Akset nacionale në Bulqizë pa sinjalistikë rrugore, drejtuesit e mjeteve të shqetësuar

August 11, 2018 16:08

Akset nacionale në Bulqizë pa sinjalistikë rrugore, drejtuesit e mjeteve të shqetësuar

Në aksin nacional Bulqizë-Ura e Topojanit, me një gjatësi 25 kilometra, mungon sinjalistika.

E njëjta problematikë vërehet dhe në dy rrugët e tjera, Bulqizë-Krastë dhe Bulqizë-Burrel, ku nuk kanë munguar aksidentet me humbje jetësh.

Drejtuesit e automjeteve shprehen për Top Channel të shqetësuar se, në rrugë nuk shihet vetëm mungesa e sinjalistikës por edhe e mbajtëseve anësore me sinjal fosforeshent. Dhe kjo gjë vështirëson drejtimin e mjetit, sidomos natën.

Mungesa tabelave orientuese dhe sinjalistikës rrugore vështirëson sidomos lëvizjen e turistëve. Në mjaft raste, është policia ajo që i orienton turistët për në destinacionin e tyre.

s.a/dita

August 11, 2018 16:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*