Aksi Gjirokastër-Lazarat, drejtori i ARRSH: Investim 1 mln euro, përfundon brenda dhjetorit

September 9, 2018 10:15

Aksi Gjirokastër-Lazarat, drejtori i ARRSH: Investim 1 mln euro, përfundon brenda dhjetorit

 

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, shoqëruar nga deputeti Bledi Çuçi inspektuan punimet që po kryhen për rehabilitimin e aksit rrugor që lidh Gjirokastrën me Lazaratin.

Investimi arrin në vlerën rreth 1 milion euro, kryhet në kuadër të projektit të përbashkët me Bankën Botërore për mirëmbajtjen me performancë të akseve rrugore kombëtare dhe parashikon rehabilitimin e plotë të segmentit në 3.5 kilometra.

“Duke filluar nga rrethrrotullimi i ashtuquajtur i Lagjes Punëtore deri në fundin e fshatit Lazarat ku bëhet dhe lidhja me pjesën e rrugës së re. Është një rehabilitim që i ka të gjithë elementët, paketën e shtresave, tumbinot, kanalet dhe veprën në të cilën ne ndodhemi, një tumbino e madhe e cila ka qenë shumë problematike në funksionimin e aksit. Është një investim gati 1 milion euro në këtë projekt dhe ne mendojmë se edhe sipas grafikut të punimeve, brenda Dhjetorit ta kemi të mbyllur këtë vepër dhe ky aks i rëndësishëm i korridorit veri-jug të jetë në standard”, u shpreh Qendro.

Më tej, ai vlerësoi edhe bashkëpunimin me Policinë e Shtetit dhe veçanërisht Policinë Rrugore për menaxhimin e trafikut gjatë ndërhyrjeve intensive në disa akse kombëtare në gjithë territorin.

“Dua të falenderoj Policinë Rrugore dhe gjithë Policinë e Shtetit që në akset kombëtare ku ne jemi duke ndërhyrë, jemi në një bashkëpunim dhe sintoni të plotë, me plan të detajuar i cili na vjen përshtat për menaxhimin e trafikut”, nënvizoi Qendro.

a.s/dita

September 9, 2018 10:15
Komento

2 Komente

  1. Adih September 9, 15:00

    Bravo me gjithe se me shume vonese .Duhet tja shperblenit ,se ju kane mbushur thaset me para ,keta Lazaratasit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*