AKEP: Operatorët celularë nuk mund të bëjnë përgjime për llogari të kurrkujt

July 26, 2015 10:35

AKEP: Operatorët celularë nuk mund të bëjnë përgjime për llogari të kurrkujt

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i ka bërë të qartë kufijtë e lejuar për operatorët lidhur me informacionin që mund të mbajnë për pajtimtarët, si dhe për rastet kur lejohet përgjimi, që në fakt është e përcaktuar me ligj.

Në rregulloren e AKEP u kërkohet operatorëve të tregut celular dhe më gjerë, që të marrin masat e nevojshme për të siguruar rrjetet e tyre. Pak muaj më parë, ky institucion kërkoi nga operatorët që të detajonin në një raport masat që kishte secili prej tyre për të ruajtur privatësinë dhe integritetin e rrjetit.

AKEP bën të qartë se operatorët nuk mund të bëjnë përgjime për llogari të kurrkujt, përveçse në rastet që e përcakton ligji, raporton “Panorama”. E njëjta rregullore përcakton edhe si do të trajtohen rastet e incidenteve, ku informacioni mund të rrezikojë të rrjedhë duke sjellë kështu pasoja për abonentët. Në të gjitha rastet, AKEP ka përcaktuar procedurat që do të ndiqen për të minimizuar pasojat.

Rregullat e AKEP:

  1. Konfidencialiteti i komunikimeve dhe i trafikut të të dhënave në rrjetet e komunikimeve elektronike publike dhe/ ose në shërbimet e tyre duhet të garantohet nga ofruesit e tyre. Operatorët në mënyrë specifike duhet të parandalojnë përgjimin ose interceptimin e thirrjeve telefonike ose format e tjera të përgjimit të komunikimeve dhe trafikut të të dhënave nga persona përtej atyre të përfshirë direkt në komunikim, me përjashtim të rastit kur diçka e tillë është ligjërisht e autorizuar.
  2. Përjashtohen nga detyrimi i përcaktuar në pikën 1 regjistrimet e autorizuara ligjërisht të komunikimeve, kur ndërmerren në kuadrin e praktikave të ligjëruara të biznesit për qëllimin e ofrimit të evidencës së një transaksioni komercial ose të ndonjë komunikimi tjetër biznesi.
  3. Operatorët duhet të garantojnë përdorimin e mjeteve të duhura në sistemet e komunikimeve elektronike dhe në sistemet e procesimit të të dhënave për të mbajtur sekret komunikimet elektronike dhe të dhënat personale të përdoruesve, po kështu për të ndaluar aksesin e paautorizuar në këto sisteme.
  4. Operatorët, personat e autorizuar, punonjësit, dhe çdo individ i përfshirë në sistemet e komunikimeve elektronike, pjesë e strukturave të operatorit janë përgjegjës për ruajtjen dhe mbrojtjen e konfidencialitetit të të dhënave dhe komunikimeve.
  5. Operatorët duhet të mbledhin të dhëna në lidhje me përdoruesit e tyre vetëm për qëllim dhe deri në shkallën e nevojshme për të kryer detyrën e tyre të ofrimit të shërbimeve të komunikimeve publike.
  6. Operatorët duhet të informohen në lidhje me mesazhet ose të dhënat e transmetuara përmes rrjetit të tyre vetëm deri në shkallën e nevojshme për të kryer detyrën e tyre të ofrimit të shërbimeve të komunikimeve publike.
  7. Marrja, regjistrimi, publikimi dhe përdorimi i të dhënave dhe mesazheve të transmetuara nga rrjetet e komunikimit publik dhe që nuk janë të destinuara për publikun, po kështu edhe shpërndarja e tyre te njerëz të paautorizuar janë të ndaluara, nëse nuk parashikohet ndryshe nga legjislacioni në fuqi.
July 26, 2015 10:35
Komento

4 Komente

  1. Lili July 26, 10:39

    Ah ah edhe keto rapporte per cka u perdoren,pos per me ditur se me kundershtuar keto ‘mbrotje’!

    Reply to this comment
  2. Toni July 26, 11:19

    AKEP more AKEP po ku pyet visho lika-ajazi per rregullat e juaja,,visho pergjon per llogari+urdher te pleres serbe sali ram berisha…

    Reply to this comment
  3. Dita July 26, 13:30

    Vrasjet ndodhin nga përgjimet e shumta.

    Reply to this comment
  4. padepozita July 26, 20:55

    Ne nje vend si shqiperia jepi para atij punonjesit qe punon tek kompania qe merret me ate dhomen e serverave dhe ta tregon ai ty AKEP ligjin. Jo vetem pergjim por dhe gjurmim ne kohe reale po deshe. Provoheni pak te merrni nje numer te ri kur tju marrin ne telefon direkt pas aktivizimit ose me Private Number dhe nuk pergjigjet njeri mga ana tjeter ose duke ja futur Kadri ose Xhevdet si ke kaluar. Ti i shkreti qe nuk je Kadriu i thua po nuk jam Kadriu por Sokoli. Ose situata e pare ose e dyte u ka ndodhur shume personave nga nje sondazh personal. Ne momentin e pergjigjes se telefonates behet lidhja e zerit me personin pra identifikimi. Kjo eshte nje praktike e paligjshme nese nuk behet me urdher gjykate. Por ja qe behet prej kohesh. Nga kush nuk e di.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*