edhe prej perzierjes me alkole.Zigarja dhe pijet energjike jan njesoj vrasese.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*