AKEP heq kufizimet për shfrytëzimin e frekuencave

May 16, 2015 09:01

AKEP heq kufizimet për shfrytëzimin e frekuencave

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka hequr të gjithë kufizimet teknologjike për shfrytëzimin e frekuencave që operatorët celularë kanë në përdorim.

Që nga 1 Shtatori, brezat 900 dhe 1800 Mhz do të mund të shfrytëzohen edhe për teknologjitë e reja, përfshi ato 3G dhe 4G. Kjo do të rrisë kapacitetet e spektrit për këto shërbime dhe do të mundësojë më shumë konkurrencës mes operatorëve. Ky vendim sipas AKEP sjell zbatimin në praktikë të parimit të neutralitetit teknologjik, parim i rëndësishëm i rregullimit të tregjeve të komunikimeve në tregun e Bashkimit Europian. Sipas këtij parimi, operatorët mund të përdorin teknologjinë që dëshirojnë për të zhvilluar biznesin dhe për të ofruar shërbimet te përdoruesit.

Ky hap është pjesë e strategjisë kombëtare për zhvillimin e internetit me brez të gjerë, dhe synon të nxisë operatorët të zgjerojnë mbulimin me shërbime broadband në zonat me densitet të ulët të popullsisë si dhe të përmirësojnë cilësinë e shërbimit të ofruar. Deri më sot, brezat 900 dhe 1800 Mhz shfrytëzoheshin për shërbime bazë GSM apo 2G, që përfshijnë kryesisht shërbime zanore dhe mesazhe të shkruara, por që nuk mundësojnë internet me shpejtësi të lartë.

Tashmë, ato do të mund të përdoren edhe për teknologjitë që mundësojnë internet me brez të gjerë. Rritja e spektrit në dispozicion pritet të sjellë më shumë depërtim të internetit me brez të gjerë përmes rrjeteve të lëvizshme, ndërsa forcimi i konkurrencës pritet të sjellë edhe tarifa më të ulëta.

May 16, 2015 09:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*